Zemëroheni pse OKB i jep Mugabes çmim si lider botëror i turizmit?

30 Maj 2012, 17:54Ekonomia TEMA

Opozita në Zimbabve, aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe mediat perëndimore, kryesisht ato britanike, janë zemëruar pse Robert Mugabe, diktatori i Zimbabveve ka marrë çmimin “Lider botëror i turizmit” nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ata e quajnë një skandal që të vlerësohet një njeri me rekord të zi me abuzimet me të drejtat e njeriut. Mugabe u vlerësua se e ka bërë vendin të sigurt për turistët. Por prej tre dekadash në pushtet ai e ka çuar një vend dikur të pasur në humnerë.

Ndërkohë në Shqipëri, me dy dekada e pak në pushtet, Sali Berisha po ashtu ka marrë një çmim nga OKB për prokurimet online. Nuk ka mbledhje qeverie apo aktivitet që nuk e përmend këtë çmim, edhe pse Komisioni Europian në raportin e fundit i bëri me dije se prokurimet janë fusha më e korruptuar në vend. Se mos i bëhet vonë shumë kryeministrit. A e nuk e patë në seancën e sotme në Kuvend që nxori flakë në mbrojtje të Arben Ristanit dhe e shpalli veten si kampion të zgjedhjeve të lira, pak ditë pasi Departamenti i Shtetit tha se është minuar e drejta për të ndryshuar qeverinë? Apo nuk e vutë re se si ishte tërbuar pse Rama e quan vrasës të zgjedhjeve Arben Ristanin? E kush tërbohet, njeriu që nuk ka lënë fjalë, fyerje e kërcënim me jetë pa bërë në Kuvend e gjetkë.

7 komente në “Zemëroheni pse OKB i jep Mugabes çmim si lider botëror i turizmit?”

    1. Me bahet shum qejfi si Lym qi edhe Zimbabve paska nji Doktor qi po e lulezo dhe zbukuro si shtet. Ho mre puqo-kamunista qar do thoni tashtina?

  1. zefi says:

    Edhe ketij MONSTRES tone i duhet dhene nje cmim:

    -NJE PLUMB NE LULE TE BALLIT!!!
    – AVNI RUSTEMI,KU JE,O TRIMI I FUNDIT SHQIPTAR,QE BERE DREJTESINE ME SPEKTAKOLARE NE SHQIPERI!!!

    1. x says:

      Te lumte goja Zef.

  2. TEFTA ALIKAJ says:

    ky e ka mare kete cmim se eshte betu deri ne vdekje me qen tradhetar i atdheut te vet nen teorine e turizmit

  3. timo says:

    Nuk e keni vënë re që Saliu në çdo fjalim maskarallëqet e tija kundër opozitës, Shqipërisë ,shqipëtarëve dhe ndërkombëtarëve ja atribuon PS-së dhe Edi Ramës? Është motoja e luftës së tij politike: Pisllëqet e tua kaloja në inventar kundërshtarit para se ai të përmendet. Kështu ti mban inisiativën sepse kundërshtari nuk e di ende se ç’pisllëk ke bërë ti sot.

  4. Upsi-Tupsi says:

    Edhe ky do kete bere moratorium, ne mos kunder skafeve, kunder qarkullimit te mjeteve me rrota qe te ulet trafiku i paligjshem. Edhe ky do kete shpallur inisiativen Zimbabve nje Euro. Dhe se fundi, jam i bindur per kete, ka pranuar importin e plehrave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje