Shqipëria është shteti që
ka falimentuar brenda shtetit. Borxhet e jashtme dhe të brendshme kanë krijuar një sistem piramidë që për inerci e mban në këmbë, por që realisht është e zhytur deri në grykë. Vendi aktualisht në arkën e tij nuk mund të përballojë dot më as pagesan e rrogave dhe pensioneve aktuale, asistencës ekonomike për familjet e varfra dhe shërbimet e tjera publike.
As që flitet për rritje pagash e pensionesh siç është premtuar dy vjet me radhë por është anuluar realisht rritja e tyre. Në këto 6 vjet pagat dhe pensionet nuk janë rritur më shumë se 5 mijë lekë të reja, ndërsa herë pas here buxhetorët gjenden në vështirësi për të marrë paratë. E vetmja zgjidhje që shpëton qeverinë është shtrenjtimi i çmimeve, akcizës, tatimeve dhe veprime të tjera abuzive si me shportat e mallrave nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Arka e shtetit prej të paktën 2 vitesh është boshatisur krejt dhe vendi është cilësuar nga ekspertët
ndërkombëtar jashtë sistemit ekonomik.
Në raportet e të paktën 8 viteve më parë, ku borxhet e jashtme nuk shkonin më shumë se 50 për qind, Banka Botërore në raportet sekrete të saj cilësonte se ekonomia shqiptare mbahej vetëm në letra dhe ishte në prag të falimentimit. Këtë situatë e rëndonin borxhet e brendshme ku qindra institucione i detyroheshin njëra-tjetrës brenda sistemit ekonomik. Por si paraqitet situata aktuale në shifra. Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer.
Sa më e madhe të jetë pesha e këtij borxhi ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, aq më e madhe është edhe pesha e interesit të paguar në vit ndaj PBB-së. Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit publik për 2009-ën ishte rreth 680 miliardë lekë, ose 59.5% e PBB-së. Rreth 61% e këtij borxhi përfaqësohet nga borxhi i brendshëm, ose borxhi që qeveria ua ka marrë qytetarëve të saj, ndërsa pjesa tjetër nga borxhi i jashtëm. Aktualisht shifra ka kaluar 60 për qind dhe Banka Botërore së fundmi preu investimet Shqipërisë, duke e paralajmëruar të mos marrë të tjera. Por pa kaluar as një muaj u aplikua në Bankën Islamike dhe fituan 350 milionë dollarë për vetëm 37 kilometra rrugë në Tiranë-Elbasan me 5 për qind interes.
Ky borxh do rëndojë më tej ekonominë e qeverisë dhe qytetarët, ndërsa ka dyshime se një pjesë e parave do të pastrohen apo përdoren për afera të tjera elektorale. Shqipëria ka stokun e borxhit më të lartë në rajon pas Greqisë (115.2%). Ndërkohë pas Shqipërisë (59.9%) renditen: Turqia (45.5%), Mali i Zi (38.25%), Serbia (35.6%), Kroacia (35.41%), Bosnja dhe Hercegovina (35.37%) dhe Maqedonia (23.48%). Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të borxhit publik gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Greqia.
Open data.al vlerëson në analizën e saj se edhe dhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borxhit ndaj PBB-së është ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare, dhe ndikon në normën e interesit dhe perceptimin e tregut për borxhin e një vendi. Niveli i lartë i borxhit publik të Shqipërisë është vlerësuar shqetësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Comments are closed.
Hajde ishalla vjen falimentimi si ne Greqi. Do na bente mire si ri-gjenerim
Pak perpara Berisha tha qe rritja economike ka arrite kulmin, duke e bere Shqiprine si Zvicrra.
Edhe komenti ime ishte negative duke mposhtur rritjen economike te endrruar nga nje debile qe nuk merr veshte nga economia. Tani Ridvan bode ne qofse eshte i mencur duhet te jape dorheqjen dhe ti thoje Shqiptareve te verteten.
Per me shume Shqiptare lexoni me siper se qfare thote AMA per economine e vertete te Berishes qe eshte dhimbje per cdo Shqiptare te pa fajshem.
asgje e re nga fronti i vucidolit..keto priteshin
Berisha po vepron si Lideri i Libise duke paguar vetem ato persona qe i ruajne pushtetin Berishes. Kurse populli fukara me xhepa bosh vazhdon si i depresuar te mbeshtesin Berishen neper mitingjet e Berishes pa e kuptuar se kush eshte dhurat qe Berisha i jep Shqiptareve. Lexoni se qfare thojne nderkombetaret per boxhetin e qeverise Berishjane. Mos u besoni se qfare thote Berisha, sepse ai don te rrije ne pushtet dhe populli te jetoje fukara.