Taksë progresive? OK, por kujdes!

16 Maj 2012, 19:56Ekonomia TEMA

Nga Altin Ketro

 

Partia Socialiste është angazhuar kohët e fundit për vendosjen e taksës progresive duke e parë atë si një mënyrë shumë më të mirë dhe dobiprurëse sesa taksa e sheshtë që po aplikohet tash 5 vjet. Nuk po i hyj diskutimit për aplikimin e saj tek pagat që marrim, sepse afërmendsh ai që merr pagë më të lartë duhet të taksohet më shumë sesa ai që merr pagë më të ulët. Këtu dua të trajtoj çështjen e bizneseve përsa i përket tatimit mbi fitimin. Edhe në këtë rast është shumë mirë që kompanitë V.I.P. ose të mëdha duhet të paguajnë më shumë sesa bizneset e tjera që realizojnë fitime të ulëta. Por, një nga gjërat që PS duhet të bëjë pasi të vijë në pushtet e të aplikojë taksën progresive, duhet të jetë gjetja e mekanizmave që luftojnë abuzivizmin e inspektorëve të kontrollit tatimor.

Për ata që s’e dinë, taksa e sheshtë (proporcionale) është një taksë e njëllojtë për të gjitha kategoritë pavarësisht nivelit të fitimit dhe aktualisht është në masën 10 përqind, kurse taksa progresive është një taksë rritëse dhe sipas nivelit të fitimit taksohesh me 10, 15, 20, 25 … përqind.

Po e konkretizoj këtë taksë me një shembull për ta thjeshtuar dhe bërë më të qartë. Shifrat janë vetëm për ilustrim.

Për një fitim prej 1.000 lekë, kompania taksohet 10 përqind.

Për një fitim prej 1.001 – 1.500 lekë taksohet psh. 15 përqind, e kështu me radhë.

Kompania ka realizuar fitim të deklaruar në organin tatimor 700 lekë.

Inspektori tatimor pas kontrollit nxjerr diferencë fitimi të padeklaruar (evazion fiskal) prej 305 lekë që në total përbëjnë një fitim prej 700 + 305 = 1.005 lekë.

Nëse inspektori është i ndershëm dhe i vendos fitimin real prej 1.005 lekë, atëherë kompania paguan 1.005 lekë fitim * 15% tatim fitimi = 150,75 lekë detyrim ndaj shtetit.

Në rast se inspektori i rivlerëson me marrëveshje dypalëshe (korruptive) një shumë prej vetëm 250 lekë dhe totali bëhet 700 + 250 = 950 lekë, atëherë kompania paguan 950 lekë fitim * 10% tatim fitimi= 95 lekë detyrim ndaj shtetit.

Nga ballafaqimi i shifrave shihet qartë se ka diferenca të mëdha. Shteti humbet 55,75 lekë në këtë rast, ndërkohë që një pjesë të këtyre të ardhurave që do merrte shteti shkojnë tek xhepi i inspektorit i cili duke bërë pazar me kompaninë e kategorizoi normën e taksimit, jo tek 15 përqindshi, por tek 10 përqindshi.

Po mund të ndodhë edhe e kundërta ku një kompania të ketë realisht një fitim në kufijtë e taksimit 15 përqind, por inspektori, nga paaftësia apo djallëzia, nuk i njeh një pjesë të shpenzimeve, ia zbret ato duke i rritur kësisoj fitimin ose i rivlerëson normën e fitimit në shitje; si rrjedhim kemi kapërcimin e pragut 15 përqind dhe taksim me një normë më të lartë prej 20 përqind.

Pra, këto lloj mekanizmash abuzivë që rëndojë si mbi shtetin ashtu edhe mbi biznesin që të shmangen duhen shoqëruar me reforma të thella tatimore (jo thjesht burimet njerëzore) që abuzimi të ulet sa më shumë të jetë e mundur me qëllim që as Buxheti i Shtetit të mos humbasë të ardhura, as inspektori tatimor të mos tejmbushë xhepat dhe as biznesi të mos penalizohet pa faj.

PS: Shembulli im është me shifra qesharake, por kur ato përkthehen në miliona lekë bëhen të frikshme.

10 komente në “Taksë progresive? OK, por kujdes!”

  1. sorge says:

    Nuk do njeri ne Shqiperi te ndertoje shtet!!!
    SHTET TE VERTETE LIGJOR NDERTOI VETEM ENVER BHOXHA!!!
    NE SE DO LINI MENJANE POLITIZIMET,DO TA GJENI SE SA THJESHTE VENDOSET SHTETI LIGJOR NE CDO HALLKE!!!
    RRUGA E VETME PER TE KAPUR SHKELESIT ESHTE CAKTIMI I RREGULLAVE FIKSE PER CDO GJE!!!
    ATA,QE KONTROLLOJNE,DUHET TE KETE HALLKA TE TJERA,NE TERE ZINXHIRIN E ADMINISTRATES,QE KONTROLLOJNE PARALEL NJERI TJETRIN NE MENYRE TE PAVARUR!!!
    Ne se nuk ju pelqen ENVERI,MERRNI SHEMBULLIN GJERMAN!!!
    LEKU DUHET TE FUTET NE VRIME TE GJILPERES,NE CDO HALLKE!!!
    BUXHETI I SHTETIT DUHET TE HARTOHET NGA QEVERIA,DUKE PATUR PER BAZE NJE STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT E JO SI T’I TEKET BERISHES,SE I LEVERDIS TE NDERTOJE NJE RRUGE JASHTE CDO LLOGJIKE EKONOMIKE!!!
    BUXHETI DUHET TE MIRATOHET JO ME SHUMICE TE THJESHTE ,POR ME 3/5 E DEPUTETEVE!!!
    VETEM KESHTU DO ULIN KOKEN SUNDIMTARET E SHQIPERISE DHE DO PERFILLIN MENDIMET E OPOZITES DHE GRUPEVE TE INTERESIT!!!

  2. nastradini says:

    O Altin Ketro Ndershmeria, po degjoje nastradinin o Altin Djali para se te vetshpallesh si KRISHTI i paperlyer dhe te kerkosh si cifutet ne shktretetire inspektore tatimore te ndershem dhe te paster si Ujet e Bjeshkeve te Saliut. Po meso o Altin i Padituri se edhe MBRETI e do QYLIN jo me inspektoret tatimore albaneze. Kjo nga njera ane. Nga ana tjeter ku do t’i gjeje PS-ja dhe Edi Rama keta biznesmene dallkauke dhe budallenj, qe do te deklarojne vullnetarisht dhe do te paguajne ne shtet taksat famoze PROGRESIVE te Edi Rames, te cilat sipas llogarive te tua do t’i kollofisin pjesen me te mire te fitimit te tyre? Po pse te prodhojne me shume biznesment kur shteti do t’jua perlaje frytet e punes se tyre? Cfare stimuli dhe inkurajimi do te kete biznesi per te rritur prodhimin kur sa me shume te prodhoje aq me shume kur e di qe do te tatohet, jo me takse PROPORCIONALE por me takse progresive. Ku i gjen budallenj te tille ne Bote? Hidh syte ne SHBA, qe eshte vendi i stimujve me elastike per Biznesin. Nga 30 % tatime per miletin keto ulen deri ne 10-12 % kur biznesi riinvestin fitimin dhe krijon mundesi per hapje te reja vende pune. Obama deshi te rrise vetem 3-4 % kete tatim per Korporatat ne SHBA dhe u sulmua si komunist dhe injorant nga Kongresi. Aq me shume kjo gje behet qesharake kur Boten e ka mberrthyer Kriza dhe bizneset ne vendin tone jane strukur si URRITHE ne brimat e miut duke pritur dite me te mira. Aq me shume kjo teme idiote per Shqiperine pa prodhim vendas qe importon pothuaj cdo gje nga jashte. Ps-ja dhe Edi Rama me mire te leje POPULIZMIN dallkauk te Partise se Punes dhe te filloje te mendoje si LIDER evropian, si do te stimuloje Biznesin shqiptar me me pak taksa kur ai, Biznesi do te filloje te prodhoje me shume dhe do te hape vende te reja pune. Ndryshe premtimet e Edi Rames per 300 mije vende te reja pune ne vendin tone nuk do te dallohen fare nga deklaratat qesharakae te Sali Komunistit per PARAJSA imagjinare te Shkembit prej Graniti te Enver Hoxhes.

    1. anticensurë says:

      o nastro(trasportatore)i fjalëve të kota!
      pyet njëherë “plakun” të të tregojë për taksën progresive të zvicrës!ai jeton atje!ose “tironci lugano”!megjithse ajo që dihet është se zvicra është komuniste!enveri ka ndikuar shumë në ppolitikën e saj!bile zvicra po shkon aq keq sa është e detyruar të paguaj ndihma si për BE dhe për botën e tretë!papunsia është në nivele katastrofike!me fillimin e krizës është dyfishuar!ka arritur nivele stratosferike 4.5%!mjerë zvicerianët se çpo heqin!plaku dhe tironci lugano po përpiqen të emigrojnë në vënde me taksë të sheshtë!
      a e shkreta slerozë ku të katandis!

  3. beni says:

    Nuk jam profesionalist ne fushen e finances per me aq sa une kuptoj, taksa e sheshte eshte per nje shtet te dobet,por nuk ka dhe sens te paguajne te gjithe njesoj. Kurse taksa progresive do nje shtet te forte me nje administrate te ndershme qe ti sherbeje shtetit dhe jo xhepit dhe ne shqiperi eshte shume e veshtire qe te gjendet kjo.

  4. elinor says:

    Para se gjithash, nje takse e tille progresive egziston sot. E kam te qarte qe ne letra shkruhet 10% por dikush paguan me shume (ata qe jane te kundert me pushtetin), ata pro pushtetit paguajne me pak (thjeshte behen donatore te fondacionit te Lirise si dhe ndonje sponsorizim elektoral) dhe ata te tjeret qe japin ndonje gje nen dore. Pra, ne varesi te ngjyrave politike, mund te paguash nga 0 deri ne 20 apo me teper perqind.
    Tani, nqs do te vinin socialistet ne pushtet dhe ta zhduknin korrupsionin si me dore magjike si dhe te rregullonin gjyqesorin, atehere mund te behet fjale vertete per nje takse te mirefillte progresive.
    Po diskutoj si fillim shqetesimin e dyte qe parashtron Altini, ne ato raste kur inspektori ne menyre te qellimshme ose nga te qenet inkompetent ia rrit artificialisht te ardhurat (fitimet) kompanise duke e futur keshtu ne nje shkalle me te larte taksimi. Nuk me vjen nder mend ndonje arsye pse kjo do te ishte e qellimte pervec se nqs inspektori do te donte ta shantazhonte kompanine me qellim marrjen e ndonje rryshfeti. Mendoj se kjo nuk perben ndonje problem pasi cdo kompani ka llogaritaret e saj te cilet jane (ose me mire te jene) te trajnuar mire ne lidhje me taksimin. Gabime te tilla, me ose pa dashje, do te kundershtoheshin me force nga kompania. Nje ankese tek ndonje shef i sektorit te tatimeve dhe shpjegimi i ceshtjes ne fjale do t’i sheshonte menjehere keto lloj mosmarreveshjesh. Ne rast se kjo nuk do te ndodhte, atehere do te duhej te shkohej drejt gjyqesoreve, nga ku do te buzeqeshnin avoketerit.
    Sa per ate qe mund te kete kompromise ndermjet inspektorit dhe kompanise me perfitim te te dyja paleve, padiskutim qe ky eshte nje shqetesim me vend. Them se probleme te tilla do te adresoheshin duke kombinuar nje seri masash ndaj tyre sic jane p.sh., forcimi dhe zbatimi i ligjit, kompensimi i inspektoreve mbi bazen e performances (natyrisht kur inspektimi behet ne menyren e duhur), rritja e rrogave te inspektoreve, etj. Ne vende te ndryshme perdoren gjithashtu edhe organizata te ndryshme te njerezve profesionale ne financa te cilat jane ato qe bejne auditime te sektorit privat. Kuptohet qe keto organizata e vleresojne tejmase reputacionin e tyre keshtu qe mundesia qe ato te bejne leshime eshte krejtesisht minimale ose inegzistente.

  5. mergimtari says:

    O nastradin USA eshte fuqia e pare ekonomike ne bote dihet por e 35-ta per standart jetese mesoje mire diferencen,evropianet,vendet prodhuse te naftes ne l.e mesme dhe ca aziatike jane perpara amerikanevene nivelin e jeteses,stili amerikan eshte fitimprures per nje pjese kurse ai evropian eshte social edhe kur qeverisin te djathtet jane shume social ne raport me demokratet amerikane.Paris

  6. Ja ke fut kot says:

    Ok, e degjoj keto gati nga cdo njeri qe flet per kete ceshtje;

    NJEREZ: Taksa e sheshte nuk do te thote te paguash NJESOJ!

    Do te thote qe % e pageses eshte e njejte mbi te ardhurat, por jo se paguajne njesoj.

    Te paguash njesoj do te thote qe ai qe e merr 1000 euro dhe ai qe merr 100 euro, te dy te paguajne 30 euro, psh.

    Taksa progresiste eshte koncept komunist, barazie dhe nivelimi.

    Une pyes, pse te ndeshkohen ata qe jane me te zotet se te tjeret? Pse te kene % me te larte pagese? Cfare stimulon kjo?

    Une nuk hyj tek te pasurit apo tek ata qe bejne shume para, por kjo eshte e padrejte qe te ndeshkosh tjetrin sepse eshte i zoti!!!

    Ok, vini nje dysheme per ata qe s’kane te ardhura te mjaftueshme, e kuptoj, por jo te ndeshkohen njerezit sepse jane te afte!

    Mesa duket komunizmi s’do iki kollaj.

    1. Artan says:

      Ti qeke nga ata qe i bie defit te komunizmit akoma. Iu duket vetja kokosha kur mateni me sistemin e Palit dhe te Lenkes, kundershtare te nivelit tuaj i keni ne fakt.

      Taksa progresiste eshte takse e moralshme, qe ka kuptim ekonomik dhe reflekton civilizim.

      Eshte imorale dhe ekonomikisht idioteske per nje shoqeri qe te taksoje me te njejtin nivel (10%) si dollarin e bukes, te veshjes, shkollimit, etj pra te nevojave baze te jetes, ashtu dhe dollarin e mercedezit, tangerllekut dhe luksit etj. Taksa e sheshte nenkupton qe per nje shoqeri si jona dollari i bukes dhe veshmbathjes ka te njeten rendesi si dollari i luksit dhe tangerllekut. Edhe LOPA e di qe shoqeria shqiptare nuk ka nevoje te stimuloje luksin e tangerllekun, por ka synim te ngreje nje shtrese te mesme te shendoshe, ku njerezit te sigurojne elemntet baze te nje jete te mire, rruge, shkolla, spitale, ushqim etj, dhe mercedezi eshte i nje rendesie te dyte.

  7. Artan says:

    Altin, i ke bere lemsh keto llogari. Kur komapania ka nje fitim prej $1500, dhe $1000 e para taksohen me 10%, vetem fitimi mbi $1000 e pare taksohet me 15%.
    Ne shembullin tend, fitimi prej $1005 nenkupton nje takse prej $100,75 dhe jo $150,75.

    Keshtu qe i bie se inspektori ska ndonje nxitje per te marre pare.

    Dhe ketu ska pune fare inspektori per mendimin tim. Per kompanite VIP sidomos shteti duhet te kerkoj auditim nga eksperte te pavarur kontabel dhe llogaria e taksave fillon mbi ato rezultate. Kompania ben llogarite e takses dhe vetem ne rast auditimi inspektori duhet te kontaktoje kompanine. Nje inspektor i korruptuar nuk mund te ndryshoje fitimin financiar, por vetem ate fiskal, dhe mqs ne Shqiperi ka shume pak elemente qe e perbejne kete ndryshim, shancet jane qe fitimi financiar dhe ai fiskal (fitimi i taksueshem) te jene zakonisht te njejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje