Berisha: Privatizimi i Albpetrol lufton korrupsionin

12 Prill 2012, 18:40Ekonomia TEMA

Menjëherë pas seancës në Kuvend, ku u shkelën të gjitha rregullat dhe ku kryeministri Berisha u kujtoi opozitarëve 21 janarin, ai ka mbledhur qeverinë. Ndërsa ka folur për një sërë çështjesh, Berisha është ndeluar tek privatizimet, veçanërisht privatizimi i Albpetrol, duke thënë se me këtë veprim po luftohet korrupsioni.

Berisha tha se pivatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin, ndërsa ironizoi opozitën për votën kundër në parlament duke u shprehur: “Opozita e kundërshtoi ligjin pa asnjë argument, zero argument”, duke shtuar se ata votuan kundër një marrëveshje që kishin firmosur vetë ata.

“Marrëveshja e privatizimit të Albpetrolit është jashtëzakonisht e rëndësishme. privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin në këtë sektor. Uroj që Shqipëria të bëhet një vend i rëndësishëm i hidrokarbureve”, tha kryeministri duke nënvizuar se vendi ynë zotëron fushën me sasinë më të madhe të naftës në Europën Kontinentale, Patos-Marinzën.

Sipas Berishës, nevojitet një menaxhim i mirë qoftë i burimeve ekzistuese, ashtu edhe i kerkimeve te reja.

“E vërteta është se zhvillimet e 5-6 viteve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë. Disponojmë fushën Patos- Marinëz. Në këtë fushë “Bankers Petroleum” përllogarit të ketë 6 miliardë fuçi naftë bruto, e cila me metoda parësore dhe dytësore mund të arrijë gjer në 50 milionë ton.”, tha Berisha.

 

2 komente në “Berisha: Privatizimi i Albpetrol lufton korrupsionin”

  1. Arber says:

    vazhdo, vazhdo privatizimet, kur te privatizosh ene Lili&Giten na thuj. Ti blejme nga 1 euro.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  2. aqifi says:

    O Hajdar!

    Po korrupsionin e kujt lufton privatizimi???!!! Nen udheheqjen e partise demokratike me ty ne krye, korrupsioni ka tete vjet qe nuk ekziston…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje