Fill pas deklaratës së kryebankierit Fullani se në kushtet aktuale ekonomike nuk është nevoja të ulet norma bazë e interesit, Selami Xhepa, deputet i PD-së, dhe Klodian Tomorri, gazetar ekonomik, i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë që të përdorë mekanizmat monetarë në dispozicion të saj për të nxitur rritjen ekonomike. Aktualisht norma nominale bazë e interesit është 4.25% ndërsa inflacioni është nën nivelin 1.6% (pra, nën nivelin e poshtëm të caktuar nga Banka e Shqipërisë). Në këto kushte, norma reale bazë e interesit është 2.65%. Ndërkohë, në vendet e rajonit tone, norma reale bazë e interesit është shumë pranë zeros.
Xhepa dhe Tomorri i sugjerojnë Fullanit që Banka e Shqipërisë ta ulë më tej normën bazë të interesit dhe të rrisë blerjet e drejtpërdrejta të bonove të thesarit si dhe ato që mbahen në portofolet e bankave të nivelit të dytë. Kjo, sipas tyre, do të ulte interesat e kredive për bizneset, konsumatorët dhe qeverinë. Në kushtet kur qeveria nuk mund të përdorë stimuj fiskalë (për shkak se i jemi afruar tavanit ligjor të borxhit publik), dy mekanizmat e mësipërm monetarë do të rigjallëronin ekonominë, konkludojnë Xhepa dhe Tomorri.
Ky shkrim me bashkautor Xhepën shënon herën e parë që një deputet i mazhorancës bën një kritikë publike ndaj Fullanit.
http://respublica.al/artikuj/2012/6/2/xhepa-dhe-tomorri-kritikojne-terthorazi-fullanin
Booooooooooooo, e paskan bo lecke! Paska filluar praktikimi i mendimit ndryshe ne PD !!!!
:p
Pergjigjia per artikullin e mesiperm
http://www.ekon.al/2012/06/03/inflacioni-dhe-politika-monetare/