Kompania CEZ ka reaguar pas një serie deklaratash nga deputeti socialist, Arben Ahmetaj, ku theksohet se CEZ ka dështuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe humbjeve në rrjet.
“Deklaratat tuaja janë të pavërteta, çoroditëse, të pasakta dhe kontribuojnë në krijimin e një imazhi negativ për shoqërinë.
Së pari kundërshtojmë si të pavërtetë dhe deklarimin tuaj se gjatë tre viteve të parë të privatizimit, kemi dështuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, uljen e humbjeve në rrjet dhe realizimin e investimeve. Shoqëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike për të gjithë klientët që paguajnë dhe për të përmirësuar ndjeshëm performancën e rrjetit të shpërndarjes dhe cilësinë e shërbimit, në përputhje me kuadrin rregullator.
Shoqëria ka investuar më shumë se 83 milion euro në rrjetin e shpërndarjes që nga viti 2009, me qëllim përmirësimin e performancës dhe uljen e humbjeve,” thuhet në deklaratën e CEZ.
Po ashtu kompania totë se nuk janë të vërteta deklaratat e Ahmetajt se ERE ka heshtur ndaj abuzimeve të CEZ. Kompania thekson se ajo është gjobitur dhe ka vuajtur një sërë pasojash negative nga ERE.
“Së dyti, kundërshtojmë me forcë si të pavërteta dhe çoroditëse deklarimet tuaja se ERA ka veprua si një departament përmbarues për shoqërinë, apo ka mbështetur aktivitetin e shoqërisë. Përkundrazi, ERE dhe institucionet e autoritetet e tjera publike kanë ndërmarrë një seri veprimesh me pasoja negative e dëmtuese për aktivitetin e shoqërisë. Një nga vendimet e fundit të ER ka penguar në fakt shoqërinë për të tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kredisë së dhënë nga BERZH/IFC, që do të ishte përdorur për zbatimin e planit të investimeve,” thuhet në deklaratën e CEZ.
Ata mohojnë që të kenë transferuar para jashtë duke shkelur kuadrin ligjor dhe shtojnë se kompanitë e mbledhjes së borxheve kanë vepruar konform ligjit.
“Për çdo dëm që do i shkaktohet shoqërisë, imazhit dhe interesave të saj për shkak të deklarimeve të pavërteta dhe të papërgjegjshme, rezervojmë të drejtën të ndjekim të gjithë hapat dhe procedurat ligjore përkatëse,” mbyllet deklarata.
ju leket i keni ndare me malokun,,cfare gjykate kerkoni,,,,mos shkoni kot,,e verteta eshte e juaja,,kot harxhoni leket,,ju jeni firmeserjoze nuk vidhni sepse nuk jua le sedra e intektualit,,ps ajo i ka fajet te gjitha,,edhe per gerdecin ajo e ka fain…
…po mire more qe deputeti ju paska thene tere ato gjera qe sipas jush jane te paverteta,po ju tani,jeni duke bere avokatin e ERE? Pse paskeni kaq problem dhe nxitoni te thoni qe ERE eshte ne regull me CEZ-in?
Si more nuk vidhki juve te CEZ-it ? Vidhni dhe vidhni rende. A nuk eshte vjedhje kjo, qe kur shkoj te jetoj tek imbire per 6 muaj dimri te viti, ju me sillni faturren per çdo muaj me 2500 leke, kur s’kam harxhuar as nje kw drite ? Nuk qenka vjedhje kjo??!! Kurune rrij ne shtepi nje muaj dhe harxhoj dritat,me sjell, me te drejte faturren per 1900 leke dhe e paguaj rregullisht, por jo kur s’haxhoj gje, asnje kw drite, te paguaj per 6 muaj (me at’ pensionin tim te vogel!)15.000 leke, a nuk e quani ju çeket kete vjedhje? Me kane thene se kete loje e beni dhe me emigrantet ( qe bejne 500.000), qe vijne per nje muaj leje ne vit dhe ju i merni po kete shume per 11 muaj, a s’quhet vjedhje dhe kjo? Dini te beni llogarit? Jeni ju per tu çuar ne hetusi, por te ne s’ka mè shtet se dhe shtetin e keni korruptuar, bashke me ERE-n per interesat tuaja. Ka shume per Belulin! Plaku Sheme.