Kryeministri çek: Berisha më premtoi se do i zgjidhë problemet me CEZ-in

16 Prill 2012, 13:07Ekonomia TEMA

Konferenca e sotme për shtyp mes kryeministrit çek, Petr Necas, që po viziton Tiranën dhe homologut Sali Berisha u dominua nga problemet e kompanisë CEZ. Edhe pse Berisha dhe Necas thanë se do kishte një forum mes kompanive ceke e shqiptare për investimet, sërish problemi i CEZ ishte në qendër të konferencës për shtyp. Berisha përsëriti në konferencë se Shqipëria e do integrimin vetëm në bazë të meritave dhe performancës. Kurse homologu çek tha se Çekia përkrah integrimin e Shqipërisë.

I pyetur për investimin e CEZ, Necas tha: “Investimi i CEZ ka qenë një model i suksesshëm. Jam siguruar nga Berisha që edhe pala shqiptare ka interes që ky proces të jetë i suksesshëm. Në këtë proces ka pasur shumë mosmarrëveshje, por besojmë se do zgjidhen. Besoj se zgjidhja e situatës me CEZ do jetë një sinjal i mirë për Europën sepse CEZ është ndër pesë kompanitë më të mëdha në Europë në këtë fushë. Berisha më ka thënë se pala shqiptare do bëjë çmos për të zgjidhur këtë situatë”.

Kurse Berisha, në përgjigje të pyetjes se përse duhet të investojnë çekët në Shqipëri kur shohin problemet e CEZ, tha: “Kompanitë ceke kanë shumë arsye të investojnë në Shqipëri. Fakti që aty ku krijohen probleme, ne i diskutojmë së bashku në mënyrën më transparente për zgjidhjet më të drejta dhe më të ndershme, është në favor të kësaj që themi. Problematika lidhur me CEZ-in besoj se do shkohet drejt dhënies së përgjigjes më të mirë për problemet e krijuara. Kam besim tek kapacitetet e mëdha investuese të CEZ-it, si një nga korporatat më të mëdha në Europë dhe në mbështetjen që qeveria ceke dhe institucionet i japin asaj për të investuar.”

7 komente në “Kryeministri çek: Berisha më premtoi se do i zgjidhë problemet me CEZ-in”

  1. popolo di Tirana says:

    Deri tani ne, shqiptaret, nuk i kemi pare “kapacitet investuese” por “afttesite gllaberuese” te kompanise suaj Zoti Kryeminister…

    1. Shkodrani says:

      Kaq koqe te jesh?!!! Mire ne qe na zuri halli se e kemi ketu, po ti, vjen nga ana e anes dhe e beson?!!!
      Merre nje, ta mbash me shendet se vetem kete ke per te marre:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/pas-gjuhes-se-detyruar-kineze-ja-dhe.html

  2. DHELPRA says:

    EHH SA PREMTIME I KA BO SHQIPTARVE AJO LLOJ KRIJESE, PYTI SA I KA MBAJT….

  3. mali says:

    Prandaj ke ardh ti vemje, per me zgjidh problemet e tua??

  4. I_pa_anshem says:

    Ne Kanada, ministri i brendshem jep doreheqjen per mosdeklarimin e sakte te cmimit te blerjes se aeroplaneve ushtarake.
    Ne Shqiperi, Gerdeci, 21 Janari e te tjera ngjarje si keto kalojne pa pergjegjsi nga ana e pushtetareve.

    Ju lutem o popull kujdes kur jepni voten. Eshte shume e rendesishme kush ju perfaqson.

  5. kuq e zi says:

    ja dhe nje shtet tjeter qe na mban per ko..sh … dhe embelsisht thone ne ju mbeshtesim per ne BE por kujdes kompanine tone !! se kur i ngaterrohen lesht politikes me bisnesin ka dhe kshu pra ky ishte njeri qe e tha troç sa te tjere nuk bien ne sy??? psh greqia me detin… e ku ta di une me keta jemi ne vend numero

  6. Altin Gjika says:

    Po po , te mbushme e ke kerkesen. Saliu sa te ikni ju e harroi qe keni ardhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje