Cila është Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit?

9 Gusht 2012, 14:20Ekonomia TEMA
Cila është Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit?

Negociata me cante prane

Deri më tani dihet që Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka depozituar një shumë të madhe parash në bankën Credins në Tiranë për të ndihmuar Rezart Taçin në blerjen e ARMO-s dhe tani kërkon t’i kthehet kjo shumë, së bashku me interesat.

Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka depozituar 75 milion euro në bankën Credins. Kjo shumë në mënyrë të paligjshme iu dorëzua kompanisë së Taçit, kur duhej të mbetej depozitë. Tani banka e kërkon këtë shumë dhe gjykata e Tiranës ka vendosur një sekuestro konservative ndaj pasurive të Taçit dhe bankës Credins.

Po çfarë është kjo bankë?

E njohur me akronimin IBA, ajo është një bankë e kontrolluar nga shteti. Mësohet se ka mbi 36 degë dhe është banka më e madhe në Azerbajxhan, duke kontrolluar 39 përqind të tregut. Aksionari më i madh në bankë është Ministria e Financave në Azerbajxhan, me 50.2 përqind të aksioneve.

Me shumë gjasë lëshimi i një shume të madhe parash me kaq lehtësi është ndikuar nga takimet mes Berishës dhe presidentit të gjithëpushtetshëm të Azerbajxhanit, Ilhan Alijev.

Të dhënat për këtë bankë janë pak të vjetra, por mësohet se të ardhurat neto për vitin 2007 ishin 88 milion dollarë, kurse asetet totale janë në vlerën 3.2 miliard dollarë.

Në Azerbajxhan tregu bankar është relativisht i varfër dhe i kontrolluar fuqishëm nga shteti. Ai vazhdon të tkurret akoma më shumë.

Banka është themeluar në vitin 1992 dhe ka 1229 punonjës.

13 komente në “Cila është Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit?”

  1. vlora nderi i kombit says:

    lajmeroni Monika <krye… qe ka grupin e gjakut 0- qe ta ndihmoje taçin.

  2. Tjetri rradha says:

    Sa ka si pune Taçit!Mos e ka rradhen Sandri i “klanit”?

  3. cudi e madhe says:

    A ka njeri modern, se un jam pak me te vjetren, qe me shpjegon cfar lidhje kane fjalet:

    1. Shqiperi
    2. Populli shqiptar
    2. Krenari
    3. Pavarsi
    4. Pron Publike
    5. Nafte

    me fjalet

    1. Azerbaxhan!!!!!
    2. privatizim!!!!!
    3. Tender!!!!!!!
    4. Ministra ekonomis!!!!!!!!
    5. Shpallje fituesi ne tender!!!!!!!
    5. Taci Oil!!!!!!!
    6. sekuestro konservative!!!!!!
    7. Ilir Celiku!!!!
    8. Banka credins!!!!!
    8. Aliev!!!!

    1. elio says:

      Ke te drejte, por shumica e atyre fjaleve nuk kane lidhje as me gjuhen shqipe se ashtu si jane shkruar, nuk rrespektojne rregullat drejtshkrimore!

  4. durrsaku says:

    ne te semes te shkoj TACI me gjith ato bizneset e veta te qelbura

  5. Sal Topalli says:

    Kjo nuk eshte pune Taci,o shqiptare.Strumbullari i gjithe kesaj loje eshte familja Berisha,me lojtare kryesore Argiten.Ideja eshte e gjitha e saj,dhe viktima eshte Taci(si emer,se ska humber gje) dhe banka azerbaxhanase qe s’ka per te marre ndonjehere leke.Ndoshta behet viktime edhe banka e familjes,Banka Credins,n.q.se hidhet neper gjyqe nderkombetare,por se besojme te zhvillohen shpejt,sepse gjykimet, ku pale do jene dy banka nga vende te marume,kushedi sa zgjasin.E gjithe kjo i ka sjell familjes 75 miljon euro te thata ne dore,plus dhe kompanine Armo.Banka azerbaxhanase maximumi mund te marre firmen Armo te bere cope-cope.Dhe vendimi i djeshem qe shume po e shohin si me habi qe gjykatesi ka sulmuar me vendimin e tij familjen,eshte komplet plan i detajuar me se miri.Me kete vendim e nxjerr te lare familjen,dhe pergjegjsia i kalon Tacit dhe bankes,por asgje nuk do ndodhe,sepse per Tacin se rru trapin njeri nga familja,dhe banka do vazhdoje pune.Operacioni Taci Oil + Armo(mos te harrojme se Armo ka vjedh shume edhe ne Shqiperi) e mbylli me sukses te plote detyre qe i ngarkoi familja.

  6. Sali palla says:

    Mos u beni kaq naive. Cdo gje eshte bere qellimisht qe nje dite pronari i vertete i Armos’s (Aliev&FAMILJA)te spostojne Rrezon (Tacin) ne kete menyre smooth.
    Taci do merrte borxh, borxhi ose nuk do paguhej ose gjeten tani menyren me te mire ate te nje “gabimi” bankar e si rreultzt konfiskim dhe Armo kalon direkt tek pronaret “de facto” te naftes shqiptare.
    O moj Shqypni e mjera Shqypni
    kush te ka qit me krye n’hi
    KE PAS SHUME TE MIRA E BEGATI……..TI MORI SALIU ME SHOQNI
    E TE DHJEU MU NE KRY
    TY DHE GJITH SHYPTARIN

  7. curi says:

    Mero,
    Nendrejtor i bankes Bredins eshte i shoqi i Elvana Hanes :))
    i biri i Muzafer Kerkutit!!

  8. curi says:

    Per sqarim;
    Elvana Hana eshte vajza e motres se Liri Berishes ?

  9. curi says:

    Por ka kohe qe familja e kishte pare se Taci nuk ka me lek, dhe keshtu kishte vendosur ta falimentonte dhe ata kompani, dhe “ta blinin” miqt e tjere te tyre:)
    Kishte ca kohe qe Tacit i kishin “vene ne shpine” z/ministrin e financave, i njohur si “çakalli” apo per ndryshe i biri i “plepit” te ish sigurimit:))))

  10. labi nderi ikombit says:

    kur shikon qe edhe azerbajxhani na vuri topet ne bige per fain e nje shpellari ,te them te drejten me vjen turp qe jam shqiptar.

  11. sherifi says:

    ” E ka dardha bishin mbrapa” se tani kjo furtune do kapi edhe ata punonjes qe punoin ne “Armo” qe nuk do marin rrogat,po pastaj do kapi edhe punonjesit e ” Albpetrolit” qe shoqeria e te famshmit rezar taci i paska nja 5 miliard e gjysem leke borxh dhe per rrjedhoji do mbeten edhe puntoret e “Albpetrolit” pa para dhe ky reaksion do te shkoi zinxhir,ne kte mesele vetem familia berisha nuk cenohet.

  12. Kristo says:

    Po ashtu kjo bank ka ne pronesi ekipin e Inter Baku-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje