Refreni berishian i hidrocentraleve

22 Gusht 2012, 20:19Ekonomia TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në shfaqjen e tij të përjavshme para kamereva televizive, e cila zhvillohet para mbledhjes së qeverisë, Berisha sot kishte si kryefjalë koncensionet e hidrocentraleve. Ai tha se shfrytëzimi i burimeve hidro-energjetike është prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij. (Çdo javë një çështje e caktuar e ka rradhën të quhet nga Berisha prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij).
Sebep për lumin e gjatë të fjalëve të sotme të Berishës për hidrocentralet u bë nënshkrimi i një kontrate koncensioni për shfrytëzimin e lumenjëve nga një kompani private që do të ndërtojë 5 hidrocentrale. Në fakt Berisha i rikthehet herë pas here kësaj teme, sidomos para zgjedhjeve. (A ju kujtohet sesi, me dy eskavatorë në sfond, përuroi fillimin e punimeve të një “projekti gjigand” në lumin Devoll para zgjedhjeve të 2009-ës dhe më pas nuk u bë asnjë punim në të?)

Në fakt, qysh kur Berisha ka filluar këtë refrenin e hidrocentraleve, janë ndërtuar, siç e pohoi vetë sot, vetëm 71 hidrocentrale të veckël me kapacitet total 125 MW, ose sa rreth 1% e kapacitetit të hidrocentraleve ekzistuese. Sidoqoftë ai duket i vendosur që të gjithë lumenjtë t’ua japë për shfrytëzim firmave private.
Po eksperienca e vendeve të tjera ç’na tregon? Le të marrim një vend kapitalist si SHBA-ja, për shembull. Shumica dërrmuese e hidrocentraleve në SHBA janë ndërtuar nga qeveria federale në periudhën e depresionit ekonomik të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ndërtimi i tyre u financua me obligacione shteterore të dedikuara, të cilat u shlyen gradualisht me të ardhurat nga shitja e energjisë elektrike. Ndërtimi i tyre u shërbeu tri objektivave kryesore: 1-punësimit masiv kur papunësia kishte arritur në 25%; 2-disiplinimit te ujrave të lumejve; 3-furnizimit me energji të lirë i zonave rurale. Edhe sot ato hidrocentrale janë pronë shtetërore dhe vazhdojnë t’u shërbejnë dy objektivave të fundit.

http://respublica.al/artikuj/2012/08/22/refreni-berishian-i-hidrocentraleve

4 komente në “Refreni berishian i hidrocentraleve”

  1. Gjin Gjon Gjeta, Gjilan says:

    Sal nji prilli
    Sal hitleri
    Sal katili
    Sal hunderri
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. j says:

    Mire e ke more z. Zaloshnja te gjithe flasim, bertasim, shkruajme dhe asnje nuk degjon dhe jo me te lexoje. Mire e kemi ne fol e kete vidh. Ne nje qafe po dalim, ata ne pushtet mbush xhepat me para ne mbush plencin me ajer dhe fli me enderra. Mjer ne qe na ka zene. Tek ne shqiptaret po vdes shpresa.

  3. idjoti Bathores says:

    NUK MUD TE PRETENDOSH NGA BERISHA QE 22 VJET KA DHENE LEKSIONE POLITIKE BOTES PER DEMOKRACINE TE FLASE TANI PER EKONOMINE.
    SALA nga ekonomije di :’liria e tregut te lirise se tregut te lirise’,’bixnes’,’tendera’ ‘shoqeri te huaja’.SHQIPETARET NUK BEJNE PJESE NE AXHENDEN SALI E AQE ME TEPER FJALA EKONOMI.

  4. Eri says:

    Sali bastardi se bashku me hajdutet e LSI-se ne METE therrasin investitoret e huaj, japin leje koncensionare, por nuk te japin leje ndertimi per objektin. Te nxjerrin 1 mije e 1 te zeza per te krehur pare nen tavoline derisa shumica e investitoreve largohen dhe vetem nje pjese e vogel e tyre detyrohen t’u nenshtrohen “rregullave te te berit biznes ne Shqiperi”.
    Mjer ai qe i hyn kesaj valle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje