Kuvendi miraton me konsensus ligjin për Gjykatën Administrative

3 Maj 2012, 12:54Ekonomia TEMA

Merr fund odiseja e Gjykatës Administrative. Me konsensus, mazhoranca dhe opozita kanë miratuar sot ligjin që i hap udhë ngritjes së kësaj gjykate.

Fillimisht ishte Komisioni i Ligjeve që e kaloi ligjin me konsensus. Tani pritet që në gjithë vendin të ngrihen gjashtë gjykata të tilla, duke lehtësuar ndjeshëm punën e gjykatave të tjera. Ligji thekson se gjykata e kryen veprimtarinë e saj brenda në selinë e saj por edhe jashtë saj kur është e nevojshme.

Ligji u miratua pak pasi në seancë kishte folur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje