“Credit rating” dhe vlerësimi i borxhit shqiptar

14 Prill 2012, 16:38Ekonomia TEMA
“Credit rating” dhe vlerësimi i borxhit shqiptar

Arben Demo           

Për të bërë vlerësimin e mundësive për kthimin e kredive, pra të borxheve, që një vend apo dhe një kompani e madhe ka ndaj të tretëve, ka agjenci private që quhen “agjenci të vlerësimit të kreditit”, të cilat, në mënyrë të vazhdueshme bëjnë vlerësime që  shpallen për publikun dhe për të interesuarit, d.m.th ata që japin kredi, borxhe apo dhe blejnë bono thesari të shteteve e të bankave. Në rastin e kompanive, vlerësimi bëhet më shumë për bondet e tyre se sa për vetë kompaninë. Edhe ne shqiptarët tashmë i njohim kryesoret e tyre. Ato janë:  A. M. Best; Dun & Bradstreet; Standard & Poor’s; Moody’s dhe Fitch Ratings. Ato vlerësojnë shtetet :  sovereign credit rating. Këtu më poshtë po japim mënyrën me të cilën shprehen vlerësimet nga secila prej tri agjencive kryesore duke dhënë shpjegimet për cilësimin e secilës shkallë vlerësimi.

Afat gjatë

Afat gjatë

Afat gjatë

Shumë mirë

Shkallë e lartë

Shkallë e mesme e lartë

Shkallë e mesme e ulët

Me rrezik për investimet

Me rrezik të lartë

Me rrezik të madh

Rrezik ekstrem

Në falimentim me pak shpresë shpëtimi

Në falimentim

Problemi i borxhit të Shqipërisë është kthyer kohët fundit, me të drejtë, në vëmendje të debatit politik, për vetë rëndësinë që ka në mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare sot dhe për të ardhmen. Në tabelën e mësipërme paraqesim vlerësimet për disa nga shtetet me ekonomi të zhvilluar të Evropës dhe ShBA-në, si dhe vendet e rajonit dhe disa, që si ne, janë në tranzicion. Mendojmë se me këtë mënyrë kemi mundësi të gjykojmë më saktë për shëndetin e  ekonomisë shqiptare dhe rreziqet, që eventualisht ka,  ky nivel i borxhit, si dhe çfarë po ju lemë trashëgimi fëmijëve tanë.

Së pari, borxhi i vendit tonë paraqitet, sipas të dy agjencive të mësipërme, respektivisht  B+ sipas Standard & Poor’s  dhe  B1 sipas Moody’s, që janë shkallë të barasvlershme, si tregues të rreziku të lartë për investitorët.  Së dyti, këta tregues ndikojnë për shkallë të lartë përqindjesh interesi për kreditë eventuale dhe sidomos, për bonot e thesarit, që emeton shteti për të financuar borxhin. Kështu sot, për të shlyer kamatat dhe principialet, bonot e thesarit kanë arritur në 7,35%, që rëndon së tepërmi buxhetin e shtetit dhe në llogari të fundit vlerën reale të kredive dhe koston e veprave që ndërtohen me to.

Tabela që paraqesim më poshtë jep një tablo të plotë të gjendjes së ekonomive kryesore të botës, atyre të Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë. Ndërsa për vendet me ekonomi të fortë dhe eksportuese, niveli i lartë i borxhit përballohet, për vende të tjera si Greqia, Islanda, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, rreziku paraqitet i madh dhe ato, veç ndihmave monetare nga FMN dhe Banka qendrore Evropiane, i janë nënshtruar një regjimi tepër të rreptë  ekonomik me shkurtime  shpenzimesh, me ulje të deficitit të përvitshëm buxhetor,  masa, që siç dihet, kanë shkaktuar protesta dhe trazira, që ende vazhdojnë.

Traktati i Lisbonës kërkonte që të gjitha vendet anëtare të BE-së ti përmbahen një kufiri të sipërm të borxhit prej 60% të GDP-së. Kjo  nuk është respektuar, me pasoja jo vetëm për ato vende, por dhe për gjithë bashkësinë duke thelluar krizën. Ndërkohë, vendet më të forta kanë marrë vendime shtrënguese  të ekonomisë, me  ulje të shpenzimeve buxhetore, por edhe me kufizime deri në Kushtetutë të deficitit buxhetor, i cili duhet fillimisht të mos kalojë rritjen vjetore deri sa të ketë një barazim të shpenzimeve me  të ardhurat. Këtë po e kërkojnë më tepër ato vende që janë prodhuese dhe eksportuese.

Në se do të krahasojmë gjendjen e vendeve të rajonit, si ato të Ballkanit, ashtu dhe të tjerat republika ish-socialiste, do të veçonim rastin e Greqisë, në shkallën më të lartë të rrezikut të falimentimit. Po kështu me borxh të lartë është dhe Hungaria, por me më pak rrezik se vendi ynë. Të gjithë të tjerët kush më shumë e kush më pak janë me probleme  dhe nga to duhen veçuar Çekia, Polonia, Sllovenia, Sllovakia,dhe Estonia që janë më mirë. Tabela që kemi hartuar, me të dhënat më të fundit që zotërohen të institucioneve ndërkombëtare, besoj se  është mjaftë folëse. Nga ajo mund të gjykojmë jo vetëm për nivelin e borxhit dhe shkallën e rrezikshmërisë për secilin shtet por edhe për nivelin ekonomik, nga GDP për frymë, qoftë dhe nga llogaritja mbi bazën e njësimit të fuqisë  blerëse: PPP-Purchasing Power Parity.

Për vendet në zhvillim, institucionet ndërkombëtare gjykojnë se  borxhi i tyre, për të qenë i përballueshëm, nuk duhet të kalojë  40% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB-GDP). Për rastin shqiptar ne gjykojmë se borxhi ka shifra edhe më të larta nga ato që jep qeveria, sepse GDP jepet më e lartë nga vlerësimet e ndërkombëtarëve, dhe se në borxhe nuk llogariten ato detyrime jo të vogla që ka shteti ndaj të tretëve. Si do që të jetë, borxhi duhet të ulet sa më parë dhe ky veprim duhet të ketë përparësi në agjendën ekonomike të qeverisë.

Qeveria shqiptare  duhet të jetë më shumë transparente, duke  i bërë të qartë taksapaguesve ecurinë në vite të borxhit, duke përllogaritur skenarë të shumtë të nivelit të zhvillimit. Shiptarët duhet ta dine sa do paguajmë në vitet e ardhshme, pra sa do të rëndoj nesër borxhi i sotëm, për sa vite do të jetë problematik, sa ky borxh  penalizon zhvillimin e vendit dhe për sa vjet do duhet ta përballojnë fëmijtë tanë. Një paraqitje, pa falsifikimet që janë sheshit në praktiken e Berishës, nën hijen e Edvinit, do të shërbente  për të kuptuar ne, shtetasit e këtij vendi, se ku po shkojmë e ku po mbytemi. Unë do mjaftohesha të vëreja se sot Berisha po lejon mos pagimin e energjisë , e ujit, e tokës që zaptohet, e kontributeve për pensionet, po grabit e fal toka e prona me një euro, kryen investime të parakohshme apo  pa impakt në ekonomi, që do ti paguajnë dhe ata që përfitojnë sot nga politika të tilla absurde. E veç tyre e  mbi të gjitha, shkalla e lartë e korrupsionit dhe e monopoleve të ortakëve të familjes, që të gjitha së bashku, duhet të na trembin jo vetëm për të ardhmen tonë por dhe  të femijëve tanë.

 

Qeveria, për të zvogëluar borxhin dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik të vendit, duhet të uli në radhë të parë shpenzimet e administratës, të uli deri sa ta eliminoj deficitin buxhetor e përvitshëm,   koston e politikës në përgjithësi, duhet të racionalizoj investimet duke mos filluar njëherësh disa, duke mos bërë investime të parakohshme, duke nxitur me lehtësira dhe mbështetje monetare  sa më parë prodhimin vendas dhe investimet prodhuese, si dhe duke marr   të tjera masa mbrojtëse për ta.

Mendoj gjithashtu se duhet sa më parë të rivendosen marrëdhëniet e mëparshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ti kërkohet ndihmë urgjente me kredi të favorshme, për të zëvendësuar ato më përqindje të lartë. Do të ndihmonte dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, që mundëson ndihma dhe programe të dobishme për ne. Jashtë çdo diskutimi duhet reformomi  i vendit në aspektin e institucioneve, të demokratizimit dhe të drejtave dhe lirive të shtetasve, që janë dhe në detyrimet për integrimin në BE.

