TV Klan shpall Ilva Taren 'armike të integrimit' (dhe tenton të shpallë Fulen... 'armik të grevistëve')

16 Tetor 2012, 22:08Ekonomia TEMA
TV Klan shpall Ilva Taren 'armike të integrimit' (dhe

TV Klan e ka shpallur edhe gazetaren e njohur Ilva Tare armike të integrimit. Një kronikë e TV Klan në edicionin e lajmeve e shpall gazetaren Tare prishëse ‘të një dite të gëzuar për qytetarët shqiptarë” sepse, (thuhet në kronikë) “ashtu si opozita, e lidhi statusin, me grevën e të përndjekurve politikë” (!)
Kronika e TV kombëtar Klan i referohet një pyetjeje të Ilva Tares për komisionerin Stefan Fule në Bruksel. “Klan” ka transmetuar vetëm fjalinë e parë të asaj që tha Fule për pyetjen e Tares, ndërkohë që konteksti i përgjigjes është më i gjerë dhe sigurisht i ndryshëm nga mëtimi i kronikës së Klan. Prerja në montazh ka tentuar të lejë përshtypjen se Fule është kundër grevës së urisë, por duhet vënë në dukje edhe dicka tjetër: Zelli për t’iu turrur kësisoj një kolegeje, duhet mbajtur shënim si moment i përshkallëzimit të një dhune verbale që po e zgjeron tashmë “rrethin e armiqve” duke i kërkuar dhe i shpallur ata edhe përtej politikës. (A.N.)

Më poshtë, pyetje-përgjigja Tare-Fule:
Ilva Tare: Komisionier Fule, pak çaste pasi ju rekomanduat statusin kandidat per Shqiperinë, një i burgosur i dyte ne greve urie prej 19 ditesh i vuri flaken vetes. Nisur nga situata aktuale ne Shqiperi dhe nga progresi i reformave, dua t’ju pyes sa e bazuat rekomandimin per statusin ne meritat e Shqiperise per reformat qe ka realizuar? Sa e bazuat ne ate çfarë i thate komitetit te jashtem te PE: ruajtjen e momentit te zgjerimit dhe inkurajimin e reformave? Apo eshte nje dhurate per 100 vjetorin e pavaresise? Dhe pyetja e dyte eshte, a keni dijeni se çfare vendimi do te japin ne Dhjetor vendet anetare te BE ne Keshillin Europian. Do ta votojne statusin, po apo jo? Faleminderit
Stefan Fule: S’me pelqeu venia ne dukje e te burgosurit, por s’kam ç’bej, ju jeni gazetare. Varet nga Shqiperia. Isha shume i qarte per kushtezimin e propozimit tone. Ka tre ceshtje kryesore qe Shqiperia duhet te realizoje. Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave jane dy gjera te ndryshme… Progresi do te matet me 12 prioritetet kyce qe ne i kemi sugjeruar Shqiperise, dy vite me pare. Nga 12 prioritete, Shqiperia ka pasur rezultat vetem ne 4 prej tyre, dy te tjera presim te zgjidhen se shpejti. Pra, perpara se te jemi ne gjendje te rekomandojme hapjen e negociatave per anetaresim ka ende nje numer thelbesor rekomandimesh per t’u plotesuar dhe une fola qarte edhe per zgjedhjet parlamentare vitin tjeter. Me lejo ta perseris qartazi ate qe thashe në PE: Qasja jone kreative .. lidhet me vullnetin per te gjetur hapësira qe te krijojme nje moment dhe per ta mbeshtetur momentin e zgjerimit… Ne u shprehem se me kete qajse kreative duam tu drejtohemi jo vetem elitave politike por edhe qytetareve. Besoj shume personalisht ne keto dy procese paralele qe te marrim parasysh nevojat e secilit prej 27 vendeve anetare nga njera ane dhe te 9 vendeve qe duan te anetaresohen nga ana tjeter. Ua kemi borxh kete gje, sepse eshte nje vote besimi e jashtezakonshme qe ne kohera te tilla si keto qe po kalojme ata te pranojne 9 vende te tjera qe i bien derës së BE. /Respublica/

Pyetje-përgjigja e plotë Tare-Fule: http://www.youtube.com/watch?v=DTjCMppZTJA&feature=youtu.be
Kronika e TV Klan: http://www.youtube.com/watch?v=6ZbZBWPJAV0&feature=youtu.be

11 komente në “TV Klan shpall Ilva Taren ‘armike të integrimit’ (dhe tenton të shpallë Fulen… ‘armik të grevistëve’)”

  1. VERONIKA says:

    Hahaha ,te thashe une Berisha,po çtu desh ta beje Spaçin muze,e shiiikooon,jo po shihe mire,po shtohen armiqte e kllases,pse kot e kishte hapur baba jot shpirteror–kapi per zhele,qiti te gjithe mrena,,,dhe kta te huajt,lere jane miq ,apo armiq,bagabondat,qiti mrena-te nxjerrin krom per familjen tende dhe kopilat e Xenit…ben llogje me statusin tend te kufizuar ky,Fyelli,ky te thote ty ke realizuar vetem 4 pika,,,thuj ,thuj e ka fajin opoxita,qiti mrena dhe ata te opoxites,se preçedente per biografi te keqe kane ata,jane te gjithe bij komunistesh—-opsss kjo e fundit nuk duhet thene,nejse ti je demon-krate,ti nuk ke pasur babe kamunist,ke qene pak spiun-komunist,,po çdo me thane kjo-kurrgja,bagabondat,ATJE NE TROTUAR TE GJITHE-TU SHOHI MIRE SALIJA!!!

    1. PENICILINA & CORAPJA says:

      Kur do ju shterroje lumi i fondeve publike ketyre, atehere do shikojme Fevzi,Frangaj, Sonila e kompani.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    2. gjergj says:

      pytjet qe i beri gazetrja z.fyle .per mua te pabesushme as nje armik nuk i ben statusi ska lidhje as me varferine as me asgje tjeter e do shqiptarine votoi ligjet -gjerat e brendeshme zgjidhi vete me pune e diplomaci ne tirane -prandaj jemi ne 5 shtete ………….

  2. eljo says:

    hahahahahahaha hej thoni ca te doni po me ca do tallemi pasi te ikin keta nga pushteti? Nese ke pak intelekt keta jane nje shfaqje humori e mrekullueshme!

  3. Rita says:

    Ka nje problem ne perkthim ne fakt qe klan qellimisht e perkthen te burgosburit,ne fakt Fule thot sme pelqen permendja e dhurates. Dmth klanb luan me faktin qe presionier me prezent neb anglishten e ashper te nje ceku si Fule tingellojn njejte

  4. HORRI bulevardit says:

    Eshte femra e dyte qe shpallet armike e partise, mbas Ina Rames.
    Lufta e kllasave vazhdon, ndoshta me urdher te partise, do te rihapen Spaci, Qaf Bari e Burreli, se komunizmi ortodoks, nuk jeton dot pa lufte kllasash dhe burgje politike.
    E kane ne gen.

  5. rezi says:

    Tv Klani po i humb vlerat nga dita në ditë. U përpoqa ta shoh në Muzika në 100 vjet, dhe këtë herë flitej për muzikën rrok. Nuk e ndoqa nga fillimi por kur shoh njërin që mbahej për “rroker”, frazë e re në gjuhën shqipe nga Pandushi, lashë mëndjen e kokës për komentet që bënte, jo për muzikën, por suksesin e djemve shqiptarë me vajzat serbe, pastaj filloi të lëvdonte kohën e Titos, një ambjent kallp, që vetëm muzikor nuk ishte, që s’thoshte asgjë të paktën për ata në studio dhe ne në shtëpi, një emisjon i thatë me një moderator të thatë. E kur ka të tilla programe pa pikë vlere, c’pret të mbajë qëndrim neutral për Taren apo të tjerë? As në monizëm s’ishte TV kaq e politizuar, mos thoni që Enver Hoxha dilte orë për orë në TV, se këtu gënjeni, Sala na është bërë si folës i lajmeve.

  6. timi says:

    Shikoj lajmet ne TVSH: Sali berisha ne Strasburg, pastaj Jozefina ne nje tubim pastaj Lulzim Basha ne Tirane pastaj doli ne lajme nderkombetare, lufta ne Siri etj.Asgje per greven. Turpi i botes. Edhe Klani pak a shume i njejti.Pa Top Chanelin do ishim te verber e te shurdher dhe te mjere.

  7. baro çorrogjafi says:

    Edhe Aleksander Frangaj,kur punonte si gazetar i “Koha Jone ” me ’97, u burgos dhe u quajt “armik i partise” nga Sali Berisha.Tashme ndryshoi fytyre dhe eshte me i perkedheluri nga Sali Berisha dhe me perfituesi prej tij,pasi i ben hosanara komunistit Sali. Te gjithe ata qe kundershtojne regjimin , jane armiq. Edhe Enveri,keshtu i cilesonte dhe i degdiste ne burgje armiqte e Partise . Edhe Berisha dhe sahanlepiresit e tij , keshtu, edhe me keq, po bejne. Te gjithe ata qe thone te verteten, jane ” armiq te Partise” ne pushtet.

  8. Ndoshta do t’ju duket e çuditshme por une Tv Klanin e shoh vetem kur jep muzike nga kenget e shekullit,per emisione te tjera nuk ja vlen se me duket se shoh Salen ne çdo sekont dhe me vjen te peshtije.

  9. Jona says:

    Armike? HAHAHA te njejtat shprehje ne epoken e komunizmit, armik i popullit, hahahaha….a jeni te sigurt qe demokracia ekziston ne Shqiperi?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje