Shqipëria po shkon drejt krizës energjetike

21 Nëntor 2011, 21:30Ekonomia TEMA

Shqipëria po shkon drejt një krize të rëndë energjitike, për shkak të thatësirës së zgjatur që ka shteruar rezervat ujore ne basenet e hidrocentraleve.

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në 260 metër dhe vazhdon të bjerë për shkak të prurjeve të papërfillshme, në nivelet më të ulëta historike. Në nëntor prurjet ishin vetëm 34 metër kub në sekondë nga 204 metër që ka qenë mesatarja 50-vjecare e këtij muaji. Të gjitha hidrocentralet e kaskadës prodhojnë aktualisht vetëm 6 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që konsumi është në nivele maksimale gati 4 herë më shumë.

Në këtë situatë, Korporata Elektroenergjetike është detyruar të importojë sasi të mëdha energjie. Aktualisht importi i energjisë ka arritur rekordin historik, gati 17 milionë kilovat orë në ditë, duke bërë qe Korporata, e drobitur financiarisht, të shpenzojë 30 milionë euro ne muaj, për të blerë energji. Kjo situatë vazhdon qe nga fillimi i vitit. Në total, gjatë gjithë vitit, KESH ka prodhuar 3.7 miliardë kilovat orë në vend, ndërsa është detyruar të importojë 2.6 miliardë të tjera. Për shkak të kësaj situate, KESH është në vështirësi urgjente financiare.

Korporata detyrohet të marrë kredi në banka, për të blerë energjinë, por tani ka mbërritur në një pikë, ku nuk mund të sigurojë dot më financime pa ndërhyjen e shtetit. Por për shkak të krizës që ka goditur ekonominë, vetë qeveria është në pamundësi financiare për të siguruar fonde për korporatën, pasi nuk ka para. Me borxhin që luhatet rreth kufirit maksimal dhe kur financat e shtetit janë në gjendjen më të keqe të dhjetëvjecarit të fundit, kriza e energjisë mund të ketë pasoja jo të vogla për ekonominë ne teresi.

 

Privatizimi që nuk zgjidhi krizën

Në vitin 2009 kur privatizoi shpërndarjen sot të njohur si CEZ, qeveria ndërtoi një model, i cili nuk e zgjidhte ngërcin shumëvjecar të energjisë. Nga njëra anë qeveria ia ngarkoi KESH-it detyrimin ligjor për të siguruar energji për vendin, por nga ana tjetër nuk zgjidhi cështjen e financimit, pasi skema nuk i garanton të ardhura korporatës.

Sot KESH i shet energji CEZ-it me vetëm 1.4 lekë për kilovat orë, ndërkohë që për të përballuar konsumin i duhet të blejë në import me një çmim 7 deri në tetë herë më të lartë. Ndërkaq rishikimet e çmimit vit pas viti, jo vetëm që nuk e kanë favorizuar KESH-in, por e kanë diskriminuar atë financiarisht. Vitin e kaluar Enti Rregullator, e uli me 30 për qind çmimin e energjisë që KESH-i i shet CEZ-it për të kompensuar rritjen e tarifave që kërkonte kompania ceke.

Dy vitet e para, kriza u fsheh përkohësisht për shkak të reshjeve të shumta, të cilat rritën prodhimin vendas duke ulur koston e korporatës. Por tani që thatësira është rikthyer, KESH është vënë sërish në pamundësi financiare për të siguruar energji për vendin. Për sa kohë qeveria nuk do i japë një zgjidhje përfundimtare financave të KESH, tregu i energjisë në vend do të jetë në kaos dhe burim krizash. Kjo edhe për një arsye tjetër. Konsumi i energjisë vazhdon të rritet me ritme të larta, aq sa tani ekspertët thonë se me këtë skemë tregu KESH nuk e përballon dot më detyrimin ligjor për të siguruar energji për vendin./TCH

11 komente në “Shqipëria po shkon drejt krizës energjetike”

  1. Dean says:

    Mos more!!!!!!!!!!!!!!,si keshtu????????????
    Ne sikur do na bonte BARBARI i Vucidolit ”superfuqi” energjitike ne Ballkan.
    Ja kur te fillojne djemte dhe vajzat e Shqiperise se Siperme me justifikimin e tyre klasik:Nuk e ka fajin ”kryeministri” pse nuk bie shi.
    Apo akuza me ”klasike” e Shqiptareve te Veriut,por me bindje te majta:EDI RAMA duhej te luftonte shume gjate veres dhe jo te merrej me shkruajtjen e librit Kurban,prandaj e ka fajin EDI. Lol

    1. raimondi says:

      Po Edi duhej te luftonte dhe shume biles duke mos pranuar Privatizmin e shperndarjes se Envergjise
      –sepse tani blejme energji nga jashte me cmim te larte-,ndersa firma e shperndarjes nuk don tja dije per Kosotn e larte qe harxhojme ne –Ata fitimin e tyre e duan te paprekur–

      –Por megjithate nuk besoj se do kete krize ,sepse dimiri eshte perpara dhe prurjet e ujit do fillojne te riten

      ——– Dhe sa per krize energjitike– Ate krize energjitike qe solli kauri Nano,kur ishte ne pushtet nuk ka per te ndodhur asnjehere

      –Nano e linte Shqipwerine 9muajrresht padrita edhe kur hidrocentralet ishin plot me uje

      Nano e shiste ujin e hidrocentraleve kastile qe ta zhyste Shqiperine ne krize energjitike

      Race e poshter i kelysh i grekut—Ndersa tani keta bashkeupunetoret e Nanos kerkojne te jene prape ne Krye –Keta duhen ndjekur me shqelma jashte Shqiperise dhe jo me jashte PS-se

      Ndaj PS-ja s’ka goje te flase per krize energjitike

      1. Dean says:

        Te thashe??????????????????

  2. Mikel says:

    Dale dale, se kriza energjetike eshte me a pakta nga te keqijat qe po i vijen ketij populli.

    Pa bankat, financat, arsimi, borxhet? Dhe mbi te gjitha nje i cmendur ne krye te qeverise!!!

    Behuni gati o popull se do te behet keq e me keq.

  3. elinor bahiti says:

    Romanticiteti ne kulm, po ju nuk e kuptoni dhe e quani ‘krize’!! Sala ka hall me shtu popullsine prandaj edhe ja u fikin dritat – qe t’mos keni ca te beni gje tjeter, vec femije. Hah

  4. slobodanka berisha says:

    shqiperia fuqi energjitike…. Saliu i shpellave nenkuptoj qirinj dhe pishtare mer morone qe as keni idene cfare flisni..do e integrojme Shqiperine ne Vucidol apo jo..antishqiptare!!!!skenderbeu ktheu shkodren ne Venecia dhe ju bukeshkele nuk dini ta vlersoni..pyesni hanem Tapallin nqs nuk kuptoni

  5. ROBERT PRIFTI says:

    Amani more pa drita do te rrime dhe pa ngrohje por vetem energjine elektrike tek SERBET mos e importoni ,ti bejme bllokade siç ja u futem me pleskavicat dhe birrat .Nuk i duam mallerat Serbe edhe ma jeten tone sikur ta paguajme kete haraç por vetem serbeve mos u marrim asgje asgje !!!!!

  6. Bali Staka says:

    Mullinjte me ere, jane zgjidhje e Don Kishotit….!

  7. mondi says:

    Si nuk u beme nji here rahat o vellezer,po me gezon fakti se nuk kemi permbytje ne Shkoder kete vit,por po merzitem se do te jemi pa drita.
    ÇKA ASHT KESHTU PER NE XHANEM,NUK NA BAHEN DY TE MIRA BASHKE.
    Me duket se sa te kemi saliun ne krye jemi te mallkuar.

  8. Kryetari says:

    Si, Shqipëria po shkon drejt krizës energjetike!
    Urgjentisht mbledhje keshilli!
    -Çeshtja e dites.
    Cilin qytet, dhe si do ta bejme kurban?
    Sekretarja – Shoku Kryetar, problemi eshte se nuk kemi reshje, sidomos ato te debores jane me leverdi ku nga 1m3 = 3m3 uje.
    Kryetari – Stinen e dimrit e kemi tek dera dhe mos u shqeteso, do te kemi reshje shiu e debore me tonelata, ate te kurbanit e kemi te zgjidhur sepse kemi nje popull vigjilent, i gatshem te sakrifikoj edhe jeten per te miren e qeverise.

  9. Landi- Sverige says:

    Si more, nuk do behet Shkodra si Venecia kete vit? Nejse, do te kthehet Shqiperia nje kujtim i mesjetes me qirinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje