BBC reportazh për Greqinë: "Dhimbje prapa bukurisë"

9 Shtator 2012, 12:14Ekonomia TEMA


Në shkrimin titulluar “Dhimbje prapa bukurisë”, redaktori i BBC-së Mark Lowen, njohës i mirë i çështjeve të Greqisë, thekson sakrificat dhe efektet e krizës ekonomike në jetën e përditshme të grekëve dhe përshkruan sezonin turistik të verës që po kalon, duke paraqitur dy anët e medaljes.
Mark Lowen e kaloi verën në Athinë, duke ndjekur zgjedhjet dhe zhvillimet e tjera. “Miqtë e mi të cilët e vizituan, panë luftime, demonstrata në qendër të qytetit dhe dëgjuan tregime rreth krizës së borxhit dhe papunësisë”, vëren ai, duke theksuar se përshtypja e përbashkët ishte që “të shkosh në Greqi, është njëlloj sikur të shkosh në një zonë lufte”. “Kur një mik i imi tha se do të shkojë në pushime në Greqi këtë verë, shumë e pyetën nëse ka ende ushqim në dyqane …”, por kur një ish-shok klase mbërriti në Athinë, ai pyeti: “Po ku është kriza?”
Autori pohon se është shumë e vështirë për dikë që nuk e njeh situatën, të kuptojë efektet e krizës. “Nëse bëni një shëtitje dhe uleni në një nga restorantet dhe kafenetë e qendrës së Athinës, do të mendoni se nuk ka krizë. Në disa nga këto dyqane, madje nuk gjen vend të ulesh”, thotë ai. “Athina duket se vazhdon të jetojë normalisht, ashtu si pjesa tjetër e vendit. Tregon më të mirën e saj”.
Ai vazhdon duke përshkruar imazhet e bukura të ishujve të vendit, duke thënë se grekët me të drejtë duhet të ndihen të bekuarit e Evropës, për shkak të vendit ku jetojnë. “Kam biseduar me turistë, të cilët kishin qenë një hap përpara anulimit të biletave të tyre”, shkruan Lowen. “Pas një gote ouzo në një nga plazhet greke, duhet të ndjehen të çliruar që nuk e bënë përfundimisht.”
Por pas përshkrimit të gjithë këtyre pamjeve idilike, artikulli nuk është aq inkurajues. Problemet e moshës së vjetër, shkurtimet në pensionet dhe varfëria janë goditja e fortë. Autori ka shpenzuar shumë kohë duke folur me njerëz të ndryshëm dhe secili prej tyre rrëfeu historinë personale.
Maria 82 vjeçe thotë se “tani nuk mund të marr as edhe një çokollatë për nipin tim”. Me lot në sy thotë se “në qoftë se i shkurtojnë pensionet edhe më shumë, së shpejti do të jetojmë në 100 € në muaj. A nuk jemi njerëz edhe ne?”.
Hermione 84 vjeç rrëfen për BBC: “Djali im sot më kërkoi t’i jap 2 euro. Ishte si një thikë në zemër për mua. Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë kështu”.
Pastaj, gazetari britanik përshkruan takimin e tij me Kostas Kokotsi, një plak i cili jeton në Perama, në tryezën e të cilit, ndodhej fatura e energjisë elektrike që Kostas nuk kishte paguar. “Me 340 € të pensionit, mundemi vetëm të paguajmë qiranë”, thotë plaku.
“Unë vetëm mund të mendoj për gjyshen time”, vëren Lowen, ndërsa shkruan se “të moshuarit grekë dikur kaluan urinë, vështirësitë e diktaturës dhe janë të detyruar të përballen me një krizë të re, tani në vitin 2012.”
Reportazhi mbyllet me fjalët: “Këto janë dy fytyrat e Greqisë. Ana e ndricuar e gëzimit dhe lumturisë dhe në anën tjetër, varfëria që nuk e ka hak ky vend i bukur.
Perg. Anila Jole

8 komente në “BBC reportazh për Greqinë: “Dhimbje prapa bukurisë””

  1. LIQUID says:

    Vizioni i shqiptareve per krizen e eurozones eshte gjithmone ai i njerezve rreckamane ,dyqane pa buke ,femije te piset neper rruge ,te moshuar qe kerkojne lemoshe me doren lart ,tipike kohe enveriste ,sa do keq qe te jene ne eurozone si ajo varferi KAFSHORE qe na mberthyer ne shqipove ,kandidate te “ardhshem ” per ne UE ata nuk do jene kurre

    1. Argita_B says:

      Problemi i kesaj krize nuk eshte vetem ai afatshkurter qe po ndeshet Greqia, ai eshte afatmesem e te pakten per vende si Greqia…
      Greqia eshte nje vend qe perveç turizmin nuk prodhon asgje, ka borxhet me te larta ne Evrope (per te mos thene ne bote) mesatarja e popullsisë shume e lartè ( e dyta ne Evropë mos gabohem) pra i ka te gjithe indikatoret e te tashmes dhe te ardhmes ne te kuq.
      À i jepet nje borxh i ri nje plaku te zhytur ne borxhe, me shendet te keq dhe qe jo vetem nuk ben gje per te lare borxhet po dhe te gënjen ne ato qe thote!!! Femijet, nipat dhe mbesat e ketij plaku nuk kane per te trasheguar asnje pasuri tjeter perveç shtepise se plakut qe e ka blere me kredi hipotekare, kredi te cilen nuk e ka shlyer dhe permbarimi i troket çdo muaj derës per te marë paratë e borxhit……Kjo eshtë Greqia e sotme.

  2. tefta says:

    PSE nuk ju vjen keq ketyre per pensionistet shqipetare qe kane qene me profesione nga me te ndryshme dhe me shkolla profesionale ose gjimnaz dhe punuan nje jete te tere dhe sot nuk kane buke ne voter,ndera pensionisti dhe puntori grek jane te pashkolluar dhe pa asnje profesion dhe ketu nuk ka cudi qe ai jeton ne varferi????????????????????????????

  3. fatmir says:

    Njesoj si ne Shqiperi, kafenete dhe plazhet rrine plot, po nga krahu tjeter eshte nje katastrofe ekonomike ku njerzit bejne perdite vetvrasje ne te dyja vendet.

  4. Tepelena. says:

    Bukuria që vret ngado…!Kështu do mendonte …Migjeni,nëse do kishte mundësinë të vizitonte këto kohë …Athinën…!Njëjtë,siç tha dikur për Tiranën,Shkodrën…Sot,themi ne qytetarët Shqiptarë:Ah!-Si nuk kam një grusht të fuqishëm ti bie malit që s’bëzan…!Eh!Punë të vështira krize,që nuk i kuptojnë dot as grekët,dhe as ne …Shqipot…!

  5. eleYΘeriskepsi says:

    Nuk e kuptoj tendencen e shtypit shqiptar te merret cdo dite me Greqin!!!???
    Me ben pershtypje,sepse nese marrim variantin se e bejn kete se jetojn shqiptar ,nuk lexoj pothuajse kurr lajme nga Italia i gjetk!!!
    Qellimi me shume me duket eshte te intrigari disa mendjenxeht turkoshak,sepse ata dominojn ne pergjithesi me urrejtjen ndaj Greqis!
    Sepse ,temat ne pergjithesi kur paraqiten kan shume pasaktesira!
    Pensionistet kan pension relativisht ne varesi te punes ,viteve, profesionit.
    Sistemi siguracioneve ketu nuk eshte i njejte si ne shqiperi dhe nuk paguen te gjitha pensionet nga shteti.
    Prsh mekaniket,doktoret,farmacistet,avokatet ,gazetaret etj etj..kan qendrat e tyre te siguracionit, te pavarura nga shteti,ku paguajn cdo muaj nga xhepi i tyre nje shume te madhe (psh im shoq paguan 600 evro ne muaj),mund te dal ne pension me 37 vjet pune pamvaresisht moshes keshtu qe edhe pensioni eshte i madh,ne krahasim me ate shteteror.
    ..Sepse pensionist kam edhe un ne familjen time ku merr pension 1720 evro ne muaj !!!(per mendjenxehtet sqaroj ky pension eshte marr me 40 vjet pune,dhe nuk eshte pension qe e paguan shteti .Sepse lexoj idiotizma te tilla qe krahasimi behet me shqiperin,thua se e ka fajin greqia qe pensionistet aty marrin 100 evro ne muaj!!!
    Dicka tjeter qe shqipetaret nuk mund ta kuptojn kurr.
    Greqia eshte vertet ne kriz ashtu sikurse e gjithe bota,por personalisht mendoj se kriza per greqin eshte nje shanc ,dhe reformat qe po merr nje dite do japin frytet e duhura.

  6. tourkofagos says:

    ….greket duhet te ndihen te bekuarit e evropes,per vendin ne te cilin jetojne. Sakt.
    Kete gyzelet nuk e kuptojne,ose nuk duan ta pranojne,por st’arxidia mas,mjafton ta jetojme ne.Zoti e ka bekuar Greqine,sepse aty u degjua dhe respektua me shume .

  7. Zeni says:

    Mos mendoni per Greqine ,por per Shqiperine,se ajo nuk eshte me mire se Greqia,por ndersa greket flasin hapur per krizen e tyre,politikanet shqiptare e pershkruajne SHqiperine si nje parajse ,nje superfuqi ekonomike me te ardhura vjetore 9000 dollare per fryme ne vit.Me ndihmen e Evropes Greqia mund te dale shpejt nga kriza po Shqiperine kush do ta ndihmoje per te dale nga kriza e saj e thelle.Kur isha i ri lexova ne gazete nje shkrim te nje autori shqiptar ku thuhej se pleqte amerikane nga qe nuk kane mjaftohen me kockat e mishit,kur ne Shqiperi nuk kishim as mish as kocka.Keshtu qe standarti i varferise eshte i ndryshem per vende te ndryshme.Ne qofte se ne Shqiperi populli nuk ka buke per te ngrene,ne Greqi,megjithe krizen qe e ka mberthyer,populli buke duhet te kete,por ai synon te kete me shume.Me vjen keq per shqiptaret qe kane shkuar ne ate vend antishqiptar qe ne kushtet e krizes duhet te vuajne me shume nga greket,sepse greket e kane ne gjak antishqiptarizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje