Sa paguhen tatimet e taksat?

9 Dhjetor 2012, 17:53Ekonomia TEMA

Nga 12 qarqet ne te gjithë vendin, banoret e Tiranës dhe te Durrësit rezultojnë me te rregullit ne pagesën e taksave dhe tatimeve, ndërsa me keq janë ata te Krumes, Koplikut dhe Librazhdit. Ne nje raport te bartur nga ekspert te ekonomisë, mbi nivelin e barrës fiskale, për vitin 2011, evidentohet harta e tatimpaguesve te mëdhenj bazuar mbi numrin e banoreve dhe prodhimin e brendshëm bruto, raporton Vizion Plus.

Ky raport nxjerr ne pah se ndonëse taksat janë njësoj, jo te gjithë janë te rregullte ne pagesat e tyre dhe barrën me te madhe e kane banoret e kryeqytetit. Bashkia e Krumes ka një barre tatimore prej 17. 400 lekësh për banore, e pasur nga bashkia Koplik me 18.200 leke. Bashkite me barrën tatimore me te ulet janë te përqendruara kryesisht ne veri, verilindje, juglindje dhe perëndim. Duke ju referuar këtij raporti, për vitin 2011, barra tatimore me e larte është ne Bashkine e Tiranës, me 64.500 lekësh për banor e pasuar nga ajo e Durrësit me 62.800 leke. Te 10 bashkitë me barrën tatimore me te larte janë me përhapje në veri, verilindje, juglindje, perëndim, konkretisht Tiran, Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër. Kjo loja analize shërben për te pare cili grup apo cila zona gjeografike është me shume e ngarkuar dhe cila duhet te këtë nje barre te ndryshme, nga ajo qe rezulton. Objekti i krahasimit te te dhënave janë te ardhurat e paguara për llogari te buxhetit te shtetit.

2 komente në “Sa paguhen tatimet e taksat?”

  1. Toni.I. says:

    Taksat,tatimet paguhen aty ku kultura dhe shoqrija civile janè
    1 shkallè mè lartè dhe ku ka kulturè dhe harmoni nè shoqrinè e sotme ka mè pak papunsi,krime,vjedhje etj-etj .

  2. asd says:

    Si gjithnje ai qe paguan rregullisht paguan edhe me shume.

    Ve bast qe edhe gjobat me te shumta ( mesatarja per 1000 banore ) Tirana e Durresi i kane me te larta… Dhe gjeni kush ua vendos gjobat … hm te ardhurit nga Kruma e Hasi te organizuar ne zyrat e tatim taksave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje