Qeveria lë fituesin e Albpetrolit në dorë të konsulencës amerikane. Ja dyshimet e shtypit

8 Shtator 2012, 21:12Ekonomia TEMA
Qeveria lë fituesin e Albpetrolit në dorë të

Qeveria shqiptare po përpiqet të shmangë komentet e saj rreth blerësit të ri të Albpetrolit. 24 orë pas përfundimit të hapjes së ofertave, kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë koment, një gjë e pazakontë kjo për aktivitetin e tij. I vetmi njoftim publik ishte ai i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila bëri një sqarim të thatë në lidhje me ofertat e hapura dje në lidhje me privatizimin e Albpetrol. Shumëkush pyet se cilat janë kompanitë që kanë bërë ofertat, por ministria është mjaftuar duke thënë se ata po konsultohen vazhdimisht me kompaninë Patton Boggs në lidhje me këtë çështje dhe do të marrin një vendim final.

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën me dije opinionin publik se Komisioni i Posaçëm për Vlerësimin e Ofertave për Ankandin e Privatizimit të aksioneve të Albpetrol sh.a po shqyrton dhe vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse në ankandin e privatizimit të aksioneve të kompanisë Albpetrol sh.a.

Gjithashtu, me përfundimin e këtij procesi shqyrtimi dhe në konsultim të vazhdueshëm me firmën amerikane të konsulencës Patton Boggs, do të bëhet edhe vlerësimi final përsa i takon ofertave të paraqitura në këtë ankand,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë publike të naftës, “Albpetrol”, që u zhvillua me 7 shtator në Ministrinë e Ekonomisë, u paraqitën 6 kompani, ku pas hapjes, ofertat e tyre financiare variuan nga 52 milionë USD në 850 milionë euro.

Patton Boggs është një firmë që lobon për qeverinë shqiptare përkundrejt pagesave, në Uashington. Ajo ka qenë konsulente dhe në privatizimin e ARMO.

Interesi për fituesin e Albpetrolit u ngjall pasi fondi i investimeve amerikane ‘Silk Road Equity LTD’, i krijuar për blerjen e tij pati si përfaqësues në tender Esad Pushkar, një boshnjak amerikan i njohur për lidhjet e tij me politikën dhe biznesin në rajon. Ai ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar për biznes i Bexhet Pacollit në Prishtinë dhe ndërmjetës në negociatat për zgjedhjen e tij si president me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Prej një viti Pushkar jeton thuajse në Tiranë dhe është shfaqur në disa mjedise si konsulent i analistit të njohur Bugajski, i cili ka një program politik në televizionin Albania Screen, që menaxhohet nga Rezart Taçi. Lidhjet e tij me djalin e Bërzhinskit, Bugajskin dhe zyrtarë të lartë amerikan, kanë përforcuar idenë se pas ofertës amerikanë ka një lobim të natyrës gjeopolitike që vjen nga SHBA. Por kjo ngelet te verifikohet nga vendimi i qeverise dhe Patton Boggs.

Fondi që ka dhënë ofertën më të lartë ndërkohë duket se ka vetëm qendrën në SHBA dhe të ardhurat nga Lindja e Largët dhe Evropa e thellë Lindore.

Investigimet e medies në Shqipëri e kanë bërë të pamundur kontaktin me operatorë të tjerë të fondit veç telefonit dhe e-mailit të zotit Pushkar.

Deklarata e Ministrisë së Ekonomisë se një përgjigje përfundimtare do të jepet pas vlerësimeve të konsulentit të saj amerikan Patton Boggs, e lë përfundimisht fituesin në dorë të palës amerikane, nga e cila do të shihet nëse ka ky vendim kalon nga SHBA, ashtu si dhe paratë për ofertën e çmendur 1 miliard dollarëshe.

 

KOMPANITË OFERTUESE

1-Ecolog International -pa garanci oferte, dhe as çmim

2-Gazprom -52 milion dollare

3-Vetro Silk Road Equity Ltd -850 milion euro

4-Bankers Petrolium -çmimi 303.8 milion euro

5-Consorcium Win Bussines -ofron 297 milion e 600 mijë euro

6-Amber Shine INC -pa garanci oferte, çmimi 790 milion euro

11 komente në “Qeveria lë fituesin e Albpetrolit në dorë të konsulencës amerikane. Ja dyshimet e shtypit”

    1. Demo says:

      Nje person me tha se edhe Presidenti Demokrat Obama eshte nga Cikago!Duket se Familjes Berisha nuk i pelqen kjo sepse ishin Republikanet ne
      Shtepine e bardhe kur hypi ne pushtet 2 here. Ai kurre nuk do te haroj 1997 kur ishte President Bill Clinton dhe ai ra nga Fiku.
      Obama 2012

  1. erion says:

    nje oferte kaq e madh ndoshta ka te bej me faktin se vleresimet per rezervat shqiptare te naftes jane me te vogla nga sa eshte parashikuar. Gjithmone nese kjo oferte eshte serioze. Si gjithmone shume pak e qarte situata, mjere ne jemi bere placka e botes.

    1. Dean says:

      O Erion,a nuk ma bo 1 nder dhe ma shpjego pak me qarte se c’a ke dash me thene me kete fjali:”…nje oferte kaq e madh ndoshta ka te bej me faktin se vleresimet per rezervat shqiptare te naftes jane me te vogla nga sa eshte parashikuar…”??????????
      Nuk po e kuptoj dot,se po qe se rezervat do ishin me te vogla nga sa ishin parashikuar,pse duhej te behej 1 oferte kaq e ”madhe”?????????

  2. Argita_B says:

    Ecolog Internacional ka dorezuar nje oferte pa garanci e pa çmim!!! E cili eshte qellimi i kesaj oferte?!

    1. gjethi i thate says:

      Po moj Argita_B,ta mësosh edhe ti pse ka edhe oferta të tilla,të cilat fatkeqësisht tek ne janë të shumta.
      Qëllimi kryesor është të merren vesh se ku shkojnë çmimet në të tilla raste,sepse dihet që ankandi i parë bëhet dhe anullohet se nuk ka ofertues të rregullt.

  3. altin says:

    Ore Mero dhe te tjere gazetare dhe puntor, nuk ka asnje kompani amerikane me emrin silk road, por ka nje kompany qe quhet silk road energy, dhe qe eshte ne website silkroadenergy.com kjo kompani eshte me baze ne kanada dhe websiti i saj eshte regjistruar ne shtator te 2011dhe eshte deri ne 2013, ceo eshte nje kroat. Sa per vetro eshte kompani amerikane qe merret me gjera te tjera dhe jo vajra. Nuk ka equity nga keto kompani. Silk road inc nuk eshte e regjistruar ne kanada si kompani edhe pse ne websitin e saj thote se eshte. Websiti eshte shume amatoresk dhe duket se eshte bere me nxitim pasi ka 1 gabime drejtshkrimore dhe 2 eshte kopjuar, copy , paste. Po te germosh pakez me shume per bordin e ksaj kompanie do gjesh me shume.

  4. erion says:

    O Dean, o djal i mprehte! Kur nuk e di cfare je duke dhene, pse te duket oferta e larte? Sikur nuk jemi mesuar te na falin gje ketej, apo ty te rezulton e kunderta?
    Hajt tung!

  5. WOW says:

    O MEROOOOO. Altini ka te drejte, spaskeni ju nje gazetar investigativ te hyje ne google dhe te bej nje kontroll te thjeshte se kush jane keto kompani fantazma. E vetmja kompani qe mund te gjesh ne GOOGLE eshte Silk Road Energy me qender ne Alberta ,Kanada, ndersa VETRO SILK ROAD EQUITY nuk ekziston. Per kulture hy ne Google dhe shikoje vete. Kjo kam pershtypjen eshte nje kompani fantazem, e sajuar thjesht per te pastruar para.

  6. Dean says:

    O erion?!,une te pyeta shume sinqerisht,pasi me te vertete nuk po mundesha t’a kuptoja dot se cfare ishe duke thene.Ndersa ti jep 1 pergjigje si e ema e Zeqos ne maje te thanes dhe fillon e ”ironizon”.
    Relax bre brother,se nuk te ofendoj njeri dhe as e kisha ndermend me ironizu komentin tat,thjesht nuk po i jepja dot dum atij komenti qe kishe bo.Mos e mer kaq personale.

  7. Bogdani says:

    jam munduar te gjej origjinen e kesaj oferte te majme dhe nga pergjigjet e mundshme, perfundimi eshte vetem nje : 51% e shumes se ofruar ne oferten e amerikaneve e ka origjinen ne Shqiperi! Mos u çuditni : po e perseris dhe nje here – ne Shqiperi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje