Kryelajmi i çdo medie në Europë është arritja e një marrëveshje për shpëtimin e zonës euro. Edhe pse ka shumë media që janë skeptike nëse Europa është shpëtuar vërtet, entuziazmi ka pushtuar të paktën tregjet, që kanë reaguar pozitivisht. Por, prestigjiozja gjermane Der Spiegel bën dy konstatime interesante nga gjithë kjo ngjarje.
E para, që tani BE është e ndarë në dy pjesë dhe ndarja është e thellë. Bëhet fjalë për vendet e eurozonës dhe vendet jashtë zonës euro. 10 shtete që nuk janë pjesë e euro-s nuk morën pjesë fare në dhomën ku diskutohej për fatin e monedhës. Xhon Mejxhër, ish- kryeministër britanik, thotë se ekziston rreziku i një konfrontimi. Shumëkush e kujton se si Sarkozi iu përgjigj ashpër kryeministrit britanik Kameron, duke i thënë se ‘më ka ardhur në majë të hundës nga kritikat tuaja, nuk u pyet kush për zonën euro’. Sipas revistës gjermane, kjo do përcaktojë trendin e konfliktit të ardhshëm.
Së dyti, për revistën është shqetësues fakti se sa harmoni ka në politikën gjermanë së fundmi. Ajo thotë se Gjermania po kthehet në një vend pa opozitë. Votimi i forcimit të ombrellës së shpëtimit- por edhe shumë çështje të tjera kanë kaluar në harmoni, e cila është shqetësuese. “Në politikën gjermane po mbizotëron një uniformitet në të menduar,” shkruan revista.
That’s way more clever than I was epexictng. Thanks!