Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha, ndër të tjera, tha se idenë e tatimit progresiv, Rama e ka kopjuar nga Spiro Koleka. Por ka një problem me këtë deklaratë të Berishës – në kohën e Kolekës tatimi ishte i sheshtë, njësoj për të gjithë; quhej e ardhura e centralizuar e shtetit. Ndërsa kur erdhi Berisha për herë të parë në pushtet, firmosi një ligj që shënonte kalimin nga tatimi i sheshtë në tatimin progresiv. Në datën 14 korrik 1992, Presidenti Berisha firmosi ligjin 7585, sipas të cilit, tatimi mbi të ardhurat personale ishte progresiv, me shkallëzim 10%, 20% e 30%.
Teksti i ligjit 7585:
PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT PERSONALE
Date 14.07.1992
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
Neni 1
Personat fizikë, vendas e të huaj, që realizojnë të ardhura personale në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyrohen të
paguajnë tatim.
Person fizik i huaj për efekt të pagimit të tatimit konsiderohet personi që ushtron veprimtari ekonomiko-tregtare në vazhdimësi në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë mbi 183 ditë gjatë një viti tatimor.
Neni 2
Tatimi mbi të ardhurat personale vendoset mbi këto kategori të ardhurash:
1. Të ardhurat nga pagat.
2. Të ardhurat nga shpërblimet që realizohen nga shërbimet personale, që kryhen për llogari të të tretëve.
3. Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe dividendët.
4. Të ardhurat nga llogaritë dhe konkurset parashikuese.
5. Të ardhurat e tjera që përcaktohen si të tatueshme nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.
Neni 3
Nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen:
1. Dhuratat dhe trashëgimitë
2. Të ardhurat që paguhen nga Instituti i Sigurimeve për rastet e aksidenteve dhe të vdekjeve.
3. Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore për raportet e paaftësisë së përkohshme, të leje e barrëlindjeve dhe pensionet.
4. Bursat e nxënësve dhe studentëve.
5. Të ardhurat për mbulimin e shpenzimeve të transferimit dhe për udhëtim e dieta si dhe shpenzimet për investime.
6. Të ardhurat që përfitohen nga përdorimi i fondit të ndihmës sociale.
7. Të ardhurat nga interesat e depozitave të kursimit të shtetasve.
8. Të ardhurat nga asistenca sociale.
9. Të ardhurat e tjera që përcaktohen si të patatueshme nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.
Neni 4
Nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen të ardhura që rrjedhin nga pagat deri në 2500 lekë në muaj.
Neni 5
Të ardhurat nga pagat mbi 2500 lekë në muaj tatohen si vijon:
1. Kur paga mujore është 2501-2500 lekë, shuma mbi 2500 lekë tatohet 10 %.
2. Kur paga mujore është 3001-3500 lekë, shuma nga 2501 deri në 3000 lekë tatohet 10 %, kurse shuma nga 3001 deri në 3500 lekë 20 %.
3. Kur paga mujore është 3501 lekë e lart, shuma 2501 deri 3000 lekë tatohet 10 %, kurse shuma nga 3001 deri 3500 lekë tatohet 20 % dhe shuma 3500 lekë e lart tatohet 30 %.
Neni 6
Të ardhurat që përfitohen sipas pikave 2, 4 dhe 5 të nenit 2 tatohen 20 %, ndërsa të ardhurat sipas pikës 3 tatohen 10 %.
Neni 7
Tatimi mbi të ardhurat personale për punonjësit në marrëdhënie pune me shtetin ose me ndërmarrjet me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj llogaritet nga dega e financës për çdo muaj dhe derdhet në buxhetin e shtetit në të njëjtën kohë me tërheqjen e pagave.
Neni 8
Punëdhënësit privatë detyrohen të regjistrojnë pagat e të punësuarve, të ndalin tatimin dhe ta derdhin atë në buxhetin e shtetit në të njëjtën kohë me dhënien e pagave.
Neni 9
Banka detyrohet të vërtetojë, në momentin e tërheqjes së pagave të punonjësve, ndalesat dhe derdhjet në buxhetin e shtetit të tatimit mbi të ardhurat personale.
Neni 10
Të ardhurat personale që rrjedhin nga burimet e parashikuara në pikat 2, 3, 4 dhe 5 të nenit 2 të këtij ligji, llogariten mbi bazën e deklaratës personale.
Neni 11
Quhen shkelje të ligjit :
1. Fshehja dhe falsifikimi i të ardhurave personale.
2. Mosevidencimi i të ardhurave personale.
3. Moskryerja e ndalesave dhe e derdhjeve të tatimit mbi të
ardhurat personale.
4. Mosdhënia ose dhënia e deklaratës me vonesë.
Neni 12
Për shkeljet e parashikuara në nenin 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, merren këto masa:
1. Për rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 11 të këtij ligji, personat fajtorë dënohen me gjobë në masën 5-fish të shumës së tatimit të fshehur.
2. Për rastet e parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4 të nenit 11 të këtij ligji, personat fajtorë dënohen me gjobë nga 1000 gjer në 5000 lekë.
Neni 13
Të drejtën e gjobës e kanë inspektorët e tatimeve në komunë, bashki e rrethe dhe punonjësit e Drejtorisë së tatimeve në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim, brenda 5 ditëve nga data e njoftimit, përkatësisht te kryetari i zyrës së tatimeve e taksave në komunë e bashki, te kryetari i degës së tatimeve e taksave në rreth dhe te drejtori i Drejtorisë së tatimeve në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, akti i të cilëve është i formës së prerë.
Neni 14
Ky ligj hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Tiranë, më 14.7.1992
Nr. i ligjit: 7585
Shpallur me dekretin nr.263, datë 20.7.1992 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha.
Thank You Zaloshnja,Saliu eshte njeri i pacipe prandaj nuk e ka per gje te genjej sa here i nevojitet(fatkeqesisht genjeshtrat i duhen cdo dite).Duke i kujtuar lexuesit nje ligj qe ky mashtrues e ka firmosur 20 vjet me pare ke bere nje sherbime publik me shume vlere.Mashtruesi Sali Berisha do nje monitorim permanent,sepse ai cdo moment mendon mashtrimin e radhes.
Ed !
nuk je korrekt, sepse ai ligj eshte hartuar nga Qeveria Meksi dhe me modifikime ka vazhduar deri ne 2008, por nën nje nivel te ardhurash nuk paguhej asnje tatim.
Por, kur Berisha per te ulur taksat e ortakeve te tij dhe te huajve qe e qerasin dhe sot e kesaj dite, futi te ashtuquajturen taks e rrafshet u be ky ndryshim qe ne kohe krize penelizoj konsumuin dhe falimentoi te varfrit.. Per hire te se vertetes duhet te themi ,se ai desh ta fuste kete dhe ne 1996, se e kishte degjuar nga propozimet e nje kandidati te djathte ne primariet amerikane te atij viti ,por Qeveria meksi nuk e pranoi.
Pas 2008 fitimet e ndermarjeve te pasura u rriten me reth 200 miljon euro ndersa qytetaret e varfere paguan kete barre.
Po vazhduam keshtu e hengrem ne 2013-ten.
Hajvaë[ në shërbim të Sëebisë Buk ka pasur tatime në socializm mor injorant, Jepjani Bulkut injorancën Tik tak.
Ty te lumte o Edo, po Sala eshte ai budalla qe hedh nje gur ne lume:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
Cfare te thuash me per Sali Ram Berishen. Kokrra e malokut te lig e mashtrus. Burri plak 70 vjec do te mashtroje nje popull sy per sy.
z. Eduart nuk e kisha kuptuar kete , te falem. per sqarimin e duhur ,dukej sikur do te behej ndonje shpikje te kthemi tek viti 1992 ..o cbehet ore … gjith keto debate e pse – ham debate ne???? .
Sala po budallepset nga dita ne dite. Emrin e Spiro Kolekes e ka dhene sepse nena e Edit ka qene mbesa e Spiro Kolekes. Sala ka mbetur komunist sic kane qene edhe me pare. Sala, ashtu si dhe komunistet, eshte per denimin kolektiv. Ka harruar i shkreti se ne demokraci djali nuk pergjigjet para ligjit per ate qe ben babai ose anasjelltas.
Gomar hesapi. Ka harrua se ai ka qene sekretar i PPSh dhe jo Edi.
Dielli nuk mbulohet me shoshe thote populli.
Ms ja vini re se e ka nga halli.
Halli i pare eshte se si do te zbuloi pucet qe i behen ne darkat qe organizojne njerezit,pasi dihet se ne cdo darke apo edhe ne morte njerezit nuk rrine pa bere politike.
Halli i dyte eshte se u tregua nacionalist i madh,po e kritikuan e nuk di si tu pergjigjet.
Halli i trete eshte se komplotistet i kane zbuluar te ardhura te pa deklaruara si dhe rroga e cupes qe eshte me e madhe se e tij ,pa per mesueset e pedagoget nuk behet fjale,edhe pse LLalla ja fshehu ,po prap
bllokmenet e rinj ja zbuluan.
Halli mbi halle eshte se po afrohen zgjedhjet. Ti vjedhi ,do zbulohet e bota do ta kritikoje se paerseri zgjedhjet qene nje hap para.Te mos i vjedhi do te humbas dhe pastaj i nipiT te Spiro KOLEKES kushedi cfare i thote mendja.Po Spartak Ngjela qe ai e ngriu ,mund te shkrije e na e ngrine ate. Prandaj nuk mban mend se cfar ka thene e firmosur se dhe mosha ben punen e saj. Ithone si je e jo si ke qene. Zoti i befte derman!
jam dakord. akoma merreni me ato qe thote Berisha?
Keto lloj shkrimesh zgjasin agonine e nje gjysem populli qe po jep shpirt.Kandonje shkrim pse duhet te funksionoje akoma ‘azili i pleqve’ qe quhet parlament?
Ka shkrime se kush e mban ne kembe nje ‘shumice’ antishqipetare e te korruptuar?
Ka shkrime se ‘opozita’ qe meret me parate e Arxhides nuk ben gje tjeter por i tregon telenovela qe ky popull ka 22 vjet qe i ka pare?
Kashkrime qe ti thone popullit qe krimi e korrupsioni eshte i miratuar edhe nga ARvizu e trojka?
Ka gazetare te na thone se pa luftuar korrupsionin nuk zbardhet asnje lloj krimi ne keto 22 vjet?
Ka gazetar te na thote qe Shqiperija ka vetem nje rruge zgjidhje :PARA GJYQIT TE HAGES MEKSI ME ZONJEN E PARE,NANO ME ZONJEN E DYTE,BERISHA ME LIRINE E TREGUT,META ME KRYEMADHIN,PANDI ME PANDUSHKEN.
KESHTU LUFTOHET KORRUPSIONI NDRYSHE GAZETARIJA KA VDEKUR ME KOHE E DO NA MBYSIN ‘BIZNESMENET’ BALLINJTE E FEVZINJVE.
Ne nuk kemi ’emer’ te sistemit ekonomik e flasim per takse progresive pika ne bythe.
PSE GENJEN SALIU?
Idea e tatimi i SHESHTE ose me sakte PROPORCIONALE si koncept doli per here te pare gjate Revolucionit Farancez. Si nje perpjekje e popullit per te mbledhur taksat nga Aristokratet dhe Feja, te cilet nuk paguan taksa dhe tatime. Ne fillim te shekullit te 19 taksa e sheshte u vendos pothuaj ne te gjitha vendet evropiane. Mirpo me zhvillimin ekonomik industrial dhe rritjen e shpenzimeve per lufte ne shume vende te zhvilluara industriale sidomos pas Luftes se Pare Boterore u hodh idea e takses tjeter PROGRESIVE. Ideatori i kesaj takse ka qene ekonomisti Adam Smith dhe jo Spiro Koleka sic pohon Kryeministri yne i Paditur dhe i Papergatitur. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te shkencetari i ekonomise Arter Lafer, por edhe shume ekonomiste te tjere arriten ne perfundimin se taksa PROGRESIVE ishte e padobishme per tatimpaguesit sepse pasaniket barkderra gjenin mundesira dhe murafete per t’ju shmangur kesaj takse. Sot ekonomistet prestogjoze ne Bote, sidomos ata te FMN-se dhe Bankes Boterore jane te mendimit se per vendet ne zhvillim me nje ekonomi te brishte taksa e SHESHTE sjell me shume stabilitet dhe rritje ekonomike. Pothuaj ne te gjitha vendet ish-komuniste te Evropes Lindore aplikohet taksa e SHESHTE ne permasa te ndryshme qe variojne nga 25% si Estonia deri ne 10% sic eshte tek ne. Filozofia kryesore e ketij tatimi per vendet ne zhvillim eshte se ky tatim percaktohet lehte dhe rrjedhimist mbildhet lehte. Ne dallim nga tatimi PROGRESIV qe kerkon zhvillim stabel ekonomik, biznes kombetar me ndergjegje deklarimi dhe formula te nderlikuara kalkulimi. Nga ana tjeter taksa e SHESHTE thellon ndarjen klasore ne shoqeri: Te pasurit behen akoma me te pasur, nderkohe qe fukarenjte behen akoma me te varfer. Taksa PROGRESIVE po te funksionoje si duhet ul dallimin social. Prandaj edhe Karl Marksi e shikonte Adam Smithin, BABAIN e ekonomise kapitaliste te tregut te lire dhe ideatorin e takses PROGRESIVE si Idhullin dhe mesuesin e tij. Te pakten kur ishte i ri dhe nuk kishte shkruar akoma Manifestin per Proletaret dhe Kapitalin per kapitalistet. Keshtu qe te deklarosh qe Spiro Koleka ka shpikur taksen PROGRESIVE eshte njesoj sikur te thuash qe Saliu ka shpikur BICIKLETEN. Dhe kjo deklarate dallkauke e Kryeministrit tone te Paditur dhe te Corroditur duhej ta bente krenar Edi Ramen si nip i Spiro Kolekes qe do te ishte Adam Smithi albanez i koheve Moderne. PO por JO thote nastradini qe do te koregjoje edhe Zaloshnja Djalin, sepse ne kohen e Enverit shqiptaret nuk paguanin realisht ne shtet asnje takse, sepse Enveri kishte ne dore edhe ARREN edhe GURIN dhe i kishte bere shqyptaret si skllever ne vendin e vet. Prandaj nastradini e shikon mjaft te pasakte deklaraten e Saliut per tatimin fantazme te Spiro Kolekes dhe habitet me mosnjohjen e tij. Tatimi i jashtezakonshem 30 % mbi te ardhurat e kompanive qe kishin punuar ne vitet e luftes 39-44 nuk kishte asgje shkencore apo ekonomike ne thelbin e vet. Ku pseudo tatim DHUNE dhe terrori komunist u aplikua ne vitin 1946 nga Enveri kishte qellim sekuestrimin te pasurive dhe pronave te borgjezise dhe ishte urdheruar nga Kremlini per te falimentuar biznesin shqiptar properendimor, per te shkaterruar dhe likuiduar intelektualet dhe per te mbushur Arken bosh te Shtetit. Pasoja ishin tragjike pa asnje rezultat ekonomik. Per hir te VERTETES dhe si nje tallje e Demokracise albaneze ky dekret famekeq eshte akoma ne fuqi me nje vendim te Gjykates Kushtetuese ne vitin 2000. Prandaj edhe nastradini i thote Kryeministrit tone te paditur, por edhe Presidentit tone te paditur te Demokracise albaneze Sali Berisha;
PSE GENJEN SALIU?
Saliu-jo vetem ka 22 vjet qe tallbythen por tani mbasi ka hedhur nje gur ne pus nuk diskutohet qe 100 te mençur ta nxjerin por:jane bere me budallenj se budallaj e ‘çuditen ‘ si e ka hedhur.
Nastradin, po e ke fut Saliun shume thelle o derebardhe, po ku di Saliu se cka qene para viteve 45. Historia e Saliut fillon ne vitin 45 dhe vazhdoi ne kohen e mesuesit te vet, cdo gje qe ka dale, jo vetem nga smithet e te tjere, per Saliun jane vetem humbesa, se ashtu u shkruajten nga mesuesi i tij i idealit..
Per Saliun historiografia dhe ekonomia, filluan nga Enver Hoxha dhe tha Enveri se ky beri kete novatorizem dhe Saliu keshtu e thote, na e nxorri Saliu Spiro Koleken, politikan ekonomist me fame boterore.
Aq di aq ben Saliu, ne fakt po mos te ishin figurat boterore qe i njohin mendimtaret e ekonomise se tregut dhe te mos dinin asgje nga keta figura boterore, me siguri do ta benin Spiro Koleken mbas vdekjes, nje Adam Smith, kjo sipas thenieve te Berishes.
Zaloshnja eshte “opozitar” i vertete.
Saliu nuk “genjen”. Ai kopjon budallane, i cili hodhi gurin ne lume…
Haram buka, do zoti nuk mbërrin qershorin
Snuk eshte SALI BERISHA ,nuk eshte krejt budall ,por eshte tinzar dhe fshatar i pagdhendur. SPIRO KLEKA ESHTE xhaxhai i nenes se EDI RAMES . Nuk dua t’i bej biografine,por SPIRO KOLEKA eshte i vetmi ish-antar i BYROSE POLITIKE QE KA MBARUAR INXHINIERINE E NDERTIMIT NE FRANCE dhe temen e dipllomes e ka mbrojtur per ” DEVIJIMIN e KULLES se PIZES ” ne ITALI. Ka qene teknicien ne shtetin shqiptar gjate te gjithe kohes dhe nuk ka prekur asnje njeri . Me clirimin e shqiperise ka projektuar rruget dhe urat e demtuara si dhe ne keto pune ka punuar qe ne kohen e zogut . TJETRI SPIRO KOLEKA (PLAKU ) KA QENE RILINDAS dhe udheheqes i LUFTES se VLORES ne 1920 dhe ka mare pjese ne qeverite e asaj kohe . Kurse tani kohet e fundit na del qe dhe GJYSHI I BABES se EDI RAMES eshte firmetar i pavaresise . Me thoni ju mua ,cfare BACKGROUND ka FAMILJA E SALI BERISHES SI NGA NENA DHE NGA BABA ? Ah ,po ka nje background . SALI BERISHA eshte INFILTRUAR NGA U.D.B-ja JUGOSLLAVE qe ne vitet e hereshme ’70 si SHURREMBAJTES I PLEQVE BYROISTE ,DHE ME ardhjen e te “ASHTUQUAJTURES ” DEMOKRACI ,gjithmone nen detyrat e mara nga U.D.B-ja kishte detyre te sabotonte CLIRIMIN E KOSOVES dhe te bente PERCARJEN JUG-VERI. Kishte detyre te shiste JUGUN tek GREKET te cilin nuk e shiti as NANUA . SALIU ESHTE TRADHETARI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR dhe njeherit dhe FRIKACAKU ME I MADH.
RRRRRIIIII URTEEEEE O SHPELLR, SPIRO KOLEKA KA QENE NJE NJERI I MIRE KA PUNUAR PA I BO KUJT GJE; KOMUNISTAT NUK KANE QENE TE GJITHE SI SALA,qe dilte deshmitar neper gjyqe ,qe me gershere ne dore dilte te dera e shkolles ,djemte i conin te qetheshin ose ju prisnin pantallonat vajzave fundit, sala po e ndjen humbien pamvaresish intrigave dhe kurtheve qe po pregatit ,ai e di mire se shqiperise i duhet nje njeri me vizion si edi dhe gjen ose shpif lloi lloi fjalesh si pinok qe eshte,ME GJITH SA THASHE SPIRO KOLEKA SKA PAS PUNE ME EDIN PAVARESISHT CFAR E KA UNE JAM SHUM VJET ME I VJETER SE EDI DHE SPIRO KOLEKEN E MBAJ MEND TE VJETER,KUR U BE SALI KOMUNISTI INTRIGANTI KRYEMINISTER PSE MOS BEHET EDI QE SKA QENE 1ORE KOMUNIST;
Saliu flet per familjaret e te tjereve se per ta ka c’te thuhet.
Po per ata te Saliut c’mund te thuash?
Them se ky eshte nje nga problemet psikike te Saliut.
saliu nje super kriminel kerkon te fshehe parate e vjedhura nga familja e tij e felliqur ,, por po e le popullin pa pare e pa buke dhe tani qe po afrohen festat ,, per cfare po na flet ky kriminel qe na thote se e kemi ritjen ekonomike shume te perparuar .. kete e thote per ritjen ekonomike galopante te familjes se tij ,, se per popullin as qe i bie ndermend ketij teveqeli ,,, ky manjak i serbeve ku po e con kete vend ,, na lojti nga mente qe po ri gjithe diten ne ekranet e televizioneve ,, per cfare do ti mbroje femijet e tij hajdute ,, por te mos haroje ky kriminel se populli nuk do tja fale per te gjitha keto qe ai po ben ,,, neper hunde e veshe do i dalin