Dorëzimi i Bodes dhe Fullanit para propozimit Angjeli
Gati dy vjet më parë kur ish ministri socialist i Financave, akademik Anastas Angjeli, inicioi nevojën e një modeli të ri ekonomik, që synonte reforma radikale strukturore në ekonominë tonë dhe kalimin në një axhendë të rritjes ekonomike që shton punësimin me qellim përballimin e krizës globale dhe sidomos asaj në eurozone, skepticizmi i qeverisë përmes formulës “modeli aktual është i suksesshëm” tashmë duket se po dorëzohet. Dy ditë më parë Angjeli, në një artikull në gazetën Panorama, ritheksoi faktin se ekonomia shqiptare po shkon drejt zeros, borxhi dhe deficiti po vazhdojnë të rriten dhe se ekonomia jone ka urgjente zbatimin e politikave të rritjes ekonomike dhe të vendosjes së kontrollit mbi deficitin dhe borxhin. Ministri Bode dhe Guvernatori Fullani më në fund po dorëzohen dhe pranojnë tezën e Angjelit për ndikimin e krizës së eurozonës në ekonominë tonë pranuan se borxhi dhe deficiti buxhetor po rriten dhe se ekonomia tashmë ka nevojë për një axhendë të rritjes së saj. A është ky një reflektim i vonuar? Apo një dorëzim i qeverisë përballë krizës dhe situatës tejet të renduar?
Këtu më poshtë është artikulli i plote dhe thëniet e Bodes e Fullanit që Shqipëria ka nevojë për një axhendë për rritjen ekonomike.
TEJKALOHET DEFICITI BUXHETOR- TRONDITEN FINANCAT
Nga Prof. Dr Anastas Angjeli
Eurozona vazhdon të jetë e rrezikuar nga kriza që e ka mbërthyer, në qendër të së cilës ka mbetur Greqia. Këtë e dëshmojnë jo vetëm ngjarjet e këtyre kohëve në Greqi, sidomos në këtë periudhë zgjedhjesh (edhe të përsëritura), por edhe fakti që kriza e borxheve në eurozonë ishte në qendër të vëmendjes dhe konkluzioneve të punimeve të samitit të fundit të G-8. “Greqia në euro apo kthim në dhrahmi” nuk është as një slogan elektoral, as një çështje e thjeshtë. Ajo është zgjedhja finale që Grekët duhet të bëjnë, jo vetëm për vete, por edhe për të ardhmen e eurozonës, procesi i së cilës, edhe pse “i plagosur” në këtë moment, duhet të vazhdojë rrugën e nisur. Jo më kot të gjithë liderët e 8 fuqive më të mëdha ekonomike, në përfundim të këtij samiti shprehën unanimisht vullnetin që shteti helen të mbetet pjesë e eurozonës. Kjo sepse një eurozonë e fortë dhe kohezive është e rëndësishme për stabilitetin global dhe së Greqia brenda saj është në interesin e Eurozonës. Në këmbim të kësaj, kërkohet nga Greqia të respektojë angazhimet e veta. Megjithatë, nisur nga pasojat dhe efektet e një daljeje të mundshme (jo të dëshiruar) të Greqisë nga euro (çrregullimet bankare, falimenti i bizneseve, kriza e borxhit publik, trazirat e tregut, rënia ekonomike- bizneset mund të zvogëlojnë investimet e tyre, etj), “stuhia ekonomike” nuk mund të parashikohet.
Kësaj “turbullirë” të eurozonës tashmë është pranuar që nuk i ka shpëtuar edhe ekonomia dhe financat shqiptare, bile ndodhet në vorbullën e saj. Kjo dëshmohet edhe nga fakti që financat publike të vendit vazhdojnë të tronditën dhe ndikimi përkeqësues në situatën ekonomike e sociale, po rritet dukshëm. Nga ana tjetër mundësitë e qeverise për manovra financiare “po mbyllen”.
“CMENDET” DEFICITI BUXHETOR”
Dy problemet themelore të financave publike të vendit tonë vazhdojnë të përkeqësohen duke thelluar tronditjen dhe duke u shndërruar në një kërcënim për situatën ekonomike e financiare në vend. Sipas të dhënave paraprake të thesarit të shtetit, për periudhën e 4-mujorit të parë të këtij viti rezulton se: “Deficiti buxhetor faktik për periudhën e 4-mujorit, në krahasim me programin, është realizuar në nivelin 11.4 miliard lekë përkundrejt 2.2 miliard lekë që ishte programi, duke arritur në përqindje nivelin rekord prej 502 %. Kjo situatë, duke mos qenë specifike për këtë vit, por e shndërruar në fenomen kronik, më e theksuar edhe në vitet 2009, 2011 tani është bërë një premisë e qartë me ndikim të dukshëm në thellimin të mëtejshëm të borxhit publik dhe shtimit të mundësive për krijimin e një ambienti më me risk të lartë, të pritshëm inflacionist.
Analiza e treguesve të 4 viteve të fundit dëshmon se deficiti buxhetor për të njëjtën periudhë në këto vite rezulton me tejkalim të dukshëm ndaj programit. Ky fenomen është i lidhur dukshëm me faktorë të ndryshëm, ku spikasin ato politike-elektoral dhe të keqmenaxhimit të financave publike. Kështu, në vitin 2009 dhe 2011, që janë vite elektorale, por edhe të ndikuara nga kriza ekonomike e financiare globale dhe eurozonës (reflekton realizimin e dobët të ardhurave tatimore, ndërkohë që niveli i shpenzimeve është ruajtur pothuaj afër planit), megjithëse më i madh në shumë absolute (por jo në % ndaj GDP) nuk ka mundur të frenohet në dy vitet e tjera (jo elektorale) 2010 dhe 2012. Në këto dy vite duket se ky përkeqësim është i lidhur më shumë me faktorët e brendshëm të ekonomisë se sa të krizës së eurozonës (që vazhdon të ketë ndikimin e vet negativ). Ajo është e lidhur drejtpërdrejt më politikat e munguara të rritjes ekonomike dhe të punësimit, me projeksionet mbi-optimiste, veçanërisht për treguesit makroekonomik dhe keqmenaxhimin e buxhetit të shtetit (vazhdimi i rënies ekonomike, rezultatet jo të mira në arkëtimin e të ardhurave, p.sh. detyrimet e prapambetura ndaj kompanive,etj)
Tejkalimi i Deficitit është drejtpërdrejtë pasojë e:
1. Mosrealizimit të objektivave në të ardhurat buxhetore e veçanërisht atyre tatimore që për 4 mujorin e parë krijuan një hendek prej 4 miliard lekë. Kontributin kryesor në këtë rezultat jo pozitiv e ka dhënë tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH), akciza dhe tatim fitimi që së bashku kanë krijuar një deficit prej 5.6 miliard lekë (respektivisht 2.3 miliard , 2.2 dhe 1 miliard lekë). Mosrealizimi i TVSH, AKCIZËS, TATIM FITIMI, ka lidhje drejtpërdrejt me situatën makroekonomike dhe me “shëndetin” ekonomik e financiar të vendit.
2. Për këtë periudhë kemi një tejkalim të ndjeshëm të programit të shpenzimeve buxhetore me rreth 3 miliard lekë ose një tejkalim prej 3 %. Nëse e shtrijmë në kohë analizën do të vëmë re se në 4 /5 muajt e parë të viti niveli i realizmit të shpenzimeve është nën nivelin dhe ritmet e realizmit të të ardhurave buxhetore. Ky tejkalim i shpenzimeve lidhet më tepër (veç faktorëve të tjerë) me detyrimet e prapambetura që buxheti i shtetit ka ndaj të tretëve apo kompanive, ku shteti ka blerë produkte dhe shërbime. Këtë e dëshmon fakti që deficiti buxhetor vetëm në muajin shkurt 2012 arrin mbi 9 miliard lekë.
a. Investimet shënojnë një tejkalim të ndjeshëm, ato të financuara me burime të brendshme janë tejkaluar me rreth 3.6 miliard lekë se objektivat e periudhës. Ndërkohë që investimet me burim të huaj dhe që në fakt kanë efekt neutral në buxhet rezultojnë për këtë periudhë me një mos realizim prej 2.5 miliard lekë
b. Shpenzimet operative në mënyrë “befasuese” kanë një tejkalim përkundrejt planit të 4 mujorit të parë me rreth 4.6 miliard lekë, (megjithë faktin se deri në një farë mase ato lidhen me shpenzimet ekstra për situatën e shkaktuar nga moti i keq në janar-shkurt, rritja është e pajustifikuar)
c. Tejkalim vihet re edhe në shpenzimet operative, të personelit, i cili nuk mund të justifikohet me asnjë argument po të kemi parasysh se ky është një shpenzim i zakonshëm dhe që përsëritet me një frekuencë të rregullt dhe lehtësisht të administrueshëm.
CFARË DUHET BËRË?
Natyrisht situata e krijuar kërkon marrjen e masave afatshkurtra dhe të atyre afatmesme e afatgjata, ndërhyrje dhe ndryshime ligjore, manovra fiskale dhe masa shtrënguese dhe marrjen e zbatimin e politikave nxitëse të rritjes ekonomike dhe të punësimit etj.
Masat afatshkurtra lidhen me vendosjen e kontrollit mbi deficitin buxhetor dhe borxhit publik, kryerjen vetëm të atyre lloj shpenzimeve nga buxheti që mund të konsiderohen më të domosdoshme, duke hequr dorë nga disa projekte, të cilat nuk mund të përballohen nga burime të brendshme. Gjithashtu kërkohet frenimi i nismave populiste dhe elektorale të përdorimit të shpenzimeve për rritje hipotetike të pagave dhe pensioneve,etj
Së dyti, përsa i përket të ardhurave, në kushtet e një ekonomie në rënie, kërkohet më shumë për të bërë nga administrata fiskale në luftën kundër evazionit, duke mos rënë pre e “situatës politikë dhe asaj paraelektorale’ me ndikim në “shthurje” të kësaj administrate.
Së treti, por që është edhe më e rëndësishmja dhe që tashmë po përsëritet për të katërtin vit rresht, duhen bërë ndryshimet e ligjit mbi buxhetin e këtij viti, që domosdoshmërisht edhe këtë vit do të jetë në ulje.
Masat afatmesëm e pse jo afatgjatë lidhen me përcaktimin dhe harmonizimin efikas të politikave të rritjes ekonomike e të punësimit (modeli dhe prioritetet ë zhvillimit) me ato fiskale, të munguara gjatë këtyre 3- 4 viteve të fundit dhe me pasoja për situatën ekonomike, financiare e sociale në vend.
Qe eshte kriza prezente ne Shqiperi vetem budallenjte dhe hileqaret nuk mund ta pranojne.Qe te meren ato masat qe thote z,Angjeli jam ca skeptik sepse kriza eshte globale dhe zgjidhja duhet te jete globale.Ne nje ekonomi emigrantesh zor se mund te maresh kollaj masa te efektshme antikrize.Do te qe mire qe ca investime te medha te mos ishin bere faredhe,aq me teper te bera me borxhe.
Cmimi “the financer of the world 2012!” i akordohet:
Nuk pyet Berisha p[er keto llogje Kavaje!!I FUT NJE BORXHI QANDEJ NGA ARABIA DHE JA HEDH SITUATES!!
Se kur dhe kush do t,i laje keto borxhe,nuk ka rendesi!!
Berisha do kete vdekur deri atehere!!
Deri tani askush nuk po e ve me shpatulla per muri,kur ky ZABERHAN MERR KREDI ME INTERESA KOLOSALE DHE ASKUSH NUK I THOTE “NDAL”!!!
Eshte shume te lodhemi per cfare ndodh.
Por dy fjale :
Vertet nuk realizohet akciza, por po realizohet me se shumti pagesa e pulles per akcizen qe eshte nja para qe shkone 100 perqind ne dobi te firmes prodhuese te pulles,
Per 30000 mije pulla firma 92000 leke te reja + transport = sigurim pulle .
kjo ndodh per birren
dhe mendo qe kjo shtese e cila nuk ishte me pare tani merret per cdo kamion te ngarkuar me birre
Me qe ra fjale nuk kam pa ende asnje shishe birre vendase ne pulle.
Do ishte interesante per specialistet, por dhe shume e rendesishme per ivegistatoret, po dhe per tatimoret, po dhe per shuem analiste te hedhin nje sy ketej nga pulla e birres. Xhevahire do dalin por do kete dhe tronditje te medha KORRUPTIVE. Dilni njehere e shihni c behet.
Iku edhe Shqiperia per lesh. Te n`a rroje Saliu me Nishanin. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/prapaskenat-e-zgjedhjes-se-presidentit.html
Kriza shqiptare nuk lidhet me krizen globale pervec faktit te renies se te ardhurave qe dergohen nga emigracioni.
Problemi eshte se ekonomia jone ka ndaluar, motori i ekonomise qe deri tani ka qene ndertimi ka ndaluar. Nuk ka me ndertime apartamentesh si pasoje e mbingopjes se tregut dhe rejies se fuqise blerese. Si rezultat, eshte rritur papunesia dhe jane ulur te ardhurat ne buxhet per efekt te tvsh dhe tatimit. Nuk ka me shitje te materiale e te ndertimit si hekur cimento etj. Pra perseri ska te ardhura ne buxhet nga dogana. Mos te harrojme se shteti mbahet me taksa, pjesa me e madhe e te cilave jane hequr sipas marreveshjeve bilaterale me europen si kusht per te hyre atje.
Ne nuk kemi te ardhura te tjera, jemi shtet qe nuk prodhojme dhe si rezultat ekonomia jone mbeshtetet vetem tek sherbimet dhe taksat e uleta qe paguajne individet. Per kete arsye duhet qe te ndalojme privatizimet e sektoreve strategjike si nafta apo telekomumikacioni. Mos u keqkuptoni, kjo nuk eshte se kthen socializmin. Por shteti minimalisht duhet te kete te pakten nje burim te sigurt te ardhurash.
Te nderuar lexues !
Ne Shqiperi po ndodh e pabesueshmja duke filluar nga maja e piramides shteterore dhe deri ne institucionet publike te rangut te ulet.Jam vete deshmitar i emerimeve te njerezve totalisht te paafte ne nje zyre ne Tepelene.
Nuk ka si ta ndjeje asnje qeveritar ma te ardhura me te medha se ne shtetet perendimore krizen e borxhit.Ate e ndjen vetem xhepi i fukarase,dhe keta jane shumica e popullsise shqiptare.
Servilet dhe te paaftet kane pushtuar institucionet publike,eshte domosdoshmeri pastrimi i thelle.
Nevojiten fare pak tekniciene te çrrenjosin administraten egzistuese dhe ndertimin e nje administrate te re me specialiste te mirfillte.Ne te kundert pasojat do te dalin jashte çdo parashikimi.
Ska per te ndodh kure kjo qe thua ti. Ore e kam thene dhe me pare, kush gjen nje mundesi tja mbathi prej ketej te shpetoje.
salofullabode jane njerez pa pergjegjsi jo vetm te vjedhin qe se kane per gje, por dhe te vrasin ne mes te sheshit…