Ndonëse ka kaluar një vit nga Panairi i Librit “Tirana 2011” dhe kryeqyteti mbylli edhe Panairin “Tirana 2012”, rezulton se botuesit ende nuk kanë marrë rimbursimin e dhënë nga qeveria.
25 përqindëshi i rimbursimit ka përfunduar në drejtim të paditur.
Irena Toçi, botuesja e “Toena”, shprehet se vendimi i Ministrisë dhe Kulturës për të ulur 50% qiratë duhet përgëzuar, por ama kjo duhet të reflektohet.
“Mendoj që edhe pse nuk ishte e specifikuar në kontratat tona një ulje çmimi në rast ndihme nga buxheti i shtetit, organizatorët duhet ta reflektonin atë në qiratë e gjithsecilit prej nesh që morëm pjesë në këtë panair”, pohon Toçi.
Flutura Açka, botuese e “Skanderbeg Books” shprehet se shkrimtarët shqiptarë janë lënë në hije dhe se mbeti e pakënaqur me ndarjen e stendave.
“Sigurisht jo të gjithë botuesit mbijetojnë vetëm me letërsi artistike, gjë që nuk ta jep luksin të shpërfaqesh nëpër panaire me stenda agresive në përmasa dhe dukje. Por kjo nuk do të thotë aspak që organizatorët nuk duhet ta kenë parasysh këtë fakt në ndarjen e stendave dhe të mos vendosin kritere të tilla që t’i lërë të kuptojë lexuesit shqiptar se në Panairin e Librit konkurrojnë të barabartët, dhe se të gjithë bashkë e bëjnë atë të suksesshëm”, shprehet Açka për GSH.
Ndërsa Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “Dudaj” thekson se: “Ato para ne nuk i morëm kurrë vjet, po sivjet do i marrim vallë?! Ju pyesni pse s’i morët? S’e di, s’na i dhanë”.
Shume mire u’a kan bo.Mjafton me dal foto me BACEN e maleve,pa leket do vijne.Pastaj kur s’ka,s’ka as Mreti,c’a me ju dha BACA Juve.Boll u ankuet se na keni lodh.
Ke te drejte Dean, te dalesh ne foto me bacen eshte nder dhe duhet te paguash, ekonomi tregu kjo, ku cdo firme qe hidhet dhe cdo foto me VIPA, paguhet si frengu pulen.
Kush te hetoje. Ina Rama?!?!?!?
Ajo ka pjerdhur me kohe. E beri mire detyren e caktuar nga Sali Berisha.
Na genjyen aq bukur sa ska. Edhe e shane, lavire bulevardi dhe ja beri punen tamam partise. Hahahaha, keta jane llumi i shoqerise.
Leket po i shijon partia me hajdutet e vete.
Do paguheni bashke me zoterinjte e CEZ-it.