Një debat i athët po zhvillohet këto ditë në Evropë në lidhje me dështimin e deritanishëm të udhëheqësve të BE-së për të miratuar buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Në thelb është irritimi për rritjen e buxhetit sic kërkohet nga eurokratët e punësuar në Bruksel dhe gjetkë dhe kryeministrave të disa vëndeve që kontribojnë më shumë për buxhetin e BE-së.
Në këtë polemikë në esencë mes eurofilëve dhe euroskeptikëve, kanë filluar të dalin edhe të dhëna shokuese për privilgjet dhe përfitimet që marrin eurokratët dhe ata që punojnë nëpër institucionet evropiane në Bruksel dhe në vëndet e ndryshme, ku atashohen.
Sipas shtypit britanik, disa nga faktet janë rrënqethëse dhe irrituese njëkohësisht, cka ta cojnë mendimin në hullinë e idesë se nuk është për tu cuditur përse nuk duan shkurtimin e buxhetit, por te kundërtën, rritjen e tij.
Janë rreth 3300 eurokratë që kanë një rrogë më të madhe sesa Kryeministri britanik David Cameron, ndërkohë që ata marrin 93 ditë pushime në vit.
Sipas prestigjozes britanike The Sunday Times, zyrtarët e BE-së punojnë mesatarisht 37 orë e gjysëm në javë. Më të privileguarit janë punonjësit e përfaqësive të BE-së në 130 zyrat e Bashkimit Evropian në mbarë botën, të cilët përfitojnë 18 ditë pushime publike, përfshi edhe “Ditën e Evropës”, ndërkohë që kanë të drejtë për një bonus në masën 16 për qind, nëse punojnë jashtë vendit të tyre të origjinës.
Dhe kjo duhet të vlej për të gjithë zyrtarët e BE-së që punojnë edhe në Tiranë.
Në darkën e samitit të liderave të BE-së këto ditë, zyrtarët nga vendet e Bashkimit Evropian shijuan verë të vitit 1992 Chateau Angelus Grand Cru, e cila kushtonte £120 stërlina shishja, ndërkohë që diskutonin për masat e shtrëngimit të rripave të evropianëve në krizë.
Përfitimet për kushtet e jetesës së këtyre eurokratëve shkojnë në 40 për qind të rrogës së tyre, pa harruar udhëtimet me avjonë në First Class, si dhe makinat zyrtare të modeleve më të fundit.
Sakaq stafet që punojnë në BE dhe që janë me familjet në vëndin ku punojnë, marrin një përfitim mujor prej 137 stërlinash, plus dy përqind shtesë të rrogës bazë, ndërkaq cdo fëmijë i tyre merr 301 stërlina cdo muaj dhe një përfitim për shkollat deri në 203 stërlina për cdo fëmijë. Pa harruar edhe skemen finale të pensioneve.
Komisioni Evropian i ka mbrojtur këto privilgje duke thënë se shumë nga stafi i tyre “janë profesionist tejet të kualifikuar”.
Bosët e BE-së, për habinë dhe irritimin e kryeministrit britanik, pengesës më të madhe të këtij buxheti të stërfryrë, nuk pranuan të shkurtojnë qoftë edhe një euro nga planet e tyre të shpenzimeve gjatë samitit të dështuar dy ditor që synonte të certifikonte buxhetin shtatë vjecar të BE-së dhe që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Dhe një nga arsyet përse dështoi Samiti i së premtës ishte edhe kërkesa e BE-së për të shtuar me afro 5 miliardë euro të tjera shpenzimet administrative, përfshi rrogat e majme dhe pensionet.
Jeta për një eurokrat dukshëm është mjaft e lehtë, ku shumë prej tyre e fillojnë fundjavën që të premten në drekë, ushqehen nëpër restorante dhe kafene të subvencionuar, bëjnë shopping me zbritje nëpër dyqane nëse tregojnë dokumentin zyrar dhe atë europarlamentarit.
Ndaj nuk është për tu habitur që shumica e britanikëve, vëndit më pak të prekur nga eurokriza, sipas sondazhit më të fundit duan të largohen nga BE-ja, dhe shumica e evropianëve janë duke shtrënguar rripin për shkak të krizës që ka pllakosur kontinentin, ku shumica e shqiptarëve duan dhe nuk po munden të futen dot politikisht dhe ekonomikisht.
Arben, kryeministri Anglez David Cameron, do bej mire te vazhdoj te mospranimin per kete buxhet extrem te fryre. Ndoshta ne kete menyre Eurokratet do te mendohen per ta ulur kete buxhet, por qe ne te vertete kjo nuk do bej asnje ndryshim te dukshem, Ata perseri do marrin rroga te majme, si ketu ne Shqiperi, dhe per kete Eurikratet qe punojne ketu nuk ju kundervihen Qeverive, si kjo jona, qe jane tejet te korruptuara, mafioze,hajdute, sepse mbajne vendet e punes, dhe te ardhurat e tyre aq te larta. Evrope e plakur, pa perspektive per popujt.
Keta jane plehrat e tipit Volfarth qe duan te “nxjerrin” nga kriza te tjeret. Bravo i qofte Britanikve.
Keta alokojne fonde per projekte “ndihme” si ne Shqiperi apo vende te tjera, dhe paguajne me rroge 500 Euro ne dite njerzit e tyre qe vine te zbatojne projektin.
ANALIZE : Megjithese une e kam Mik z. Etore Sequi Amb. E BE ne Tirane ai asnjehere nuk me tregon per rrogat qe merr nga BE, nga Berisha, si dhe nga parfumi i droges !!!
Nuk e di se pse por me mban sekret dhe shkollimin e tij qe znj. Doris Pack betohet se z. Sequi e ka shume te madh !!! E ka aq te madh sa arrin te kuptohet e te kete marredhenje te larta dhe me krim Berishen !!!
Kane ardhur ne pushtet nje e nga nje, por do ikin te gjithe se bashku !!!
Bravo Britanikve qe i kallzuan deren hajduterve te Europes !!!
Paga fillestare e nje perkthyesi ehte 5000 euro ne K.Ministrave te BE-se ne Bruksel ,
jo me kot ka qen protektori i evropes dhe botes…, dhe kjo eshte Mbreteria e Bashkuar.
Kjo histori me kujton edhe njehere Skandalin me vajzat e bankes tone Kombetare, pra te bankes se Shqiperise, te cilat per te lujtur VOLEJBOLL, merrnin nga Buxheti yne plot 96000 dollar USA, ne vit ose rreth 5000 (PESEMIJE) dollar USA me shume se vete EKIPI YNE KOMBETEAR I VOLEJBOLLIT.
Ne çdo vend qe pretendon se eshte demokratik, minimumi Guvernatori Fullani duhej te dorhiqej bashke me ata qe kishin miratuar kete buxhet LUKSI, per ato “Vajzat e kesaj banke”
Besoj se krahasimi shkon, dhe se Mbreteria e Bashkuar prandaj eshte ajo qe eshte sepse shperdorime dhe korrupsione te tilla as nuk i lejon e as nuk i duron dot.
Te pershendes Z. Manaj, per statistiken e shifrave te jetes prrallore te te ashtuquaturve “Teknokrate” Evropian.