Situata energjitike vijon të jetë kritike

11 Nëntor 2012, 15:04Ekonomia TEMA

Edhe pse reshjet e shiut gjate ditëve të fundit kanë qenë të konsiderueshme, kjo nuk ka përmirësuar aspak situatën hidrike në hidrocentrale. Sipas burimeve zyrtare nga KESH, hidrocentrali i Fierzës vijon të mbetet i stakuar në mënyrë që të mos kalojë pikën kritike dhe pjesa më e madhe e nevojave të vendit për energji plotësohet përmes importit.

Sipas Korporatës Elektroenergjitë niveli i konsumit mbetet 19 milionë kilovat/orë në ditë, dhe fatura që duhet të paguajë çdo ditë kesh për pjesën e importit shkon mesatarisht 700 mijë euro. Aktualisht Fierza ka arritur në kuotën e 268 metrave, ndërkohë që Komani dhe Vau i Dejës nuk kanë patur asnjë përmirësim, pasi që të dy janë në gjendje pune, raporton Vizion Plus.

Disa javë më parë qeveria i kaloi KESH-it një kredi prej 50 milion eurosh për blerjen e energjisë edhe për pjesën që i takon CEZ-it. Kjo situatë ka bërë që enti rregullator të marrë nën shqyrtim edhe mundësinë e heqjes se licencës për kompaninë e shpërndarjes. Negociatat me këtë kompani po zhvillohen në ministrinë e ekonomisë. Ndërkohë te hënën në një mbledhje tjetër, ERE ka deklaruar se do të marrë një tjetër vendim për të gjobitur kompaninë çeke, për të dytën herë brenda pak kohëve, për ndërprerjen masive të energjisë elektrike, në zonat të cilat nuk janë 100% debitorë, duke kërkuar mosndëshkim kolektiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje