Heqja e kufirit, qeveria vazhdon të rrisë frikshëm borxhin

18 Dhjetor 2012, 17:49Ekonomia TEMA

Heqja e kufirit ligjor të borxhit po inkurajon rritjen e shpejtë të detyrimeve të qeverisë përtej parashikimeve. Në vetëm dy javë nga heqja e kufirit, borxhi është rritur tre herë nga parashikimi duke paralajmëruar një vit të vështirë për financat e vendit.

Pak ditë më parë qeveria miratoi një akt normativ, që fillimisht e rriste borxhin publik me vitin 2012 me 7 miliardë lekë më shumë se parashikimi në buxhet. Por akti u ndryshua sërish në minutat e fundit duke i shtuar borxhit edhe 1.2 miliardë lekë të tjera përmes të cilave Qeveria do paguajë shpërblimin e tkurrur të fundvitit për pensionistët prej 2 mijë lekësh.

Për pasojë borxhi publik i vendit në fund të këtij viti shkon në 61.2 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa në 2013 me deficitin e parashikuar në buxhet ai nuk ndalet më tek kufiri 62.6 për qind siç pati pretenduar Qeveria, por shkon në 63.2. Këtu nuk përfshihen garancitë që do të jepen vitin e ardhshëm për Korporatën Elektroenergjetike, me të cilat shifra e borxhit mund të rritet minimalisht edhe 1 pikë përqindje më shumë.

Por edhe kjo shifër nuk është e sigurt, në një vit zgjedhor dhe kur llogaritë e borxhit janë bërë mbi supozimet optimiste të qeverisë për rritjen ekonomike. Ekspertët patën paralajmëruar që në fillim se shfuqizimi nga parlamenti i ligjit që kufizonte huamarrjen e qeverisë do inkurajonte rritjen e shpejtë të tij pa pasur më një pikë orientuese. Një situatë që sipas tyre vë në rrezik stabilitetin financiar të vendit./TCH

2 komente në “Heqja e kufirit, qeveria vazhdon të rrisë frikshëm borxhin”

  1. plaku says:

    Djema, tani sapo pashe ne internet ne top-channel nje panel ne lidhje me borxhin publik. Me beri pershtypje fakti se, neve si shtet, vetem per interesat e borxhit publik pajuajme cdo vit 48miljarde leke. Borxhi publik ze sot 3,6 % te prodhimit vjetor bruto te Shqiperise. Nderkohe qe, ne buxhetin e vitit 2013 jane parashikuar shpenzime per aresimin VETEM 2,7 % te PBB, dhe per shendetesine vetem 2,1 % te PBB.
    Ne kete panel u tha se, eshte per tu habitur se ne vitet e zgjedhjeve borxhi publik eshe rritur 4%. Pra ne vitin 2009 dhe ne vitin e ardheshem 2013 borxhi publik do ritet 4 %. Eshte e kjarte se qeveria e Sales investon leket e popullit per fushaten e saja te zgjedhjes.
    Ne kete panel te bente pershtypje injoranca dhe pa aftesia e perfaqesuesit te qeverise nje deputet i PD dhe zv. minister zoteria. po te vinte ketu ne Zvicer ky zoteri nuk do te pranonin as per te lare WC-te. Cfare ti besh ka fat kodoshi. Kushedi se sa leke ka ne banke.

    1. Hysen Shoshori says:

      Ky dallkauk llogaritar kooperative do na lere borxhlinj me brez pas brezi.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje