Vidhen 4.1 miliard lekë në tenderin e ujësjellësit për plazhin Durrës- Kavaje

31 Dhjetor 2012, 00:00Ekonomia TEMA
Vidhen 4.1 miliard lekë në tenderin e ujësjellësit për

Në tentativë për të vjedhur dhe 3.5 miliardë lek të tjera nga loti i dytë

Skandali i rradhes skandal, lidhet me Ministrinë e Punëve, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), strukturën e saj vartëse Drejtorinë e Përgjithshme te Ujësjellës Kanalizimeve (DPUK), ndonëse pas emrit fshihen te tjerë te “mëdhenj” te bandës se tenderave.

Tenderi: “Furnizimi me ujë i plazheve Durrës-Kavajë nga pusshpimet e Çermës” me vlere totale 1.714.105.097 leke te reja, zhvilluar ne datën 24.09.2012 dhe, i organizuar ne dy lote:

Loti II: Linja e ujësjellësit me presion nga Ura e Rrogozhinës pik 426, deri ne pus-ndërprerje  Kavajë, pus-ndërprerje Kavajë, linja e ujësjellësit pus-ndërprerje deri ne depon ekzistuese Kavajë, Durrës, me vlere 820.458.493 leke te reja.

Loti III: Linja e ujësjellësit me presion nga Ura e Rrogozhinës pik 235, degëzim Kavajë deri ne depon e re 4000 m3, Arapaj, ndërtim depo e re 4000 m3, Durrës, me vlere 893.458.493 leke te reja.

Tenderi i organizuar ne datën 24 Shtator 2012. Pjesëmarrës, ofertues:

Ne Lotin II: 10 kompani ofertuese; Ne  Lotin III: 9 kompani ofertuese

Kronologjia e procedurave për te siguruar “fituesin” qe duhet nga vjedhësit :

–      Tenderi ishte planifikuar për t’u organizuar ne datën 17.09.2012.

–      Për shkak te një ankese dhe te ndryshimit te kritereve, tenderi u shty për t’u zhvilluar ne datën 24.09.2012.

–      Ne datën 12 Tetor publikohet ne platformën elektronike te APP Vlerësimi dhe Kuotimi i ofertave te kompanive pjesëmarrës dhe skualifikimi i atyre qe prishnin pune me oferta e tyre.

–      Ne datën 17 Tetor 2012, pranë autoritetit kontraktor DPUK, paraqitet një ankese nga operatoret pjesëmarrës te skualifikuar

–      Ne datën 18 Tetor 2012, del urdhri i kryetarit te autoritetit kontraktor për pezullim te procedurës se prokurimit për deri ne shqyrtimin e plote te ankesës

–      Ne datën 24 Tetor 2012, autoriteti kontraktor DPUK, njofton ndërprerjen e ecjes se afatit për shqyrtimin e ankesës dhe kërkon shtyrjen e afatit deri ne datën 31 Tetor (sipas ligjit neni 63, afati është 7 ditor dhe përfundonte ne datën 24 Tetor)

–      Ne datën 01.11.2012, nisur nga sugjerimi i zyrtarit përgjegjës, titullari i autoritetit kontraktor DPUK, njofton dhe vendos kthimin për rivlerësim te procedurës se prokurimit

–      Ne datën 01.11.2011, titullari i autoritetit kontraktor ka nxjerre urdhër për pezullimin e procedurës se prokurimit deri ne daljen e një VKM për ketë procedure.

–      Ne datën 19.12.2012, Këshilli i Ministrave merre vendim për lejimin e DPUK për kryerjen e procedurës se prokurimit me objekt: Furnizimi me ujë i plazheve Durrës-Kavajë, nga pusshpimet e Çermës, Loti III, linjat e ujësjellësit nga Pik 235 (degëzimi ne Kavajë) deri ne depon e re 4000 m3 ne Arapaj, Depo Arapaj 4000m3)

–      Ne datën 27.12.2012, autoriteti kontraktor ben kualifikim te ri vetëm për Lotin III, ne platformën elektronike te APP.

 

SHPALLJA E FITUESVE

 

Shpallja e Pare, date 12 Tetor 2012 dhe shpallja e dyte ne date 27.12.2012

 

Loti II:

 

Loti III:

Fituesi i Lotit II: Shoqeria “A.N.K.” Sh.p.k.

Fituesi i Lotit III: Shoqeria “ALBA KONSTRUKSION” Sh.p.k.

 

Referuar vlerësimeve, kualifikimeve dhe kualifikimeve te bëra vërehet dhe konstatohet qarte se ku dhe si lëvizin interesat  dhe cilët kompani janë kualifikuar për te kryer VJEDHJEN, e zyrtareve, dhe kjo e qarte fare ne kurriz te shkeljes se ligjit.

 

Qëllimi i Ligjit te Prokurimit Publik, është te përcaktuar ne neni 1, pika 2 b) te siguroje mireperdorim te fondeve publike dhe te ule shpenzimet procedurale.

Ne dokumentet standarde te tenderit (DST), Pika III.1 – Kerkesat për Kualifikim është përcaktuar qe kriteri i përzgjedhjes se fituesit do te jete A) çmimi me i ulet ose B) oferta me e ulet e vlerësuar.

Po çfarë ka ndodhur ne vlerësimin e bere me lart për Lotin III  !?

Sipas vlerësimit te bere, fitues është Shoqëria “ALBA KONSTRUKSION” Sh.p.k. (vëllai i Fiqiri Ismailit, Kryetar i Bashkise Vore), me vlere 837.787.738 leke, ndërkohë qe janë skualifikuar tre oferta te tjera me vlera shume here me te ulta.

–      Oferta e I-re me e ulet është e kompanisë EDIL-AL-IT me vlere 535.508.369 leke te reja, por ajo është s’kualifikuar dhe diferenca me fituesin është 338.279.369 leke te reja, ose vidhen 3.4 miliard leke te vjetra.

–      Oferta e II-te me e ulet është e ALFAI Sh.p.k., me vlere 830.431.811 leke, por edhe ajo është s’kualifikuar, dhe diferenca me fituesin është 43.355.927 leke te reja, ose vidhen 433 milion leke te vjetra

–      Oferta e III-te me e ulet është e ofertuesit J.V. Curri + Lala + Geci + Shansi Invest, por edhe ajo eshte skualifikuar dhe diferenca me fituesin është 38.481.074 leke te reja ose vidhen 385 milion leke te vjetra

 

Pra, duke përdorur verbërinë, presionin, urdhrin apo gjithçka tjetër mbi anëtaret e komisionit, janë s’kualifikuar tre oferta te tjera me te ulta qe janë bere për realizimin e këtij objekti.

Komisioni i Vlerësimit te Ofertave (KVO) i përbëre nga:

–      Altin KOKALARI – Kryetar

–      Petrit Ko i – Anetar

–      Sadik Zotaj – Anetar

–      Aferdita Mamaj – Anëtar

–      Gligor Tuslliku – Anëtar

ka marre përsipër te legjitimoje vjedhjen e 4.1 miliard lekeve dhe është duke përgatitur vjedhjen tjetër te 3.5 miliard lekeve.

Dhe, për me tepër theksojmë se janë skualifkuar ato kompani qe kane ndertuar ujesjellsat kryesore ne Shqipëri dhe veprat kryesore për Ujësjellës Kanalizimet e Tiranes.

Pra, nuk behet fjale qe te respektohet as kriteri i vendosur nga vete autoriteti kontraktor ne DST për përzgjedhjen e ofertës me çmim me te ulet, por as parimi e qëllimi i ligjit te prokurimit publik – mireperdorim i fondeve publike. Pse?

Sepse janë ofruar qe ketë pune ta realizojnë tre kompani te tjera apo bashkim kompanish me çmim shume here me te vogël, por ato janë s’kualifikuar dhe është përzgjedhur oferta qe ka çmimin me te larte se ofertat e këtyre tre kompanive.

Po, çfarë sjelle kjo? Kjo, bën qe për te realizuar ketë pune shteti do te paguaje shume me shume leke, cilësia e punës ne rastin me te mire do te jete e njëjte dhe ne rastin me te keq duke njohur performance e kompanisë fituese, do te jete shume here me e dobët ne cilësi, për shkak edhe te vjedhjes qe fshihet pas ofertës se bere me pjesën qe shkon ne rreth 30%, qe marrin ata zyrtare qe kane inskenuar ketë vjedhje.

Pyetja! – Po ku shkojnë këto leke te paguara me tepër?

Përgjigja! – Tek zyrtaret dhe ata qe fshihen pas tyre dhe marrin përqindjet e majme nga kompani fituese dhe kjo ne dem te cilësisë se investimit.

Po çfarë shkakton kjo për taksapaguesin dhe popullin e thjeshte?

Shikoni sa është demi ekonomik qe i shkaktohet buxhetit te shtetit dhe rrjedhimisht taksapaguesit e qytetarit shqiptar:

–      Ne rastin e ofertuesit te I-re me te ulet: është 338.279.369 leke te reja. Pra, dem ekonomik prej rreth 4.1 miliard leke.

–      Ne rastin e ofertuesit te II-te me te ulet: demi ekonomik i shkaktuar është 43.355.927 leket reja, pra mbi gjysme miliard leke dem ekonomik.

–      Ne rastin e ofertuesit te III-te me te ulet: demi ekonomik është 38.481.074 Leke te reja, pra afro gjysme milardi leke dem ekonomik.

LOJA DHE PERDORIMI I KOMPANIVE!

E njëjta gjë pritet te ndodhe edhe Lotin II. Është duke u përgatitur e njejta maskarade vjedhje ne ikje e sipër. Ne ketë lot po përgatitet vjedhja e afro 3.5 miliard lekeve.

Pasi skenari i njohur është ndarja e këtyre dy loteve midis dy partive te koalicionit PD dhe LSI.

Ndarja është evidente: Loti III – si me i madhe ne vlere duhet ti shkoje PD

Loti II – po gatitet për LSI

Vëreni se çfarë “konkurrimi dinjitoz” është realizuar midis ofertuesve te përzgjedhur!?

Ne te dy lotet Loti II dhe Loti III, janë po te njëjtat kompani te përzgjedhura (Alba Konstruksion, A.N.K, dhe ALBSTAR) dhe me ofertat e tyre vetëm se ndërrojnë vendet. Fituesi i Lotit III, ka mbështetës me oferte me te larte fituesin e Lotit II, dhe e kundërta fituesi i Lotit II, ka mbështetës me oferte me te larte fituesin e Lotit III.

Dhe se fundi, shikoni veprimet sa shume te studiuar e te djallëzuara te autoritetit kontraktor! Ka bere kuotim dhe njoftim te shpalljes se fituesit ne platformën elektronike te APP, ne datën 27 Dhjetor ne orën 03:51 pra 10 minuta para përfundimit te orarit zyrtar. Pra, praktikisht, kompanitë ketë njoftim e marrin ne datën 28 Dhjetor. Data 29 dhe 30 janë pushim, po kështu edhe data 31 ndonëse zyrtarisht është pune por ne institucione nuk gjen njeri fare. Data 01 dhe 02 Janar janë zyrtarisht pushim. Ndërkohë qe, afati ligjor për ankimin ne Komisionin e Prokurimit Publik është 7 dite kalendarike, qe do te thotë se afati fundit për ankimin është data 03 Janar. Është zgjedhur koha e festave te fundvitit ne te cilen është praktikisht e pamundur te kryesh te gjitha procedurat ligjore ne institucione për t’u ankuar. Kështu qe shanset për t’u ankuar janë shume te pakta!

 

Përfundimi

Askush nuk do t’ia dijë për ligjin i cili kërkon që vlerësimi të bëhet transparent dhe konkurrentët të vihen në kushte të barabarta gjykimi

Askush nuk do t’ia dijë që ligji kërkon të zgjidhet oferta më e ulët  por vazhdojnë respektojnë pazaret paraprake

Askush nuk do t’ia di se në këtë rast shteti ka humbur 4.1 miliard lek

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10 komente në “Vidhen 4.1 miliard lekë në tenderin e ujësjellësit për plazhin Durrës- Kavaje”

  1. Doktori na ka mesue me dur t’pastra por edhe kur i bojm pis ai osht aq i mire sa ne ti pastro.

  2. Berti says:

    Motrat ku ti keni o rrac e piset qe e moret ne qafe kete popull te vuajtur…

  3. sherifi says:

    Ama dhe kta si ankohen kot fare,per gjera kaq te vogla 3-4 miliard leke, se jane te vjetra,po te ishin te reja dhe mund tja vlente per te shkruajtur.

  4. loku says:

    Ti qe ben hesapet mund te vesh nja dhjete konkurente te tjere aty dhe pastaj mblidhi te gjitha mbetjet qe te dali vjedhja nja 700 miliarde se pak e ke nxjerre.Po ku i kambledhur te gjithe dallkauket Merja ne kete gazete

  5. Ben deputeti says:

    Meta demokratet bene te njejtat gjerat si une beja me Nanon
    Po me vuri Edi prap ne List ju jap fjalen se do ju akaloj
    Fjale buli

  6. besi says:

    Nje gje nuk kuptova
    Pse shifet si vjedhje s`kualifikimi i disa kompanive te cilat realisht mund te kene patur dokumentacion te manget!
    Nese duhet te informohet publiku, e mira eshte qe informacioni te jete i plote me te gjithe elementet duke paraqitur edhe aresyet e skualifikimit te kompanive te tjera me vlere me te ulet dhe jo te vihet si lajm se vidhen xxx leke pa argumentuar kete pretendim. Nuk eshte mire qe thjesht te behen lajme me tituj “bombastik” e qe ne permbajtje lene per te deshiruar shume.
    Absolutisht jam per denimin e ketyre rasteve pasi me rendojne shume edhe mua si qytetar por kutpohet pasi te jemi te sigurte se realisht ka “vjedhje” apo veprime te tjera korruptive pasi ne te kundert gabimiusht po i krijojme shume shqetesime disa qytetareve te cilet mund te kete vepruar edhe korrekt me ligjin. Vete ligji parashikon kritere ligjore te cilat detyrimisht duhet te plotesohen pasi ne te kundert automatikisht s`kualifikohesh.
    Me respekt

  7. joni says:

    po jo mor shoku motrat jo , se ne fund te fundit nder do ju behej se ate duan ato , por per mendimin tim kurre mos u ngopshin keta maskarenj me asgje dhe ilace i befshin ato lek qe vjedhin !

  8. Toni.I. says:

    DHe mè e forta èshtè qè 1 Familje Qytetare pèr 3-4 orè Ujè nè
    Ditè paguajnè 18.000 Lek nè Muajè dmth pèr 1-vit=248.oooLek dmth
    SHqiptarèt paguajnè Ujin me kosto mè tè lartè nè BOTè .
    Natyra-Zoti na ka kriju dhe na ka dhènè njè vend ku sasia e Ujit
    mund tè njè nga vendet e para nè Botè por fatkeqsia e SHQIPTARVE
    èshtè qè Uji do pèrfundojè edhe pèr shumè vite nè Detè tè hapur.

  9. ijs says:

    Ky denoncim eshte vetem maja e ajsbergut! Parate e shqiptareve kane 22 vjet qe vidhen dhe grabiten ne diten me diell dhe ky popull majmun analfabet ju jep voten e blere po me paret e veta nga keta mafioze se keshtu eshte jeta ne albanistan. Albanistani eshte vendi me i degjeneruar ne bote ku mafia nuk ka nevoje ti mbledhe paret shqiptareve duke ju vene gjoba si ne sicili,napoli por ja mbledh ne menyre legale ndermjet tatimit te hapur per ti kaluar ndermjet tenderave ne xhepat e saj. Ne fakt ketij populli kafshe mire ja bejne se keshtu i do mushka drute! Problemi eshte se pjesa me e madhe e ketyre pareve jane parata tone te emigracionit qe dergojme ne shtepi per te mbajtur familjet tona para me te cilat nderkohe mbushim xhepat e mafiozeve te albanistanit. Ju bej thirrje emigranteve te terheqin prinderit apo familjaret e tyre ne emigracion dhe ti mbajne aty se sa tu cojne pare ne shqiperi e cila kjo para e jona e fituar me djerse dhe lodhje tu shkoje neper xhepat e mafias se albanistanit per te blere votat e majmuneve shqiptare te albanistanit duke cimentuar pushtetin e tyre mafioz dhe ne te ardhmen.

  10. Meleku says:

    Askund nuk jipet aresyeja se pse jane anuluar ofertat e firmave?
    A ka patur kritere teknike? A ka patur mangesi ne dokumentacion?
    Pra thjesht nje lajm i thate dhe i pasqaruar deri ne fund.
    Nese firmat jane skualifikuar per mangesi dokumentacioni, per mosplotesim te kushteve teknike etj, pra nga lajmi nuk del asgje.
    Nuk ma merr mendja se nje komision merr persiper nje aventure te tille pa u sqaruar mire aresyeja e skualifikimit.
    Nga lajmi te pakten kjo nuk pasqyrohet. Thjeshte behet zhurme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje