Rona Nishliu fiton trofeun e 50-te te RTVSH

30 Dhjetor 2011, 14:48Ekonomia TEMA
Rona Nishliu fiton trofeun e 50-te te RTVSH

Është mbyllur festivali jubile i 50-të i këngës në RTVSh dhe ka qenë këngëtarja Rona Nishliu që ka rrëmbyer çmimin e parë, duke siguruar kështu një vend në Eurovision që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Baku të Azerbajxhanit.

Nishliu, e vetmja këngëtare nga Kosova, ka qenë deri në fund në garë për çmimin e parë me Elton Dedën dhe Sajmir Brahon. Kënga e Rona Nishliut, e titulluar “Suus” pati meritën e sjelljes së një kënge krejtësisht ndryshe nga fryma e zakonshme që karakterizon Festivalin e Këngës. Festivali i fundvitit, pavarësisht prezantimit të dobët, skenarit skematik dhe mungesës së elementëve që do ta kishin kthyer në show-n më të madh të vitit, arriti të mbledhë edhe këtë vit forcat krijuese nga më të mirat në tregun shqiptar, kuptohet, meritë edhe e biletës për në Eurovizion. Por, të paktën këtë vit tentativat për të prodhuar këngë që krijuesit mendojnë se ‘i duan’ në Eurovizion, ishte më e vogël. Krijuesit, ndoshta po fillojnë të kuptojnë se në Eurovizion shkohet me identitet kombëtar e jo për të tregëtuar muzikë që ne mendojmë ‘do u pëlqejë’ eurovizionistëve.

Kënga “Suus” mori me vete edhe duartrokitjet e forta të publikut, dhe është ndoshta hera e parë në këto vjet që nuk dëgjohet të flitet për këngë të paracaktuara për të fituar. Rona mori edhe çmimin e interpretueses më të mirë, ndërsa Sokol Marsi mori çmimin për tekstin më të mirë me këngën ‘Kristal’. Melodia më e mirë i shkoi Endi Sinës (Mira vjet), çmimi i kritikës i shkoi Frederik Ndocit, ndërsa ai i orkestrimit, Klodian Çafokut.

2 komente në “Rona Nishliu fiton trofeun e 50-te te RTVSH”

  1. Shqiptar Guximtari says:

    Ne po cojme ne Eurovizion nje kengetare qe “thuajse” eshte cmendur, kujtojeni vjet kur kendoi ne po te njejtin event nje kenge per tezen qe sapo i kishte vdekur, Bravo nje vend te pare per tru te skarcuar do e kemi ne Eurovizion.

  2. dritani says:

    Çafoku apo Qafoku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje