Emblema e një shteti është forca prodhuese e saj, e cila garanton rritje ekonomike dhe mirëqenie për konsumatorët. Në vendin tonë, treguesi i prodhimit ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku jo vetëm po punohet me kosto më të larta se para nisjes së krizës, por niveli i produktivit shënon kuota tejet të ulëta, duke paralajmëruar një të ardhme të pasigurt, raporton e përditshmja Shqip.
Nuk janë ministra, politikanë apo ekspertët që e thonë këtë, por vetë shifrat e raportuara nga administrata e tatimeve, e cila menaxhon bilancet e shoqërive të prodhimit në vend.
Nga totali i të ardhurave tatimore, sipas sektorëve ekonomikë, shikohet një rënie në sektorët e prodhimit me -44.2 për qind, ose me vlerë 3.4 miliardë lekë më pak se viti 2011, për periudhën janar-prill. Pas këtij sektori vjen ai i transportit, me rënie të ardhurash me -30.5 për qind, e ndjekur nga ndërtimi me -3 për qind. Pesha e sektorëve që kanë pësuar rënie në totalin e të ardhurave tatimore është 27 për qind dhe natyrshëm kjo ka ndikuar në reduktimin e të ardhurave në total.
Sakaq, biznesi shqiptar rrezikohet edhe nga mungesa e likuiditeteve, duke ia komplikuar më shumë situatën. Të dhënat e fundit të raportuara nga INSTAT-i, bëjnë të ditur se, për pjesën e parë të vitit tregojnë se kosto e prodhimit është rritur 2.5 për qind më shumë krahasuar me tre muajt e parë të një viti më parë. Shtrenjtimi ka prekur gati të gjithë sektorët.
Ne nuk e kemi mendjen per Ekonomi, ne e kemi mendjen per Politike. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/shqiperia-gdhihet-sot-nen-thundren-e.html
Nuk mundet te ndash dot ekonomine nga politika! Ekonomia zhvillohet sipas politikave qe percaktojne qeverite sipas doktrines se tyre.
Shqipria asht Veni i dyt ne bot pa Gjermanise per rritje ekonomike!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Po afron perseri periudha e piramidave me duket.
Duket se nuk kemi te bejme me firma piramidale si populli, gjallica, xhaferri, sudja etj. por me duket se shteti po shkon drejt piramides, drejt gremines.
Uroj qe te mos na kthehet Albania viti 1997.
sa te jete sa’li ne kete vend era qen do ti vije
Pse te mos qeshin? Urdheri po zbatohet: “Shqiperia te shkaterrohet!”
A nuk e meriton edhe ky plehra nje biskote me m..ut si Tritan Shehu ne 1996 , ne ato buzet e shpifme dhe ne ate fytyre te zgerdhime ?