Ka shpresa të mëdha që projekti i gazsjellësit Trans Adriatik TAP, që sjell gazin nga Azerbaxhani në Evropë, duke kaluar edhe në territorin shqiptar, të fitojë ndaj projektit rival Nabucco.
Gjithçka do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm në Azerbaxhan. Do të jetë ky vend super i pasur me burime të gazit që do të zgjedhë se me cilin gazsjellës do të sjellë pasurinë e tij natyrore në Evropë: TAP apo Nabucco? I pari kalon nga fushat e gazit të Azerbaxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore. I dyti, Nabucco kalon nga Azerbazhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe përfundon në Austri. Projekti TAP ka mbështetjen e SHBA kurse Nabucco atë të BE, me argumentin se përveç Turqisë gazsjellësi do të kalojë në vendet anëtare të BE, gjë që garanton siguri. TAP ka avantazhin e kostos: ndërtimi i tij e ka koston 13 herë më të ulët se Nabuco. Kohët e fundit ky projekt shënoi edhe një avantazh tjetër: Shqipëria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi nënshkruan ne New York një memorandum mirëkuptimi, që shënon hapin e parë në nivel politik për të vijuar më pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re. Konsorciumi i investitorëve të projektit TAP përbëhet nga tri kompani të njohura në Evropë: EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto tha për programin shqip të DW se ky memorandum ka vlerë të madhe. “Ёshtë shumë i rëndësisishëm pasi përmes tij qeveritë e Italisë dhe të Greqisë angazhohen në ndërmarrjen e disa hapave shumë të rëndësishme si përfundim i marrëveshjes me konsorciumin e investitorëve që ka marrë përsipër realizimin e këtij projekti si edhe hapa të tjera që kanë interes të ndërsjelltë për secilin vend.” thotë Z.Haxhinasto.
Shpresa të mëdha në Tiranë për ndërtimin e gazsjellësit TAP
Ndërkohë, në fushat gazmbajtëse të Kaspikut, në Azerbaxhan, të njohura me emrin Shah Deniz, gara ende nuk ka mbarur. Ministri i Ekonomisë dhe i Energjitikës, Edmond Haxhinasto, ka shpresa të mëdha se nga kjo garë do të dalë fitues projekti TAP dhe jo Nabuco.
Zhvillimi epokal – krijimi i tregut kombëtar të gazit
Përzgjedhja e projektit TAP në Azerbaxhan ka edhe një dobi tjetër shumë të madhe: realizimin e tregut të brendshëm të gazit. Ministri Haxhinasto thotë se për këtë gjithë dokumentacioni është gati.
“Me konsorciumin e TAP po përgatitemi të përfundojmë edhe një marrveshje tjetër bashkëpunimi, që është me rëndësi specifike për Shqipërinë lidhur me krijimin e tregut kombëtar të gazit. Ky treg është shumë i rëndësishëm për të garantuar përdorimin e gazit si burim energjie për tregun shqiptar.”
Memorandume bashkëpunimi po përgatiten edhe me kompanitë që do të bëjnë shitjen e gazit, në mënyrë që një pjesë e gazit që vjen nga Azerbaxhani drejt Evropës dhe kalon nga territori i Shqipërisë të furnizojë tregun vendas.
Projekt që mbështetet fuqimisht nga SHBA
Ideja e projektit TAP nisi të bëhet e njohur në mesin e viteve ’90- të bashkë me idenë e Koridorit të tetë, një nismë kjo e ish Presidentit amerikan Bill Clinton. Sipas idesë së tij fillestare të publikuar në vitin 1996 ky korridor do të kalonte nga Bullgaria, Maqedonia, dhe Shqipëria, për të kaluar më pas në Bari ose Brindizi, i quajtur ndryshe edhe korridori Lindje – Perëndim. Ky ishte në gjenezë dhe mbetet një projekt shumëplanësh që përfshin ndërrimin e rrugëve, hekurudhave, porteve dhe gazsjellësit i parashikuar të ndërtohej në tri faza dhe të përfundojë në vitin 2020. Për një sërë arësyesh, kryesisht financiare projekti i Korridorit të tetë nuk po ecën me ritmet e parashikuara. Por ndërtimi i gazsjellësit është pranë realizimit dhe vazhdon të mbështetet fuqimisht nga SHBA.
Financimi dhe përfitimet e Shqipërisë
Tri kompanitë e njohura në Evropë, EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë do të financojnë me rreth 1,5 miliard euro ndërtimin e tij. Parashikohet që Shqipëria do të ketë disa përfitime: hapjen e rreth 2000 vende të reja pune, marrjen e tarifës se kalimit tranzit të tubacioneve të gazit në teritorin e saj dhe mundësinë për të krijuar tregun kombëtar të gazit që do të thotë blerje gazi për nevojat e konsumatorëve dhe të bizneseve me çmim më të ulët sesa sot./DW
TAP topi.Ne Itali s’po lene te behet nje tynel per trenin e jo te lene tuba gjigande gazi ne mes te fushave
Ne piemonte doje te thoshe, e bile ne valsusa eshte mire te thuhet.Puglia eshte komplet gje tjeter .
shkelzen,po,ne Valsusa eshte ai tyneli.Megjithate,nje nga ceshtjet me te bujshme ambientale eshte Ilva ne Taranto,qe po mbyllet ose ne mos eshte mbyllur keto dite.Eshte ne Puglia.
Edhe kete kishim mangut tani.
Imagjiononi sikur prane Gerdecit te kalonte nje tubacion gazi…
Gazeta Tema eshte gazete serioze dhe hulumtuese. Harta qe ju botoni eshte shume e vjeter dhe nuk paraqet projektin e sotem te gazsjellesit Nabbucco. Projekti i ri ose Nabbucco 4 kalon neper Greqi dhe shmang perfundimisht Shqiperine nga tere gazsjellesit. Po ti jepet korridori detar qe i eshte premtuar Greqise, fiton perfundimisht Nabbucco 4 dhe Tap as qe do te behet. Shikoni harten e Nabbucco 4. Perse po shtyhen bisedimet e privatizimit te Albapetrolin me kompanine amerikane qe premtoi nje shume prej qindra milionesh dollaresh? Mosberja e Tap i sjell humbje shume te medha ne shperndarjen e magazinimin e gazit pikerisht kesaj kompanije, pasi kjo ka ne paketen e privatizimit te Albapetrolit edhe dy licenca lidhur me gazin. çfare po ndodh me detin tone qe kerkon Greqia dhe nga ku varet edhe fati i Tap? Perse edhe kryetari i opozites zoti Rama shprehet per nje zgjidhje te problemeve te kufijve detar me Greqine, kur probleme te tilla as qe ekzistojne. Tani çuditerisht edhe Gazeta Tema merr pjese me nje harte te vjeter ne disinformimin e opinionit publik.
Prof. projekti i Nabuccos esht drejt deshtimit. Keto versionet e reja jane thjesht perpjekje per ta riformuluar projektin origjinal. Turqia esht terhequr tashme nga ky projekt dhe versionet e reja te projektit fillojne nga bullgaria por normalisht pa kaluar nga turqia e kane te pamundur. Ndersa keto versionet e tjera nga Greqia mund te jene perpjekje per ta larguar greqine nga TAP por qe kane rezultuar te pa suksesshme. Shqiperia me Greqine e Italine e kane tashme nje marrveshje te firmosur ne nivel qeverish. Ky projekt mbeshtetet edhe nga Turqia e Azerbaxhani dhe sigurisht nga SHBA. Turqia e Shqiperia jane ne krahun e SHBA, Greqia e Italia nuk kane marrdhenie shume te mira me BE keto kohe..
Harten per projektin Nabbucco 4 e gjeni ketu
Nabucco4.png
eurodialogue.org
TAP nuk egziston! Nese perzgjidhet TAP eshte projekt ne interes te Italise.Por ne projektin NABUCCO ,Gjermania ka shume gjasa te vendos se cili do jet gazifikimi europian dhe sipas shume gjasave do jet Projekti NABUCCO dhe jo TAP.Ndertimi i NABUCCO sa po ka filluar http://www.novinite.com/view_news.php?id=144321
Kurse TAP eshte projekt tjeter por jo me interesa direkte te Bashkimit Europjan: http://www.novinite.com/view_news.php?id=143605
Vllai i lexon kto lajmet qe poston ktu? apo nuk kupton anglisht? Aty thot qe kryeministri bullgar i thot komisionit europian qe jane gati te fillojne ndertimin. Thot edhe qe versioni i ri nuk perfshin Turqine dhe gjermanet e hungarezet kane kercenuar qe do e braktisin projektin. Dmth kto jane perpjekje te deshperuara te bullgareve per ta shpetuar kete projekt qe po deshton.
Ndersa per TAP esht nenshkruar edhe nje marrveshje ndermjet qeverive te Shqiperise, Greqise e Italise me bekimin e turqve dhe azereve dhe sigurisht te amerikaneve. Qe TAP nuk esht ne interesa te BE nuk do te thote qe sdo behet apo esht i dizavantazhuar ?
Sa per anglishten time ,mendoje se kuptoj dhe se aty nuk shkruhet se hungarezet kane dhen droheqje
Ja ku e ke dhe lejen e Hungarezve per NABUCCO http://www.upi.com/Business_News/Energy-Resources/2012/08/14/Hungary-signs-permits-for-Nabucco-West/UPI-59951344938816/
Bullgart do e fillojne pjesen e tyre shume shpejt 2013, te gjitha vendet e kane neshrkuar rrjetin NABUCCO. Na djeg apo jo ky eshte realiteti .TAP nuk do realizohet vetem per arsye se greqia nuk eshte ne gjedje te mire financiare ,perjashto shqiperine si nje kukull Azerbajgjanase:)
Ajo harte nuk eshte e projektit TAP. Pergatitjet per ndertimin e projektit TAP, kane filluar. Ne qarqet Korce, Berat dhe Fier ku eshte gjurma ku do te kaloje tubacioni, kane filluar pergatitjet per Projekt Planin e Zhvillimit Rajonal. Po keshtu nga investitori eshte bere kerkesa cdo komune per dhenien e Lejes te Zhvillimit
Iliret, tubacionet qe shtrihen neper vendin tone mund te sherbejne thjeshte si tuba qe gazifikojne Shqiperine e na shesin gaz. Kurse ne synojme te jemi kalimi dhe magazina drejt perendimit te gazit te Azerbaixhan te Shah Denis Problemi qendron i hapur se kush do te fitoje Nabbbucco4 apo Tap, derisa te shtrihet tubacioni nen detin Adriatik, duke u nisur nga toka shqiptare. Kujdes, Nabbucco4 ka dy degezime: njeri drejt veriut e drejt Gjermanise, qe pershkruhet ne artikull dhe se shpejti do te filloje punimet, dhe tjetri drejt perendimit qe çon gazin ne Itali permes detit Jon, qe ndodhet brenda kufijve shqiptare. Per degezimin perendimor po behet debati, pasi ky degezim kercenon Shqiperine qe ta leje pa asnje gazsjelles. Eshte pikerisht korridori detar i yni, qe Gjykata Kushtetuese, me nje vendim me rendesi historike, nuk ia dha Greqise. Mungesa e kesaj leje eshte qe pengon ndertimin e Nabucco4 perendimor. Po ti jepet deti Greqise, me koncesion, me 1 euro apo me qira etj, TAP nuk behet edhe pse jane nenshkruar marreveshtje qeveritare.
Dude.. I am almost no into studying, but somehow I managed to get to read a great deal of articles for your blog. Its outstanding how interesting it truly is for me to search you more often then not.