“Ligji i artë ekonomik” i Berishës dhe Artan Hoxhës

27 Shtator 2012, 14:23Ekonomia TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

“Borxhi [publik] është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet”. Kështu ka deklaruar Sali Berisha gjatë Konferencës për Rritjen Ekonomike, të organizuar sot në bashkëpunim me ish-kandidatin për president Artan Hoxha.

Këtë mburrje të Berishës e kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit dhe do ta dëgjojmë në përurimet e rrugëve dhe rrugicave deri sa të na lodhen veshët në 10 muajt e ardhshëm. Por asnjëra nga mediat që ia përcjellin publikut këtë mburrje të Berishës nuk e ballafaqon atë me të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave.
Po ta bënin këtë gjë, do të konstatonin se në 6 muajt e parë të këtij viti, stoku i borxhit publik (i brendshëm e i jashtem bashkë) u rrit me 28.4 miliard lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_6_m_copy_1_3844… ). Ndërkohë pagesat e interesave të bonove të thesarit dhe të kredive ishin 22.8 miliard lekë gjatë 6 muajve të parë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/printimi_7_3903_1.pdf ). Pra 70% e borxhit të shtuar gjatë gjysmës së parë të vitit është shpenzuar për të paguar interesat.
Në vitin 2011 shohim një tablo të ngjashme – 72% e shtimit të stokut të borxhit shkoi për të paguar interesat (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/12_2011_treg_fiskalk_6_d… ). Ndërsa në vitin 2010, situata ishte edhe më e keqe – shtesa prej 33 miliard lekë e stokut të borxhit nuk mjaftoi për të paguar 41.6 miliard lekë interesa të bonove të thesarit dhe të kredive. (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/treguesit_fiskal_14_12_m… )
Dhe Berisha thotë se borxhi publik është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet!!!!!

http://respublica.al/artikuj/2012/09/27/ligji-i-arte-ekonomik-i-berishes-dhe-artan-hoxhes

17 komente në ““Ligji i artë ekonomik” i Berishës dhe Artan Hoxhës”

  1. Sinani says:

    Zoti Zaloshnja,
    Si ekonomist qe jeni duhet t’ua shpjegoni qarte njerezve. Une sugjeroje nje menyre te tille. Psh cfare do bejne ata sikur me 70 per qind te rroges qe marrin te paguajne borxhin qe kane per shtepi apo gjera te tjera? Me sa di une, per te marre kredi duhet qe shuma e pageses se kredise te mos kaloje 1/3 rroges. Kjo sepse nuk u mbeten per te ngrene e per tu veshur. Po ndonjeri mund te pyesi: pse shtetit i del qe te harxhoje 70 per qind te rroges se tij per te paguar borxhet???? Ose psh. po vete kryeministri a ka borxhe? Po sa para i mbeten nese paguan borxh 70 per qind te rroges?

    1. Gent Duraku says:

      Qe Sales do i bjere shpejt damllaja, nuk diskutohet! Puna eshte se do na lere 7 breza borxh i degjeneruari!
      Ne koke te Gites, Zenit e pjellave te tyre do veje kjo pune!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html

      1. raimondi says:

        Por ajo qe thote Sala eshte e vertete, porse si gjithmone Sala thote gjysmen e te vertetes _
        -Thote ate qe i intereson atij ,
        ndersa keta te PS-se

        Sala thote se Borxhi eshte i teri nga investimet , atehere ky borxhe do shlyeht kur investimet te fillojne te prodhojne …..

        Por nderkaq interesat e borxhit duhet te perballohen besoj nga prodhimi yne i pergjitheshem
        ,
        Atehere Ketu besoj duhet pare ne lidhje me peshen e borxhit

    2. karabruni says:

      Ky rast e bene sa bindes aq edhe te vertete,
      bashkepunimin e A.Hoxhes me sigurimin e Diktatures.
      Deshira e tij paska vetem nje drejtim;
      ate te Karjeristit!.Veper kjo qe edhe aktualisht
      po i punone mjafte mire. kesisoj;
      te jemi te gjithe te bindur se ky bytheleperes;- eshte i tille!!!
      me nje moral te renuar dhe me nje karakter te cunguar.
      fundja pse eshte i tille i meshon pa pike turpi sikur
      Berisha na e paska lyer Ekonomine ne Flori,packa se
      Defteret e listave,nuk i nxe as nje Biblioteke te gjere…
      Dua te theksoje edhe nje gje qe me duket perfekte;
      Po jetojme ne nje Shqiperi ku ne krye kemi nje grup Handikapatesh;
      Ca te papergjegjshem,ca me te meta mendore dhe ca me
      te meta trupore.Ndaj c,kerkojme te bejme ujdi me ta?!..