Për sa i përket rrezikshmërisë që paraqet borxhi i lartë dhe në rritje  e ilustron  rasti i Greqisë, e cila  për shkak se vonoj të merrte masat që i propozuan ata që do ta ndihmonin, llogaritet, që po i ecën mirë punët, dhe kjo nuk është e sigurt, do të ketë në vitin 2020 borxhin 124 % të GDP-së (sot e ka 160%). Asaj ju kërkua të uli shpenzimet e shtetit, të luftoj bindshëm evazionin fiskale, të uli numrin e buxhetorëve, të privatizoj kompanitë shtetërore dhe të shes  prona, e mbi të gjitha një reformë të vërtetë fiskale dhe jo shpërdorime të parave të BE-së. Vlen të kujtojmë këtu fjalët e para ca ditëve të M. Montit :” Më mirë taksa të larta se sa ta pësojmë  si Greqia“.

          Duhen  sa më parë të bëhen ndryshime në politikën ekonomike, e jo vetëm në atë, përpara se të jetë tepër vonë, sepse neve  ndryshe nga Greqia, nuk do na dali kush për zot..,    dhe këtë më tepër se Qeveria, duhet ta ketë parasysh biznesi shqiptar, që ende nuk po e kupton se varfërimi i mëtejshëm i të varfërve dhe ulja e investimeve të shtetit, si rezultat i rënies të të ardhurave buxhetore, do të këtë pasoja të rënda për ata dhe do t’ju  duhet kohë që  ta marrin veten.

Mbrojtja e prodhimit vendas mund të        bëhet në kufijtë e asaj që bëjnë dhe vendet e tjera. Kështu  ShBA kanë ligj të veçantë për të mbrojtur  firmat amerikane  : me By American Act (BAA), një ligj i viti 2008, si dhe me ligjin Small Bussines Act , sepse duke mbijetuar ato mbijeton  dhe vendi. Unë po ju jap fillimin e këtij ligji të shpallur në gusht 2008:

“§ 2. (a) Thelbi i sistemit ekonomik amerikan të sipërmarrjes private është gara e lirë. Vetëm nëpërmjet garës së plotë e të lirë mund të kemi treg të lirë, futje të lirë në biznes dhe mundësi për shprehjen dhe rritjen e nismës personal. ruajtja dhe shprehja e kësaj gare është themelore për mirëqënien dhe sigurinë e Kombit. Kjo nuk mund të sigurohet dhe pa inkurajuar e zhvilluar aftësinë e  biznesit të vogël. Kongresi është shprehur politikisht se qeveria duhet të ndihmoj, këshilloj, të mbroj për sa është e mundur interesat e biznesit të vogël, duke siguruar që një pjesë e  porosive dhe kontratave e nënkontratave për prona dhe shërbime të sajat, si dhe blerje, t’u sigurohet këtyre ndërmarrjeve që të kemi forcimin e gjithë ekonomisë amerikane… “       

 Të njëjtën gjë kërkoj tash më fundi dhe presidenti francez N. Sarkozy si nga BE ashtu dhe si veprim të vetëm Francës, duke thënë që një pjesë e tregut dhe punëve të shtetit ti sigurohet SME e tj  Nuk po hyj në detaje por shteti ka mundësi për mbrojtur firmat vendase, sigurisht jo të miqve të vet, siç po ndodh sot,  por të të gjithëve, me subvencione apo grante, me incentiva, me kredi të favorshme, me blerjet e investimet e veta e  shumë mundësi të tjera.

 

 

 

 

 

Miliona Usd

sipas FMN

milion

Vleresimi

credit rating

14526550

102,00

3286797

2673853

2140108

2044003

119,60

1409946

780668

527920

469779

458725

377382

309846

122272

239177

229154

110,10

206985

104,90

130,10

192030

469401

130421

185315

305415

126,00

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Që ekonomia shqiptare është në krizë këtë e kanë të qartë të gjithë me përjashtim të kryeministrit. Rënia e konsumeve, shtrëngimi i kredisë, mungesa e investitorëve të huaj, rënia e blerjeve të banesave si dhe shumë dukuri të tjera, janë një sinjal i qartë për nevojën e ndryshmeve thelbësore në drejtim të ekonomisë, përpara se sa të jetë shumë vonë. Po kaq i dëmshëm është dhe konfliktualiteti politik që ka bllokuar jetën e vendit dhe jo vetëm atë politike. Asnjë politikani e asnjë force politike serioze nuk i lejohet të qëndrojë indiferente.

 

 

E ripunuar pas botimit ne Respublica.al

 

 

7 komente në ““Credit rating” dhe vlerësimi i borxhit shqiptar”

  1. ben says:

    Shkrim shume i sakte dhe me vlera.Por per ke thuaj,per qeverine e cila e mohon ne menyre kategorike krizen.Bizneset relativsht te medha ne Shqiperi duhet te ulerasin para qeverise(bizneset e vogla,dyqane,sherbime te ndryshme ,kane marre fund me kohe),sepse edhe ato,jo shume vone,do kene probleme.Shume kompani ndertimi po vegjetojne kot,me kredi,me apartamente qe nuk shiten etj,pra me nje situacion te keq,dhe ne kete situacion mund te bien edhe firmat prodhuese,shperndarse etj,Urojme qe jo,por si duket muhabeti,keq eshte situata.

  2. Ramy says:

    edhe hajvani kryeminister e di qe jemi ne krize
    ja te fillojne kundershtaret te thone qe nuk jemi ne krize ai do thote te kunderten
    nga krizat vijme drejt krizash shkojme

  3. plaku says:

    Zoti Arben Demo,
    Kam mendimin se, ky eshte shkrimi me me brume dhe fakte reale ne lidhje me ekonomine qe, kam lexur qysh nje vit e gjysem ketu ne forum.
    Per kete une dua te te falenderoj nga zemra, se mesova shume gjera nga ky shkrim.
    Po i lejoj vete vehtes qe, te mos jem dakord me ty ne faktin se, per daljen nga kriza duket se, ju jeni per shkollen gjermane, pra kursim te tmershem. Ky kursim i tmereshem ju urdheurua edhe Greqise dhe ne te gjithe po i shofim pasojat. Ekonomia greke eshte mbytur nga kursimet, kemi recesjon 15%. Ky fenomen ka filluar edhe ne Itali dhe bile vete ne Gjermani keto ditet e fundit. Si ka mundesi te kursesh kur ti ke recesjon. Vendet me borxhe si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia etj. duhet te kene rritje ekonomike se, vetem keshtu luftohet papunesia. Kutjo se, pardje BQE i ra kembanave te alarmit ne lidhje me papunesine galopante ne BE. Socjalistet franceze dhe gjermane kane futur ne planet e tyre kundershtimin e politikes se kursimeve te Merkozise. Ne se kursen, njerezit nuk kane leke ne xhep, kerkesa bie, oferta bie pra papunesi dhe recesjon.
    Kujto te lutem se, cfare beri presidenti Ruzvelt ne Amerike ne krizen e viteve 1932, ai beri ate qe keshilloi ekonomisti i madh englez Keyenes. Ai rriti taksat per te pasurit dhe me keto leke ndihmoi te papunet, beri programe gjigante konjukturale per vepra publike ( kuptohet duke shtypur dollare ) duke krijuar keshtu vende pune, pra rrijten e kerkeses se tregut te brendeshem amerikan. Ti e di me mire se mua se, kriza e viteve 1929-1935 ne Amerike ishte sepse oferta e industirise amerikane ishte shume me e larte se kerkesa e tregut te brendeshem ( rroga te ulta te punetoreve). Kete disnivel midis kerkeses dhe ofertes ai e eleminoi me programe te fuqishme konjukturale ne vepra publike.
    Kete gje po ben tani edhe Obama, i cili hodhi sasi kolosale leku te lire ne treg ( norma e interesit pothuaj zero %) per te stimuluar keshtu inisiativen private dhe programe gjigande konjukturale per vepra publike. Rezulatet e para pozitive te kesaj politike duken tashme ne horizontin e tregut te punes ne Amerike.
    Kujtoj ketu se edhe ne Itali, Monti filloi politiken e kursimit duke ulur pensionet dhe tani ne Itali shofim se kerkesa e tregut te brendeshem ka rene, eshte ritur shume papunesia dhe kane filluar zerat kritike per kete poltike te shtrengimi te rypit qe ben Monti. Pothuaj cdo dite shefa firmash italjane po vrasin vehten se, nuk kane leke ( kreditimi nga bankat mungon ) te paguajne punetoret. Pra zgjidhja sipas shume specialisteve nuk eshte kursimi (shkolla gjermane ) por rritja e kerkeses se tregjeve te brendeshme te ketyre vendeve ( shkolla anglo saksone ). Bile edhe ekonomia gjermane po e shef ne kurizin e saj politiken e kursimeve qe i sugjeroi vendeve te BE. Ti e di mire se eksportet gjermane kane filluar te bien sepse shume vende te BE nuk kane leke te blejne prodhime gjermane. Pra, me fal se e zgjata, rruga per daljen nga kriza eshte rruga qe na meson ekonomisti i madhe anglez Keyenes i cili ne vitin 1937 tha, ne menyre figuarative, se ne kohe krize duhet pranuar bile qe te hapen gropa dhe te njejtat gropa te mbyllen perseri.
    Edhe nje here shume faleminderit per shkrimin me shume brume. Te uroj ty dhe familjes nje fund jave te kendeshme.
    Pershendetje.

  4. Arben Demo says:

    I nderuar Plak !

    Lidhur me verejtjen e Juaj per kursimet, po Ju sqaroj mendimin tim:

    Së pari, une flas per:
    a)ulje te shpenzimeve te teperta ne administrat: ka nga 4 zv.ministra dhe Fullani ka rrogen sa tre ministra kur ai i FED-it ka sa te Zv.ministrit;e plote te tjera;ec e jake neper bote me parate tua e te miat;

    b)jo investime te parakoheshme (shume rruge pernjeheresh dhe pa impakt ne ekonomo, thjesht per vota e para per partiaket qe i pilotojne ato investime;te mos flas per 400-500 miliomn euro te devijuara ne rugen per Kukes qe do vite qe te jete me 54 korsi nga Durresi ne Morine.;

    c)ulje te deficitit buxhetor; deri nre barazim te shpenzimeve me te ardhurat;

    d)rivendosje te marrdhenieve me FMN dhe kerkese per ndihme urgjente prej saj (2-3 Mld $)per te zevendesuar borxnet me interesa mbi 8-9% me ato qe ju jepen te tjereve nga FMN me 3-4% qe do te thote 100-150 mln % ne vit shkurtim te detyrimeve;

    e)permiresim rrenjesor te sistemit fiskal qw po paguajn te varferit si ne asnje vend e jo te pasurit e firmat e huaja si kudo ne bote-teme e nje shkrimi te ardhshem;

    f) investime publike ne arsi , shendetesi, banesa per te varferit dhe ne plazhe, qe nuk frekuentohen nga mungesa e ujit, energjise , rrugeve dhe kanalizimeve;

    g)nxitje te atyre qe kane biznese reale dhe detyrim si kudo qe te punohet toka(jane 240.000 hektar djerre);mos falje miqve per nje euro te mijra hektareve

    e shume te tjera si monopolet e korrupsioni, qe jane per nje here tjeter.Nuk duhet harruar dhe tensionimi i politikes dhe prag diktatura qe po instalohet qe nuk japin perparim e mirqenie, ne “pleqt” e kemi provuar per 46 vite…

    Shume faleminderit e gjithe te mirat !

    1. plaku says:

      Arben Demo,
      Shume faleminderit per shkrimin tend shume dinjitoz. Edhe nga ky shkrim mesova shume gjera qe nuk i dija.
      Edhe nje here te uroj ty dhe familjes fund-jave te kendeshme.
      Pershendetje.

  5. imigranti says:

    Ju falenderoj per iformacionin e Z Demo e per komentet e bera ne lidhje me articullin e tij do te desha te pyes se sa perqind e fuqise puntore eshte shteterore ne Shqiperi kur Greqia e kishte 20 perqind kur filloi kriza,po te shtosh se ne Greqi kush do te punoje gjen pune(kur punojne shqiptaret e nuk jane pak)e kur ne Shqiperi papunesia eshte tmerresisht e larte kur reth 10 perqind jane pensioniste ajo B e B+ me duket relativisht e larte po te kemi parasysh kur ndrohet qeveria ngelen pa pune te ashtuquajturit opozitare. Perqafime

  6. plaku says:

    imigranti,
    Me sa di une sektori privat ne Shqiperi prodhon reth 75% te PPB dhe ze me pune reth 83% te fuqise punetore aktive.
    Të punësuarit në vitin 2010 sipas sektorëve thuhet se ishin :
    18.1 % në shtet
    26.6 % në privat
    55.3 % në bujqësi
    Por Shqipëria renditet e para në Botë, kur deklaron se të gjithë ata që jetojnë në zonët rurale janë të “vetpunësuar”. Këtë statistikë nuk e gjen askund të tillë!?
    Me fal por une kam lexuar se ne Greqi, shteti grek eshte punedhenesi me i madh. Pra ky faktor e krahason Greqine me ish vendet socialiste dhe ne se eshte e vertete eshte nje gje shume e keqe. Realiteti ka treguar se sa me pak shtet ne ekonomi aq me pak korruspsion dhe aq me shume inisiative private ka. Pra une nuk besoj se sektori shteteror ne Greqi eshte vetem 20%. Kuptohet se une nuk e njof Greqine. Keto qe them i kam me te lexuar.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje