Familja Katro në Korçë është pronare e njohur me ligj e truallit dhe ndërtesës ku sot është ish Shtëpia e Oficerëve në Korçë. Prona ndodhet në Bulevardin Republika, dhe është njohur me vendim nr. 594 datë 16.12.1994.
Prej vitit 1994, pronari Spiro Katro përveç njohjes së pronës, nuk ka më asnjë të drejtë mbi të. Askush nuk i detyrohet atij t’i japë qeranë e objektit dhe ndërkohë që godina ka ndërruar objekt, sërish ai është jashtë loje.
Familja ka një korrespondencë të vazhdueshme me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Mbrojtjes mbi perspektivën e kësaj prone, por askush nuk i jep një përgjigje të qartë. Kaosi i komunikimit mes institucioneve është proverbial dhe vlen për të ilustruar idenë se çfarë heq një ish pronar nga ky pushtet, për t’ia mohuar dhe atë pronë që i ka njohur. Në vitin 2007, Ministria e Ekonomisë i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që t’i paguajë pronarit qeranë mbi truallin prej 343 metra katror. Drejtoritë përkatëse në Ministri të Mbrojtjes dhe Sekretari i Përgjithshëm e refuzojnë kërkesën.
Më pas ka histori banale dhe tentativa që kjo pronë t’i kalojë Universitetit të Korçës, apo të ndryshojë emërtim, por në asnjë rast nuk është llogaritur pronari.
Pronari nga ana tjetër ka kërkuar dhe variante të ndërmjetme. Ai ka kërkuar që sipërfaqja prej 343 metra katrorë, që është një e treta e pronës, t’i kalojë atij për kompensim dhe çështja të mbyllet. As kjo nuk është pranuar. Interesant është se kundër tij ka qenë gjithnjë Ministria e Mbrojtjes, e cila është drejtuar nga republikani Mediu deri në vitin 2008, i cili përgjërohet për pronat dhe më pas nga Oketa dhe Imami. Por, vulën për humbjen e shpresave për të marrë pronën që i takon ia ka dhënë një drejtor me mbiemrin Berisha, njeri i fisit të kryeministrit, ish emigrant, në Ministri të Mbrojtjes. Pavarësisht ndryshimit të ministrave, të gjithë janë njësoj në një pikë, në poshtërimin ndaj pronarit real. Dhe pastaj flasin për të drejtat e pronarëve në Shqipëri.
vrisni mediun,,,rruge tjeter nuk ka per ate shkerd,,,te
mir i gjen,,, se shumica e ketyre ish pronareve voten ja kane dhene pikerisht mediut e berishes.
po kujt tja jepshin o ti vlora,,,,,,se mos i dha gje tosi jot,qe te dha leket ty ke piramidat
Si ky zoteri ka me qindra. Po ne te njejten situate ndodhet hotel rozafa ne shkoder te cilin me vendim te gj. Kushtetuese shfuqizon nje vendim qeverie ne vitin 95 por perseri ne shkelje te plote me kete vendim akp jep perseri te drejten e parablerjes po ketyre personave me ne krye xhozefinen . Po ne c gjendje ndodhet tani? Dihet nje tjeter oborrtar i Pushtetit me emrin gjovalin uldedaj paguan 2 milion euro dhe e blen dhe keshtu behet mish mashi qe i pelqen ktyre pusht. Etareve . Keto jane lehtesisht te verifikueshme . Pronaret e truallit kan vendimet e gjykatave kurse te tjeret e mjelin nga dita ne dite
A mos jini soj me at “juristen qe nuk di t’kenoje”. U shplaft murtja. Po ajo o shoqe e ngusht e argites mer ju hongt dreqi. I shtini njo fjal nvesh, apo ju ka kerku pjes tmodhe.
pronaret kane 20 vjet qe jane vota te sigurta per Berishen.Mire ja u ben se aq mend kane,s kane kujt tja japin voten vec Mediut qe tall bythen me ta.
E verte qe ka me qindra si ky pronar.Por e verteta e hidhur nuk po i ndergjegjeson akoma shqiptaret.Sa e sa familje jane ne keto lloj situatash, por nuk shoh njerin prej tyre te pakten pervec shkrimeve rendom te gazetave te ngrihet dhe te sulmoje ato njerez qe i permendin shpesh ne kafene apo biseda te ndryshme. E dine shume mire se kush eshte kjo pjese individesh qe dhe mafje nuk mund te quhet sepse dhe mafja e kemi te degjuar dhe te lexuar ka ca norma me te cilat nuk mund te luhet.
Por mos u cuditni sepse te gjithe e dime mire qe keta individe duhet te vjedhin shume sepse nje pjese e mire i kalon burrave te atyre dy grave (Liliana e Teuta) qe akuzonin sot ne gazeta njera-tjetren pra, dhe shume faj nuk kane keta indivite.
Zoti mbase ve dore dhe ben ndryshimin.
Lexoni, lexoni…..pyesni,pyesni….Kush ka qene Petraq Spiro Katro….
Shteti shqiptar do te integrohet ne Evrope vetem kur te zgjidhet ceshtja e pronave.Por me kete sisitem nuk mund te zgjidhet kurre.
kaja
sa për të tjerët nuk di çtë them, kurse shkëlqim berisha ashtë njeri me personalitet, i ndershëm, i zoti dhe pro pronarëve.