      1. HORRI bulevardit says:

        Po ky Hoxha, bythlepirjen dhe angazhimin e tij ne dobi te pushtetit qe vret shtetasit e tij, se quan spiunllik, ky kujton se te jesh spiun duhet te marresh statusin e 007, por harron se ai perfiton te mirat e pushtetit vrases dhe grabites, por nuk paguhet zyrtarisht per bythlepirjen, se po te paguheshte per spiunllikun e tij, atehere do te ishte spiun i shikut. Eshte e qarte se edhe diktatura e pare, shume spiuna qe ishin te gatshem te benin rolin e bythelepiresit, i gjente falas, vetem shpirtmadhesia e partise i shperblente keta bythlepirsa, kur e tejkalonin planin e zbulimit te armikut, me nga nje 80-leksh.

  2. albani says:

    e thua o muç po kujt ja thua,

    ky popull nuk e ka idene e situates ekonomike si po del nga kontrolli,

    nejse fundja, populli ka qeverine qe meriton

  3. Cudira shqiptare says:

    pse nuk i merrni nje opinion mbi problemet e ekonomise, zonjes se nderuar Prof. Dr. Arta Musaraj. Kemi nje nga 5 shkencetaret e botes per vitin 2012 dhe vuajme per zgjidhje ekonomike!!!! Pse nuk e pyet Saliu se e ka dhe te partise.
    http://kohajone.com/zarticle.php?id=65016

  4. elinor says:

    @Sinani; kam pershtypjen se sqarimi qe perpiqesh te japesh nuk eshte me vend.
    Zaloshnja eshte shume i sakte ne konkluzionin e tij.
    Zakonisht, nje qeveri qe eshte legjitime dhe qe ka pikesynim rritjen ekonomike te nje vendi merr borxh per te financuar projekte te medha si p.sh. ndertimi i autostradave, centraleve per prodhim energjie, hekurudhave, etj si keto. Dihet qe perfitimi ekonomik qe vjen nga projekte te tilla e kalon shume here vleren e interesit qe paguhet per kredine e marre per financimin e ketyre projekteve. Tani, qeveria jone, fashiste, po e perdor borxhin e marre keto dy vitet e fundit vetem per te shly interesin pa llogaritur aspak shlyerjen e principalit. Normalisht, nje institucion financiar kur veren se borxhmarresi i saj nuk eshte ne gjendje te paguaje as interesin e kredise, e konsideron ate nje borxhmarres te falimentuar.
    Pra shkurt, borxhi i marre nga qeveria jone keto dy vitet e fundit nuk eshte me qellim investimi por per te shlyer interesin e akumuluar te borxheve te vjetra. Eshte njesoj sikur dikush te marre 1000 dollare borxh nga nje shok dhe te vendoset qe kete borxh do t’ia ktheje shokut brenda 1 viti duke i paguar atij interesin cdo tre mujor si dhe, ne fund te vitit, interesin e tremujorit te fundit plus krejt borxhin e marre. Ne pamundesi per te bere pagesat ne fund te tremujoreve, ai merr borxh nga nje shok tjeter per te shly ate te parin. Shlyen borxh duke marre borxh. A mund te quhet borxh me qellim investimi ky borxhi i dyte dhe ti a do t’i jepje borxh ketij personi duke qene ne dijeni per situaten e tij? Ma merr mendja qe jo!

    1. Sinani says:

      Elinor,
      Sikurse thote nje fjale e urte “kembet shtrihen sa ke jorganin”. Dhe ti me shembullin tend kam pershtypjen qe kete ke konfirmuar.

  5. azem tiransi says:

    Ajo qe shqiptaret e dine mire eshte se ekonomia e tyre po ulet dita dites. ata e shohin dita dites se si me te ardhurat qe marrin nuk kryejne dot as nevojat jetike. ata shohin perdite se si rriten cmimet ne dyshanet e lagjes dhe ata skane lek te blejne. nese ata marrin borxh e dine mire se borxhi do lahet nje dite dhe se borxh nuk mund te marresh gjithmon. vendi yne e ka marre sasi ne e borxhit dhe tani as borxh smarrim dot me. ky borxh shtohet nga interesat qe kemi per kete dhe ne do ta vuajme gjate borgjin e marre. nje vend duhet te prodhoje dhe po su rrit prodhimi nuk mund te kete ekonomi te larte. vendet e punes po shterojne dita dites dhe shtresa e mesme dhe e farfer e popullsise(perbejne pjesen me te madhe te vendit) po nglen pa pune. ulja e papunesise sjell ulje te konsumit qe do te thote; mos kesh lek te blesh ne dyqan. mjere ky popull per ket kryeminister, mjere ky popull per kete qeveri.

  6. analfabeti says:

    Po rritjen ekonomike e dime ne po une kam hallin e ketij Artanit,e hoqi balten apo pa lare shkoi ne konference per shtyp me baben…….

  7. opozitari says:

    Opozita duhet te beje te qarte investimet e Berishes. Cfare investime jane, ne prodhim apo sherbim? Une e di qe ekonomia shqiptare eshte privatizuar. Qe te kete kuptim ajo qe thote Berisha, para per investime, duhet qe investimet te jene prodhuese. Cfare prodhon ekonomia qe eshte ende shteterore? Une mendoj se Berisha investon vetem ne infrastrukture rrugore, ndertim shkollash dhe spitalesh, por me nje eficence minimale. Ai hedh shume para ne vende ku ka shume pak njerez. Sigurisht nje pjese te mire te ketyre parave atij i rikthehen si ryshfet qe i japin ata te cileve u akordon punen. Dhe cfare ndodh: Parate i merr gjoja borxh ne emerin tone, pjesen me te madhe e mba vete, ndersa borxhin e paguajme ne. PSh po te shikoni rrugen e kombit. Jane hedhur mbi 1 miliarde euro, 200 milione thuhet se jane vjedhur, kuptohet me shume, por borxhin do e paguajme ne pra 1 miliardshin.
    Nejse, opozita duhet ta spjegoje mire kete pune qe njerezit ta kuptojne.

  8. BUJAR U.S.A says:

    Ja me ne fund doli dhe spiuni artan hoxha ne perkrahje te dulles se dyte ne lidhje me shifrat qe tregojne se rritja ekonomike e vendit tone eshte ne rregull.Si pasoje edhe mirqenja eshte cdo dite e me mire.Nje pyetje kam per spiunin artan zgjepja.Si ka mundesi qe ky llum apo jashteqitje te kete akoma shprese qe sllobodanku do ta reabilitoje.Ai nuk ka reabilituar akoma nano mutin qe i dha mundesime per te zgjedhur presidentin ne 2007.Kjo tregon qe spiunet i duhen sllobodankut si xholi qe perdoret sipas rastit.artan zgjepja qe edhe fetyren e ka si urithi duhet te fshihet te pakten per nja 2vjet sa te harrohet ajo puna e dosjes.

  9. DINJITETI says:

    artan HOXHA gjeti EKONOMINE ?? dhe humb dinjitetin ne popull me budallalliqet qe thote???pastaj qane the na i kerkon neve dinjitetin e tij??

  10. bushi says:

    Dyshe shume e bukur kjo Berisha – Hoxha (lexo: fshataro – spiun)…

  11. komunisti fundit says:

    kjo moster duhet lidh mer jahu se sdi ca fol perdit e mo shume .kesaj mostre ene vorr nuk duhet me i lone ne shqipni.

  12. hajriu says:

    …. epo kur i lane varre edhe mostres enver , edhe ky si kelysh i tij do ti gjeje 2 m2 vend….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje