Kompania ACR ka pranuar më në fund që të plotësojë kushtet e minatorëve që janë ngujuar në minierën e Bulqizës prej disa javësh, duke protestuar për pagat e ulëta dhe kushtet e punës. Administratori i ACR u ka dërguar sot në mesditë një letër minatorëve, ku u bën me dije se kompania pranon kushtet e tyre për rritje page në masën 20 për qind dhe për përmirësimin e kushteve të punës.
Ndërkohë, ACR ka bërë dhe një herë të ditur se nuk pranon që marrëveshja të firmoset nga kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla, duke lënë tashmë në dorën e minatorëve vendimin për të pranuar ose jo këtë marrëveshje të ofruar sipas ultimatumit që kishin vendosur minatorët.
ACR bën të ditur se në këtë letër, e cila mban firmën e administratorit Giga Bedineishvil dhe vulën e kompanisë, garantohget rritja e pagës në masën 20%, përmirësimi i kushteve të punës, si dhe mundësia e transparencës në realizimin e investimeve. Më tej kompania ka ftuar të gjithë minatorët dhe punonjësit e tjerë të kompanisë që të rikthehen në punë, me qëllim rimëkëmbjen e minierës, duke filluar nga dita e nesërme në orën 07.00.
Mëngjesin e sotëm situata në Bulqizë ka qenë e tensionuar, pasi minatorët nuk pranuan ftesën për negociata të kompanisë ACR, pa qenë i pranishëm kreu i Sindikatës, Kolë Nikolla.
kjo eshte kompani mafjozesh me ne krye super kriminelin salije berishen
ça eshte ajo “mundesi transparence” mor bab, ore keta prape mundohen ti mashtrojne me lojera fjalesh po minatoret duhet ti thone kesaj pseudokompanie qe te filloje ndertimi i objekteve te reja per punetoret si mensa e dushe qe neser…………..ndryshe te kthehen ne Austri dhe ta harrojne Bulqizen.
Me duket se Metes ja shpjegoi dikush me SMS se cfar ndodh nese demtohen me tej interesat e ACR. Keshtu qe koklopa u terhoq nga planet per tja dhene minieren ca myshterinjve te tjere.
D E K L A R A T Ë S H T Y P I
Të indinjuar nga nga qëndrimet, veprimet dhe mosveprimet e padenja te strukturave përgjegjëse shtetërore ndaj grevës së minatorëve të Bulqizës, si edhe nga thika pas shpinës së minatorëve nga pseudosindikata e pseudosindikalistë, Sindikata e Minatorëve «Janar 1991» deklaron se :
Kërkesa e Minatorëve për rritje të pagës dhe përmirësim real të sigurisë në punë dhe kushteve të punës është tepër e drejtë dhe tepër minimale.
Greva e minatorëve është në përputhje të plotë me ligjin dhe ndërhyrja e Ministrisë Ekonomisë, Gjykatës dhe Zyrës Përmbarimit të Dibrës si edhe të Policisë së Shtetit janë akte të papreçedente të terrorizmit shtetëror dhe të kapjes së shtetit nga segmente të pushtetit të lidhura me mafian e kromit.
Mbështesim fuqimisht dhe vendosmërisht grevën e minatorëve të Bulqizës, u bëjmë thirrje atyre që të mos e ndërpresin grevën pa arritur marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të tyre jetike.
I bëjmë thirrje të gjithë minatorëve, në punë apo në reformë, të mbështesin fuqimisht dhe me sakrificë minatorët e Bulqizës. Të njëjtën thirrje ua bëjmë gjithë qytëtarëve të Bulqizës, por edhe mbarë opinionit shqiptar.
I bëjmë thirrje minatorëve të Bulqizës, që të mos lejojnë provokimet brënda rradhëve të tyre, të mos bien pre e makinacioneve të kompanisë konçensionare e të disa drejtuesve sindikalë, që nuk kanë për qëllim të mbrojnë minatorët, por të bëjnë pazare me qeveritarët. Minatorët i njohin mirë këto pseudosindikata pazarexhinjsh.
Vëllezër minatorë të Bulqizës ! Qëndroni të bashkuar që nga drejtuesit e grevës e deri tek grevisti më i fundit. Bashkimi është forca juaj dhe do jetë fitorja juaj. Mos u tërhiqni pa realizuar rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në punë.
Kërkesat janë tuajat. Realizimi i kërkesave është interesi juaj direkt. Kurse çdo fitore apo humbje e juaja është edhe fitorja ose humbja jonë, e çdo minatori, e çdo bulqizaku, e çdo punonjësi e qytetari shqiptar, që nuk dëshiron të kapitullojë para arbitraritetit dhe dhunës së pushtetit.
Ne ju mbështesim me gjithë fuqinë tonë. Nëse përsëri nuk do ketë marrëveshje dhe realizim të kërkesave, ju ftojmë edhe një herë tjetër, që të koordinojmë së bashku, ju edhe ne, të organizojmë e të përshkallëzojmë protestën deri në maksimum, në rast nevoje duke sakrifikuar edhe jetën në mbrojtje të të drejtave tona.
Sot nuk është koha për të pritur nga pushtetarët. Sot është koha për të luftuar dhe fituar. Për të luftuar me çdo lloj mjeti dhe çdo lloj sakrifice. Makutëria për pushtet dhe para nuk mundet kurrë të jenë më të forta sesa e drejta jonë për të jetuar si njerëz në Shqipërinë tonë të përbashkët, nga pasuria jonë e përbashkët që Zoti i dha shqiptarëve dhe djersa e sakrificat tona të përbashkëta i mundësuan si në diktaturë, ashtu edhe deri sot.
I kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga çdo lloj forme e dhunës ndaj minatorëve heroikë I kërkojmë ACR-së ngritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës mbi bazën e kërkesave të grevistëve.
I sugjerojmë si grevistëve, ashtu edhe ACR-së që të mos humbasin kohë dhe nerva të çmuara me efekte dytësore, por të konkludojnë urgjentisht në bisedime serioze mbi thelbin e kërkesave më imediate të shtruara për zgjidhje.
SINDIKATA E MINATORËVE TË SHQIPËRISË “ JANAR 1991 “
keto jan lojrat e rradhe per mashtruesit e asaj pseudokompanie…
Kompania ACR po ben nje tjeter mashtrim te radhes. Pse valle nuk shkojne ne Bulqize dhe te flasin me minatoret, por u dergon leter? Pse nuk lejojne perfaqsuesin e sindikates qe te firmos marreveshjen? Sindikata eshte perfaqsuesia e ligjeshme e puntoreve qe e njeh ligja ne gjithe veprimtarite e tyre. Puntoret duhet te kene patjeter nje grup juristesh qe te mos ua haj qeni shkopin dhe te mos e lejojne ACR-ne te neperkembe te drejtat dhe kerkesat e tyre. Heshtja e qeveris eshte sinjal i keq per punetoret, por akoma me keq eshte heshtja e opozites, heshtja e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, e Grupit Shqiptar te Drejtave te Njeriut, e Zyres se Avokatit te Popullit, por dhe grupeve te tjera te shoqerise.
100% dakord, ku eshte pare e degjuar qe nje mafioz barkpathare gjeorgjian si puna e ketij Giges te vije e shkele me dy kembet Kodin e Punes dhe ligjet shqiptare dhe perfaqesuesit e shtetit e opozites rrijne e shkruajne perralla ne diell os eme mire akoma tallin byth..n me minatoret dhe shtetasit shqiptare.
Ketu ka vdekur cdo qelize qe mund te kete shteti dhe me keq njerezorja, percahen minatoret, ju ofrohen marreveshje te jashteligjshme qe neser pasneser ato te kundershtohen ne gjykate nga ACR dhe te shpallen te pavlefshme.
Kete komb e kane injoruar e neperkembur njesoj si ne ato filmat e qemotit ne Pakistan apo Indi kur kolonialistet ju vinin mitralozin atyre fukarenjve me mustaqe dhe vrisnin nga dy mije ose tre mije pa ju dridhur syri.
Qeveria dhe Min Ekonomise te beje transparente fillimisht si eshte gjendja dhe plani i realizimit te investimeve nga ACR deri tani neprmjet Agjencise se Koncesioneve dhe do te shihni qe ACR-se duhet ti zgjidhet kontrata pasi ne TV pame qe kromi vazhdon te nxirret me duar nga njerezit si 300 vjet me pare ne po te njejtit vagone qe E.Hoxha i la trashegim kesaj Qeverie.
Te nderuar minatore,rezistenca e juaj do te marre kuptim vetem kur marreveshja me kompanine te
nenshkruhet nga te dy palet ,ne tavoline ,ne Bulqize.Letra te tilla jane pacavure qe fyejne cdo ore te rezistences tuaj e qe tentojne te lozin me nervat tuaja te lodhura.Ju, jeni faktori e aktori ne kete perballje
qe duhet kurorezuar.Dua te besoj qe jeni ne lartesine e ketij momenti historik te levizjes tuaj sindikale.
Me thënë të drejtën unë vajta në minierë me gjthë se kapiteni më kish dhënë porosi të prera që të mos qasem andej. Unë thashë për hir të kombit do të vete. Vajta dhe mbajta një fjalim solidarizimi me minatorët aq sa ata u ma
mallëngjyen shumë. Me ta marë vesh kapiteni më pezulloi nga puna. çfarë ke bërë mor tutkun, më tha,nuk të thashë mos afroheshe atje? Po për të mirë të kombit dhe tënden e bëra, i them. Po çfarë të mire, më thotë ,ti i ke frymëzuar për qëndresë. Pikërisht ,i them, se po ikën ata kush do të punojë në minierë. Po s’punuan ata ne s’fitojmë gjë. Obobo çmë ka gjetur mua me ty , më thotë. Dhe unë me thënë të drejtën jam në hall. Nuk e kuptoj çfarë kërkon ai njeri.