AK: Situata energjetike është në kolaps, të bëhen publike kontratat e qeverisë me CEZ

19 Dhjetor 2012, 19:03Ekonomia TEMA

Aleanca Kuq e Zi përmes Sekretarit për Çështjet Energjetike Altin Dauti, ka reaguar për situatën energjetike në vend. ai kërkoi fillimisht që qeveria të bëjë publike kontratat mes saj dhe kompanisë CEZ.

“Loja që sot po bëhet midis shtetit dhe CEZ duhet të mbarojë pasi pasojat reflektohen drejtpërsëdrejti mbi kurrizin e konsumatorëve të ndershëm dhe në të gjithë ekonominë shqiptare.

Pronari i vetëm dhe i ligjshëm i kësaj kompanie është populli shqiptar, ndërsa shtetit si aksioner i lind e drejta dhe detyrim përnjëhershëm i kontrollit dhe auditimit të punës së kësaj kompanie duke vendosur në plan të parë interesin kombëtarë,” tha Dauti.

Ai shtoi se privatizimi, që u bë për të përmirësuar sektorin, ka rezultuar një dështim total.

“Humbjet në rrjet në kohën e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike ishin në nivelet 36%, ndërsa sot mbi 50%. Aleanca Kuq e Zi dhe mbarë populli shqiptar është dëshmitar që vjedhjet në rrjet janë bërë si “kronikë e një vdekje të paralajmëruar”, pra, të gjithë e dinë se çfarë po ndodh dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e dinë,” theksoi Dauti.

3 komente në “AK: Situata energjetike është në kolaps, të bëhen publike kontratat e qeverisë me CEZ”

  1. elinor says:

    Per cilat kontrata e keni fjalen ju lutem – per ato mbi apo nen banak? Se ka dy pale kontrata nqs nuk dinit gje ju. Se mos po kerkoni ato nen banak se….hehee!

  2. zhduku says:

    altin dauti asqer i spahiut degho ,niku e di mire se ka firmosir dhe vete kok qyp ,jeni te ghithe brenda , spahi turku mos na beni patriotin se dhe ti hengre sa u fryve o i pa bese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje