Organizata e të rinjve socialistë të Tiranës, i kërkoi publikisht Presidentit të Republikës të mos dekretojë këtë ligj për të evituar kthimin e Shqipërisë në koshin rajonal të mbeturinave, pa përjashtuar dhe mbetjet toksike. FRESSH i Tiranës organizoi sot protestën e parë në kundërshtim të hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 10.463 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i njohur ndryshe edhe si ligji për importimin e plehrave, meqë nesër datë 8 tetor 2011, përfundon afati kushtetues në dispozicion të Presidentit të Republikës për të shprehur qëndrimin e këtij institucioni në lidhje me këtë ligj.
““Mos e Dekreto” ishte mesazhi i protestës së sotme, duke synuar t’i bëjë thirrje z. President të mos lejojë që mafia e plehrave të shëndrrojë vendin tonë në destinacionin e preferuar të mbeturinave.
Ky është vetëm hapi i parë që do të pasohet me çdo iniciativë tjetër të domosdoshme për të mos lejuar importin e plehrave në vendin tonë.
Ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund pëpjekjen tonë për të ndaluar pasurimin e disa personave në kurriz të rrënimit përfundimtar të vendit dhe të ardhmes së qytetarëve dhe brezave që vijnë pas,” thuhet në një deklaratë të FRESSH.
me fal moderator -jam une gabim
Apeli i te rinjve eshte shumei sakte .Presidenti le ta tregoje veten tamam burre shteti qe e do Shqiperine –
-Ky president nuk ka ca humb ,ndaj te mos e dekretoje ate ligj kriminal te Saliut dhe keshtu ja dhjet surratin Sales –Do hyje ne histori si presidnet me integritet ….
Ja te shofim si do veproje Presidenti ne kete rast
Ky apel i te rinjve te FRESH-it eshte i vonuar po i drejte. Po presidenti si do flase?? Me heshtje,si ne mjaft momente kritike????Uroj te veproj si qytetar,meqe e pretendon fort si cilesi.
Presidenti eshte nje leshko,
dhe fatkeqesi per shqiptaret,
qe kane paguar me taksat e tyre gjithe keto vjet
nje mumje qe s’ka bere kurre detyren e vet!
That’s a mold-baerekr. Great thinking!
For the love of God, keep writing these atricles.