Një biznes shqiptar që kërkon të shtrijë aktivitetin në një treg të panjohur për të në Itali, do të ketë mundësi të gjejë gjithë informacionin e kërkuar në një sportel të vetëm në Tiranë.
Shoqata e biznesit CDO “Compagnia delle Opere” e Barit përuroi zyrën në Shqipëri. Në bashkëpunim të ngushtë me ambasadën italianë në Tiranë, CDO-ja ka si qëllim t’u vijë në ndihmë kompanive italiane në vendin tonë, por edhe kompanive shqiptare që operojnë në Itali.
Aktualisht janë rreth 30 biznese shqiptare, që aderojnë në këtë shoqatë. Edhe pse deri tani ajo nuk ka patur një seli në Tiranë, ato janë ndihmuar në distancë nga zyra e CDO-s, në Bari.
Këtë vit në panairin e përvitshëm të Agro-biznesit, mbajtur në muajin shtator në kryeqytet, CDO-ja e Barit, solli në Shqipëri një delegacion prej 25 biznesmenësh italianë. Në krye te grupit ishte zv/drejtori i Përgjithshëm i CDO-s Massimo Ferlini dhe Presidenti i CDO-s në Bari Vincenzo Papa.
CDO-ja u themelua në Itali 25 vjet më parë dhe sot numëron më shumë se 35.000 biznese anëtare të saj dhe është e pranishme në mbi 20 vende të botës.
ej pa shikoni cfare po bene ai qe eshte gjysem i ngritur ,me duket se po u leshon nje pordheeeeeeeeeeeeeee
me ne fund nje shoqate biznesi serioze erdhi edhe ne tirane..e njohe kete shoqate dhe ne itali kane nje rrjet shumete madh dhe me nje potencial antaresh duke filluar nga bizneset e vogla dhe deri tek tek bizneset me te medha…suksese dhe shpresoj te keni sukses edhe ne shqiperi si ne te gjithe boten…
po zyre konsulence per bizneset greke dhe shqiptare nuk do hapet se do na lejne pa furnizuar me salciki
pastaj e na bejne hatane
o turkofagos e han salcikin ti mo apo e perdor per te grasatuar marmiten e ndryshkur