Shqipëria ka ende gati gjysmën e popullsisë së saj që jeton në fshat (sipas rezultateve paraprake të census, tetor 2011 në fshat jeton 47 % e popullsisë) , ndërsa kontributi i bujqësisë, aktiviteteve rurale dhe peshkimit në Produktin e Brendshëm Bruto vlerësohet rreth 18 – 19 % në vitet e fundit.
Shqipëria ka tokë pjellore edhe pse në sipërfaqe jo të konsiderueshme, ka burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike të favorshme. Të gjitha këto përbëjnë premise shumë të mira për një zhvillim intensive të bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera shoqëruese.
Me gjithë kontributin e konsiderueshëm në Produktin e Brendshëm Bruto, të ardhurat që krijojnë familjet fshatare nga ekonomitë e tyre bujqësore janë ende shumë të pakta.
162 USD në muaj janë të ardhurat mesatare të fshatarëve nga bujqësia dhe blegtoria në vitin 2011
162 USD në muaj janë të ardhurat neto për çdo ekonomi bujqësore nga bujqësia dhe blegtoria. Ndërsa të ardhurat mujore mesatare nga shitjet janë rreth 220 USD. Por, brenda vendit ka ndryshime shumë të mëdha midis familjeve sipas vendndodhjes. Ilustrimi jepet në grafikun 1. Nëse ka më të larta në qarkun e Vlorës ku të ardhurat nga shitjet arrijnë mesatarisht rreth 310 USD në muaj, kemi edhe qarkun e Lezhës ku të ardhurat nga shitjet janë mesatarisht janë vetëm 117 USD në muaj.
Mesa duket të ardhurat e pakta nga bujqësia kanë një korrelacion të drejtpërdrejtë me varfërinë. Tri qarqet më të varfra në Shqipëri Dibër, Kukës dhe Lezhë janë edhe qarqet me të ardhurat mesatare nga shitjet më të ulëta në vend.
Megjithëse çfarë arrijnë të fitojnë fshatarët shqiptarë nga aktiviteti bujqësor dhe blegtoral nuk është ende e mjaftueshme për t’i bërë të interesuar të zhvillojnë aktivitetin, mbështetja nga shteti është shumë simbolike. Programi kryesor buxhetor që mbështet rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral ka shpenzuar në vitin 14 milionë USD. Në grafikun 2 ilustrohet krahasimi i mbështetjes buxhetore për bujqësinë në 6 vitet 2006 – 2011. Në vitin 2011 kemi rritje me vetëm 10 % të programit buxhetor krahasuar me vitin 2006, ndërkohë që në këto 6 vite kostot e shpenzimeve për bujqësinë dhe blegtorinë janë rritur shumë më tepër.
Megjithatë, një ide më e qartë se çfarë mund të arrijë ky program buxhetor krijohet nëse shohim se sa është përftimi i çdo ferme nga ky program buxhetor.
40 USD në një vit është ndihma që merr një familje fshatare nga subvencionet e bujqësisë
Kështu, nëse të ardhurat mesatare vjetore nga shitjet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale janë 2,440 USD, ndihma e shtetit është vetëm 40 USD ose më pak se 2 %.
Berisha ka thene se cdo shqiptar merr 9000 dollare ne vit. Ose Berisha eshte cmendur, ose INSTAT-i i tij po punon per EDVIN RAMEN. Le ta zgjidhin lexuesit kete pune. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/xhamia-sulltan-mehmet-fatih-ne.html
kujt i shkojne keto 40$ ndihma sepse ne fshat asnje si merr keto para ????? z.rama po na vertitet shume ne fshat kohet e fundit por asnje fjale per naften bujqesore ku e ka gjithe bota pra bashkefajtore me pd-ne dhe keto 2440$ prodhim kemi 60-70% shpenzime sa ngelin? 1000 $ afersisht pa llogaritur ketu punen e krahut gjate nje viti pra doli edhe prodhimi vjetor e gjysmes se shqiperise qe jane 100$ per person kur istat-i z.kryeminister na thote se prodhojme 9000$ per person ne shqiperi shpresoj qe kusuri te gjendet ne qytet… dmth qe prodhojne 17000$ per person pra nje familje ne qytet me pese antare na prodhon 85.000$ ne vit !!!!!!!!!!!! po si eshte e mundur qe ky popull eshte kaq bagti?????????????
<>