Pas takimit me kreun e Financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadem Ilahi, ka zhvilluar një seri takimesh me nënkryetaren e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Mimi Kodheli, pastaj me drejtuesi e programit në PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë dhe kryetarin e Departamentit për Çështjet Ekonomike në parti, Shkëlqim Canin.
Ilahi i ka “bombarduar” me pyetje testuese dhe ka mbajtur shënime për pikëpamjet e PS-së për nivelin e borxhit, planin e të ardhurave dhe politikën e re të taksave.
Pyetjet e drejtuara ndaj tij, Iliahi i ka kthyer si kundërpërgjigje duke bërë po pyetje për eksponentët e lartë të PS-së.
Ai është shprehur se është i shqetësuar për nivelin e borxhit dhe se me ministrin e Financave nuk është biseduar për planin e mundshëm të rishikimit të buxhetit aktual.
Për gazetën “Shqip”, Mimi Kodheli ka deklaruar se: “Thelbi i diskutimeve lidhej me borxhin, për vetë faktin se niveli i tij konsiderohet shqetësues. Është afatshkurtër me interesa të larta, për të cilin po paguajmë shumë kosto.”
Pas mbylljes së takimeve me eksponentë të PD-së dhe PS-së, Iliahi do të mbajë një konferencë për shtyp për të publikuar raportin final në kuadër të Artikullit IV, nga ku priten gjetje të rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë së vendit.
Po Ramen a e pyeti ky shefi FMN-se? Amon mer se ke qef ta degjosh Ramen kur llafos per ekonomine. Ne nje dore librin e matematikes dhe ne tjetren penelin mbante kur ka qene i ri. Ah te mjeret socialiste sa te dhjere dhe te pazote qe jane. Tju rroje shalgjati ore. Kurse ne te na rroje pushteti edhe 5 vjet. Mbajeni Ramen fort mos e leshoni ahahahahhaha. Go Rama go.
Ku do mbetet gje per tu administruar kur te vije opozita ne pushtet?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html
Opozita? Ne qeverisje? Nuk do te jete….me keto mend qe ka jo njehere e me gjate nuk e di!
Ketu me kete titull po ja fusni kot. FMN ka bere vetem nje takim kortezie, sepse Cim Canin ja njohin kapacitetet qe ku ishte guvernator dhe ekonomia jane lulezonte, Mrika Kodheli si Mrika ben pershesh e ha turshi. Nga te dhena te sigurta FMN-ja eshte lemerisur kur degjoi dr. Adhamudhat e P(i)s-ave per sistemin e ri fiskal qe duan te implementojne n.q.s. do te fitonin. Ata kane ardhur per te detyruar qeverine te rrise % e tvsh-se dhe tatim fitimit, kur u plasi me truzhavorrat e p(i)s-ave do te heqim taksat, pas ketij momenti ata u hoqen vize dhe kane thene mos nuk na njohen keta te p(i)s-ave qe ne ishim te FMN-se dhe pushuan nga puna perkthyesin.
SHQIPERIA ME BORXHE “MARAMENDESE”.
BORXHIN T’JA KERKOJNE SALI KRIMINELIT
SALI MALOKUT VERIOR DHE JO POPULLIT
DHE OPOZITES.