Rama takon fermerët në Divjakë: Fshati është në qendër të programit tonë

22 Tetor 2012, 18:34Ekonomia TEMA

Kryetari i PS, Edi Rama duke vijuar takimet e tij në rrugën e Programit për Rilindjen e Fshatit, është ndalur në Divjakë të rrethit të Lushnjës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me fermerë të ndryshëm. Ata i kanë bërë prezent liderit të opozitës situatën e vështirë në të cilën ndodhen për shkak të mungesës totale të interesimit dhe përkrahjes së shtetit.

“Serë kanë ata, serë kemi dhe ne. Tokë kanë ata, tokë kemi dhe ne. Ata e bëjnë, ne s’e bëjmë dot. Ku është problemi?! Tek shteti që i subvencionon, ndërsa ne jo”, është shprehur një fermer i ri në moshë, teksa bënte krahasimin se përse fermerët në vendet fqinje arrijnë të prodhojnë më shumë produkte.

Për Edi Ramën fermerët në të gjithë vendin nuk e kanë shtetin e tyre në krah dhe janë në kushtet e një mbijetese: “Unë besoj që edhe vetë kjo fjala subvencion, në fakt tregon diçka tjetër. Që ata që i eksportojnë drejt Shqipërisë produktet e tyre, e kanë shtetin në krah. Shqiptarët që punojnë në tokat e tyre nuk e kanë shtetin në krah. Shteti e ka braktisur fshatin dhe ju përpëliteni për mbijetesë. Ndërkohë që këtu duhet të kishim burimin kryesor dhe të garantuar të sigurisë ushqimore të vendit dhe këtu duhet të kishim mirëqenie që të gjeneronte mirëqenie në qytet, duke lehtësuar barrën e çmimeve për ushqim dhe duke krijuar mundësi që familjet mos përdorin gjithë buxhetin e muajit vetëm për të ngrënë”.

Takimet vijuan me fermerë të tjerë të cilët shprehen se kanë probleme me ujitjen.

“Këtu është dhe problemi i ujitjes, sepse kanalizime s’ka. Pompa e hidrovorit nuk punon dhe fshatarët bëjnë puse me shpime. S’ka rrugë tjetër, ndryshe nuk bëhet prodhimi fare”, thotë njëri nga fermerët.

Një tjetër prej fermerëve vijon me një shqetësimin edhe më madhor për të ardhmen e tokës bujqësore: “Shpimet po bëjnë kripëzimin e tokës dhe ky është problemi kryesor. Kanë dalë disa barishte që vetëm në kënetë bëheshin më parë. Duke pasur lumenj afër dhe të mos e marrësh dot ujin është tmerr. E ka marrë çdo parcelë kripëzimin. Brenda 10 vjetësh nëse toka do vazhdojë me këto puse si sot, as gjysmën e prodhimit nuk do japë. Dikur ka qenë kanali sipër kodrës dhe vadisnim, rridhte nga një pikë ujë, mbanim dhe kanalet kulluese, ndërsa sot s’ka kanale më. Ka 20 vjet që kanalet nuk pastrohen”.

“Divjaka ka dhe një favor, që po të rriten ujërat nëntokësore nuk vjen uji i kripur dhe përmirësohet cilësia e tokës, por edhe puset mbajnë ujë. Divjaka këtu punon. Populli është shumë punëtor, por biem në befasi gjithmonë tek shitja e prodhimit, sepse del me kosto të lartë”, shton një tjetër për fermerëve, i cili po ashtu i vë vëmendje problemit të ujitjes dhe kullimit të tokave.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve të mëdha, Ilir Beqja, Sekretari i PS për programin është shprehur: “Realisht, këtu, nga kjo histori me puse, jo vetëm që kjo tokë për 10 vjet s’jep më rendiment, por edhe kostot janë shumë të larta. Ne kemi analizuar me kujdes dhe një nga gjërat nga duhet të fillojë rimëkëmbja e fshatit është ujitja. Ne i kemi burimet, kemi bërë një inventar të plotë të gjithë Shqipërisë, ashtu siç kemi bërë edhe këtu dhe duam të investojmë seriozisht për ta rimëkëmbur të gjithë rrjetin edhe të ujitjes, edhe të kullimit. Nuk mund t’i kërkosh sot sforco fshatarit pa bërë shteti punën e vet, sidomos në kanalet e larta, që ju i dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe çfarë janë, që të vijë uji në parcela. Ne kemi një program ambicioz, që për 4 vjet do ta rehabilitojmë të plotë sistemin e ujitjes dhe të kullimit”.

Kryesocialisti Rama dhe grupi i punës për programin që e shoqëronte është ndalur më tej në një serë, pronarët e së cilës kanë investuar 210 milionë lekë, por të detyruar kanë mbjellë lakra. “Kjo është serë për të mbjellë domate dhe tranguj, nuk është serë për sallata. Kjo që kemi mbjellë është sallatë kokërr, por ne nuk kemi mundësi që ta mbjellim domate apo trangull. Këto janë sera dimërore, por po nuk pati naftë nuk mund të vihen në punë. Unë e kam provuar dhe kam mbjellë në janar, kur ishte kulmi i çmimit dhe kam mbetur si peshku pa ujë, sepse m’u mbarua solari. Unë vetëm tokën e kam blerë 210 milionë këtu. Kam marrë kredi, për serat, shpenzimet e tjera, sjelljen e energjisë që nga rruga deri këtu dhe detyrohem e mbjell me lakër”, është shprehur pronari i kësaj sere. Ndërsa i biri e plotëson edhe më tej: “Sado që e kemi mbjellë këtë lakrën, por nuk ka treg, nuk e dimë sa do shitet. Mund të shitet edhe 100 lekë të vjetra, mund të bëhet edhe frezë, nuk ka ndonjë perspektivë. Subvencion nga shteti nuk ka. Që ta mbjellësh për shembull nga nëntori dhe të mbarojë në prill – maj. Kështu që mbjellim kot gjëra nga të cilat pothuajse nuk kemi fitim fare. Duhet subvencion nga shteti. Solari është 1150 lekë të vjetra, këto kaldaja harxhojnë një ton çdo natë dhe nuk kemi interes fare”.

Kreu i PS-së i ka siguruar fermerët e Divjakës se opozita ka tashmë një program, të cilin po e detajon dita ditës, dhe ku fshati e fermeri janë në qendër të tij. “Në fakt janë tre shtylla;

E para, ujitja dhe kullimi dhe këtu ne do bëjmë një investim masiv që ta rimëkëmbim gjithë sistemin, në bazë të një inventari që e kemi detajuar. E dyta, kostoja që është e pamundur sot. Një serë me një investim kaq të rëndësishëm ku vetëm toka ka kushtuar 210 milionë lekë që mbillet me lakra se nuk përballohet kostoja e naftës është shëmbëlltyra e falimentimit jo për fajin tuaj që punoni këtu, por për faj të shtetit që e ka braktisur fshatin. Pra, ulja e kostos së prodhimit, duke ju  mbështetur për naftën, për inputet dhe për makineritë bujqësore. E treta, është garantimi i nxjerrjes së produkteve në treg, sepse këtu vijmë tek freza, vijmë te hedhja e produkteve. E, vijmë tek ajo që ndodh, që ju nuk i shisni dot, qyteti i blen shumë më shtrenjtë se i merr nga importi. Ne jemi të ekspozuar krejtësisht në pasiguri ushqimore. Ky është fakt dhe këto tre elementë ne do t’i trajtojmë krejtësisht ndryshe”, ka përfunduar angazhimin e tij kryesocialisti Rama.

8 komente në “Rama takon fermerët në Divjakë: Fshati është në qendër të programit tonë”

  1. Ramy says:

    Fshati êshte ne qender tê programit tonê? hahaha pune nudisti

  2. AGIM DEGA says:

    VEPRIM E JO PALLAVRA !

    – Nje opozite me terrci verrcet e Edvin Rama Twiterit
    do te mbetet perjetesisht ne opozite.
    – Asnje beteje politike e fituar ne gati tete vjet!
    – Si mund te motivoje nje lider pa motiv!?

    – Nga Agim Dega , Nju Jork

    “Sot po përjetojmë shumë rëndë atë që shoqëria civile, jo opozita apo partnerët që na monitorojnë, e ngrenë me shumë forcë, që të frenojmë përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë,” theksoi ish- lideri i opozites Fatos Nano ne ceremonine e marrjes se titullit Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës- UET.
    Fatos Nano ka te drejte… Percaktim shume i sakte. Ajo cka duhet eshte aksioni, veprimi i tij per ta nxjerre opoziten nga letargjia, nga drogimi ku e ka futur Edi Rama dhe stafi i tij bashkiak qe ka perqendruar sundimin e tij e te gjitha pushtetet ne nje dore duke kopjuar shume keq uzurpatorin me te madh te pushteteve ne Shqiperi Sali Berishen,q e po ia kalon edhe ish- diktatorit Enver Hoxha apo Stalinit .
    Pse!?
    Kjo qeveri kleopatrike e antidemokratike eshte fatkeqesia e Shqiperise.
    Mungesa e nje opozite te vertete eshte nje katastrofe per
    Shqiperine.
    Ne nje leter drejtuar Presidentit te sotem amerikan Barack Obama i pata shkruar se parulla ose lejtmotivi i fushates elektorale qe ndodhet ne zenit sot ne nenen e demokracise boterore duhet te jete : “More works, less words”. pra ” Me shume pune ( veprim ) me pak fjale”
    E njejta parulle vlen edhe per opoziten e drejtuar nga
    Edvin Rama… me twiterat e tij sikur te ishte analist apo journalist e jo lideri i saj .
    Llaka… llaka dite e nate. Terrci verrci nate e dite ne Twiter. Nuk i mbetet gje tjeter vecse te nderroje mbiemrin dhe ta beje Edvin Rama Twuiteri.
    Asnje aksion , asnje veprim, asnje pune e suksesshme ne krye te PS-se dhe opozites tash e gati tete vjet.
    Asnje beteje politike e fituar tash e tete vjet!
    Asnje fitore tash tete vjet ne opoziten qe e drejton me Twiter,lideri i saj Edvin Tama Twiteri
    Pse!? E takova per here te pare e te fundit liderin e opozites ne takimin qe pati me shqiptaret e Amerikes para pak muajsh ne Universitetin e Nju Jorkut…
    I pergjumur… Ishalla jo i droguar… Fjale te pergjithshme… Tralala zura nje gale! Njesoj si ne takimet me popullin ne Shqiperi!
    Asnje motivim per ne bashkekombasit e tij ne kryeqytetin e Botes qe gati na vuri ne gjume me llaka— llakat e tij.
    Si mund te motivoje nje lider pa asnje motiv per veten e tij.
    Ai ka arritur ne planin personal shume me teper se e ka menduar para 10- 15 vjetesh.
    Pushtet si krybashkiak pra si kryeminister i kryeqytetit, gjysmes se Shqiperise!
    Para me thase nga lejet e ndertimit!…,
    Fame si “Kryetari i Bashkise me i mire ne Bote” me parate lume e deri me lleret e perveshura nga Ilir Meta ne cnevojtorizimin e Tiranes te nevojtorizuar nga Sali Berisha !!!
    “Nuk te njoh ” i tha ai vellait tim, komentet e te cilit i ka kopjuar fjale per fjale ne fjalimet apo twiterat e tij vetem nje apo dy dite pas botimit te tyre.
    ” Ule ate gryke pushke Sali Berisha!” iu drejtua ai kryeministrit vetem 24 ore pas komentit te Albanit ” Ule ate gryke pushke vella!” sa per nje shembull.
    E kulmi ishte kur ai shprehu kenaqesine se ne ate salle nuk ” ghjeti diverssante te Berishes” sikur kishte ardhur ne Amerike per tu ndeshur me diversante e jo me bashkeatdhetare te te gjithe kraheve te te gjitha ngjyrave pa dallim….
    – O Zot ruajna mendte e krese nga nje lider i tille ! thashe me vehte.
    Nje rastesi!? Mendoj se jo! Demotivim total nga nje lider pa motiv!?
    Kam frike se ai eshte i kapur mat nga Berisha dhe klani i tij sterkorruptuar! I kapur ose i shitur! Ose te dyja bashke!
    Pse !? Si eshte e mundur qe ne keto gati tete vjet ai nuk ka fituar asnje beteje politike ne Shqiperi!
    ” Edi Ramen e ka ndryshuar martesa” deklaroi Pandeli Majko keto dite ne nje interviste.
    Nuk e di e pati fjalen per martesen me Linden apo ndonje martese te fshehte me fishek ne paje me Sali Berishen e klanin e tij kusar e vrastar!
    Fatos Nano ka te drejte! Eshte koha qe lideri historik i opozites ti ktheje fjalet ne vepra, te ktheje freskoziten e sotme ne nje opozite reale, vepruese e fituase.
    Perndryshe, kjo opozite freskozite eshte e denuar te qendroje ne opozite jo tete por edhe 80 vjet!
    Eshte koha per veprim jo per twitera, per pallavra!
    “More works less words!”
    Veprim jo pallavra !

  3. cun artist says:

    Rame merre shtruar se ke kohe ta gjesh se cfare do nga politika deri ne 2017. Se ti je aq i paafte sa Sali Serbi nuk te jep as para per kete lloj opozite qe ben ti.

  4. tekniku says:

    Hamdi Dega
    Ti kam lexuar te gjitha komentet qe shkruan dhe ne pergjithesi te kam dhen te drejte pavaresisht nga tonet ekstremiste ne disa raste.Por qe ti do te pozicionoheshe hapur per nje te paburre si Nano duke e sjelle si shembull te standartit te se drejtes kjo nuk ka bythe ku te rrije ose po fillon te shkruash si ne kohen e Bashkimit.Nje i korruptuar ne palce si NANO nuk mund te sherbeje si pike reference per asgje aq me teper per te injoruar palen tjeter.Me qe nese je malsor dhe une te njoh mire vellain tend Besnikun nuk e njeje vehten mire pe te bere kete verejtje miqesore.Ne se Nano do te ishte burre diten qe doli nga “vila” e Tepelenes duhej te kishte derguar atje Berishen pa i lene gjithe keto kusure popullit mbrapa.Ai preferoi ti puthi bythen Berishes mbushi xhepat me miliona dhe me biznese te reja ne emer te gruas se tij te re.Pra mos na e bjer me ne tavoline Nanon or Hamdi per te poshteruar apo cenuar sedren e Rames

  5. Rama eshte pjerdh says:

    Ky Rama ose ka ndonje metode sekrete qe do fitoje ne zgjedhje qe eshte kaq i qete dhe kaq idjot, ose eshte totalisht i paafte dhe i skaduar si njeri e si politikan.

  6. elinor says:

    Agim Dega, je teper i sakte! C’tu bejsh shqipove qe mendojne se qafa e varur e opozites si ai kali i drobitur personifikon “vlera qytetarie dhe demokracie”!

  7. Enver Hoxha says:

    O Edvin sheko njehere andej nga saliu se te ka bere nje ftese per ekspozite pikture, me ate rast beji dhe birit tim nje pikture gju me gju me katunarin, ta kete si kujtim se ketu poshte duan qe te kesh biografi te mire dhe mua ajo gju me gju me popullin atje ne malsine ku lindi saliu, me hapi deren e parajses ketu afer shokut stalin, dua qe edhe saliu biri im ta kete kete fat.

  8. Me sallatoret blu u zgerdhin fshataret e shkret ,
    tani rama i afron sallamrotin e tij .
    Mir ben ne fund te fundit mo, rri dot fashtari yn pa nji thes mjell
    dhe nji sallator pas ?
    Mezallah. Opo jepi ,me sallator ne dor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje