Një sondazh i publikuar sot nga Gallup në lidhje me dërgesat e emigrantëve zbulon se Shqipëria e Kosova renditen ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që mbahet nga paratë e emigrantëve. Të bie në sy se vendet që kryesojnë listën janë vendet më të varfra në planet dhe i përkasin kryesisht Afrikës Sahariane. Në vend të parë është rajoni i Somalilandit, ku 40 përqind e njerëzve mbahen nga paratë e emigrantëve. Lista vijon me Komorret, Zimbabvet, Haitin. Në vend të shtatë është Kosova ku 23 përqind e popullsisë marrin remitanca. Shqipëria është në vend të 13-të me 20 përqind, pas Taxhikistanit e para Liberisë e Hondurasit.
Dërgesat e emigrantëve janë jetike për ekonominë shqiptare. Megjithatë, të dhënat e fundit thonë se këto dy vite kanë shënuar rënien më të madhe të remitancave. Banka Botërore ka paralajmëruar për gjetjen e burimeve të tjera për ekonominë, në mënyrë që ajo të mos marrë frymë tek remitancat e emigrantëve, që do vijnë gjithnjë në ulje.
Comments are closed.
Sondazhi GALLUP,nuke besoje qe eshte i sakte,arsyeja se sekretari i byrose njekosishte,kryeminister i SHqiperise thote:se ne kemi infrastrukturen me te mire,ekonomine me te miren ne EU,si eshte e mondur,kujte ti besojme sondazhit GALLUP apo komunistit tone qe rrene e te fike deren,do tja ndigjojme krismen se shpejti sekretari na ka mbytur ne borxhe, si Titio Jugosllavine ne kohen e tije.
JA FUSIN KOTE KOMUNISTI BERISHA E KA BER SHQIPERIN LULE RROFSHE O SHOKU BERRISHA DHE MARSH NGA DITET E TUA ME TE MIRE SE TY NUK KA ISHTE NJE NE RUMANI VDIQE TANI KE NGELUR TI KOMUNISTI FUNDIT SHQIPTARET VDESIN DHE KOMUNIZMIN NUK E TRADHETOJNE VOTONI NE 8 MAJE PER KOMUNIZMIN
Dhe te keni parasysh qe nje pjese e madhe e parave vijne ne menyre klandestine, vendi yne jeton me parate e emigranteve ska dyshim per kete
Jo me se ja fusin kot te gjithe! ”vendi yne jeton fale mireqenies te mrekullueshme qe po na dhuron saliu me qeverrine e tij te ndershme”! Kete mireqenie e shohin te gjithe ne Horizont dhe e gjithe bota lakmon vendin tone dhe preferojne per te jetuar ne Shqiperine e saliut dhe bashkepunetoreve te tij! Pak gjeografi:) (Horizonti eshte nje vije imagjinare qe sa me shume ti afrohesh aq me shume largohet) Mjere vendi yne ne dore te kujt eshte !