Uji i pijshëm është shtrenjtuar 183 për qind!

17 Maj 2012, 15:43Ekonomia TEMA
Uji i pijshëm është shtrenjtuar 183 për qind!

Nga Ilir Beqja

Në buxhetet vjetore është premtuar një përmirësim i furnizimit me ujë të pijshëm me rreth 40 minuta në ditë, por edhe me gjithë këtë shtrenjtim të ndjeshëm të faturës së ujit të pijshëm, shqiptarët nuk kanë, as sipas asaj çfarë pranon qeveria, më shumë se 15 orë në ditë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.

 

Raportimet zyrtare për indeksin e çmimeve të konsumit, apo inflacionit siç njihet në përgjithësi, na tregojnë se gjatë muajit prill kemi një shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit të furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk është shumë e qartë pse INSTAT vendosi ta raportojë në prill këtë shtrenjtim, kur, në kushtet që furnizimi me ujë të pijshëm realizohet me anë të një çmimi të rregulluar, shtrenjtimi ka filluar që me faturat e muajit janar të cilat qytetarët i kanë paguar që në muajin shkurt. Por, edhe ky rast është tjetër shembull i nevojës urgjente për një tjetër qasje ndaj informacionit statistikor zyrtar si një e mirë publike.

Duke e krahasuar çmimet e prill 2012 me çmimet e dhjetor 2007, që vazhdojnë të merren si pika e krahasimit për matjen zyrtare të shtrenjtimit të të gjithë mallrave dhe shërbimeve që ka shporta e konsumit mesatar mujor, rezulton se furnizimi me ujë të pijshëm është shtrenjtuar rreth 60 %. Nëse ky krahasim bëhet me vitin 2005, konstatohet se, edhe zyrtarisht, pranohet se më shumë janë shtrenjtuar furnizimi me energji elektrike, me ujë të pijshëm dhe shërbimet mjekësore dhe paramjekësore, siç edhe ilustrohet në grafikun e parë. Konkretisht, në një horizont kohor rreth 7 vjeçar, raportohet zyrtarisht shtrenjtim:

Uji i pijshëm 183 %

Shërbimet mjekësore 181 %

Energjia elektrike 148 %

 

Analiza e përputhjes apo shmangies së këtij raportimi me realitetin e përditshëm të buxheteve familjare shqiptare kërkon më shumë rreshta sa ky shënim, por duke mbetur në raportimet zyrtare le të shohim se cila është ecuria 7 vjeçare e shtrenjtimit të çmimit të furnizimit me ujë të pijshëm. Grafiku i dytë ilustron shtrenjtimin e ujit të pijshëm nga 2005 e deri më sot.

Edhe nga ilustrimi grafik, vihet re një shtrenjtim më i lehtë në periudhën 2005 – 2009 (rreth 16 %) dhe një shtrenjtim i ndjeshëm nga 2009 e në vijim (rreth 60 %). Periudha e shtrenjtimit të ndjeshëm, përkon me procesin e transferimit masiv të administrimit të ndërmarrjeve të ujësjellësve të qyteteve dhe fshatrave nga qeveria qendrore tek njësitë e pushtetit vendor. Pra, qeveria, po përpiqet të vendosë përballë qytetarëve pushtetet vendore, pasi dështoi në mënyrë të bujshme në përmirësimin e furnizimit të ndjeshëm me ujë të popullatës, si dhe në krijimin e një modeli të qëndrueshëm e funksional të administrimit të ndërmarrjeve të ujësjellësve. Në buxhetet vjetore është premtuar një përmirësim i furnizimit me ujë të pijshëm me rreth 40 minuta në ditë, por edhe me gjithë këtë shtrenjtim të ndjeshëm të faturës së ujit të pijshëm, shqiptarët nuk kanë, as sipas asaj çfarë pranon qeveria, më shumë se 15 orë në ditë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.

10 komente në “Uji i pijshëm është shtrenjtuar 183 për qind!”

  1. loni says:

    edhe po te na shtryllin fare si njerez,,,ne perseri nuk do ndihemi,,kot sa i ncirrni keto statistika,,asnje pule shqiptare nuk do ndihet,,,popull i vdekur i tere..

    1. Gjethi i thate says:

      Po ku pjerdhim ne për 140% e sipër.Sado të rriten çmimet,mirëqënia tek ne rritet pa fund dhe nuk kapet dot nga shtrejtësia e çmimeve.

  2. spartan says:

    Po ca keni qe ankoheni, ne do na rriten pensionet 5 %.

  3. daku says:

    ore ca do bojme me byt,,at, po lere ujin,se e pagujme ne

  4. Belisarius says:

    S’ka problem mbajne shqiptaret. Jane te forte. Durojne cdo gje dhe i luftojne diktatoret vetem pasi kane vdekur. ?

  5. Gjelosh Nika says:

    Ky ishte nje nga premtimet e mbajtura te kryeministrit tone te nderuem
    ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

  6. Arbeni says:

    a e dini se kush eshte drejtori i UKT ? nje fare tropojani me mbiemer dollapi.
    a e dini sesa drejtore te polise ne rrethe jane nga tropja ? 16, paska qene vend prijesish dhge udheheqesish heu bre burra

  7. RROFTE PARTIA says:

    Ta Gezojme Shokun Sali, ta gezojme edhe Lulken.

  8. beso says:

    do vije dita qe uji te shkembehet me flori,qe tani ka tre denominacione:flori i verdhe(ai i verteti),flori i zi(nafta)dhe flori blu(uji).183%rritje e çmimit te ujit?Pa prisni dhe per ca vjet,se qe tani asnje uje ujesjellesi ne Shqiperi eshte i pijshem,ndersa bisnesi i ujit eshte ne duar te panjohura.Berisha ka shitur koncensione Hec-esh,ku ne te vertete privatizohet rezerva ujore.Ndoshta na mbetet shpresa se do na shpetoje vetem shiu.

  9. nn says:

    Pa mos paguaj po deshe ,ta nderpresin direkt,pale komisione e iteresa sa do paguash.Pra zgjidhje vjen si shoqeri dhe tek e tek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje