Rritja galopante e çmimit të karburanteve trondit shqiptarët

19 Janar 2011, 11:50Ekonomia TEMA
Rritja galopante e çmimit të karburanteve trondit shqiptarët

Vetëm në pak ditë nga 150 lekë për litër çmimet e naftës dhe të benzinës tashmë i kanë kaluar 160 lekë për litër dhe me këto ritme shifra 200 lekë mund të arrihet shumë shpejt.

Sipas tregtarëve të karburanteve arsyeja kryesore është ndryshimi i shpeshtë i çmimit të karburanteve në tregun botëror kohët e fundit, pasi tregu shqiptar i karburanteve varet gati tërësisht nga importi.

Disa specialistë të tregut vërejnë se një ndikim jo të vogël ka patur edhe ndryshimi i kursit të këmbimit midis lekut dhe valutave të huaja, në favor të këtyre të fundit.

Në tre muajt e fundit monedha shqiptare është zhvlerësuar me rreth 6 për qind në raport me dollarin amerikan.

Autoritetet e Konkurencës thonë ndërkohë se po monitorojnë tregun për të parë nëse ka spekulime.

Vazhdimisht rritja e çmimit në tregun ndërkombëtar të karburanteve është shoqëruar me rritjen e menjëhershme të çmimeve me pakicë, por një gjë e tillë nuk ndodh kur çmimet e shumicës ulen.

“BBC”

1 komente në “Rritja galopante e çmimit të karburanteve trondit shqiptarët”

  1. Epirioti says:

    Po navigoja nne internet dhe gjeta cmimin aktual te benzines ne USA. Eshte rreth 900 leke te vjetra per liter, dhe te llogaritesh qe transporti nga Lindja e Mesme eshte tre here me larg sesa ne Shqiperi. Kaq. Me thjesht nuk ka, aritmetike e thjeshte. Ku vene 700 leke te vjetra per liter ne Shqiperi, kush i vjele keto teprica?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje