Shitja e katër hidrocentraleve, ekspertët: Çmimi i ulët, të ardhurat janë 22 milionë euro në vit

22 Dhjetor 2012, 18:07Ekonomia TEMA
Shitja e katër hidrocentraleve, ekspertët: Çmimi i ulët,

Një ditë më parë qeveria nxori në shitje katër hidrocentrale ekzistuese të ndërtuara gjatë regjimit komunist, atë të Ulëz Shkopetit dhe dy Bistricat.

Çmimi më i lartë i ofruar, në tender ishte 110 milionë euro, për të katër veprat së bashku. Por cila është pasaporta e tyre. Në total, HEC-et e Ulëz Shkopetit dhe dy Bistricat kanë një kapacitet të instaluar prej 80 megavat, që do të thotë se çmimi me të cilin Qeveria pritet t’i shesë ato është rreth 1.37 milionë euro për mega të instaluar.

Por cilat janë çmimet aktuale të tregut? Pak kohë më parë Kryeministri mori pjesë në inaugurimin e hidrocentralit të Ashtës, vepra e parë e madhe hidroenergjetike e ndërtuar pas rënies së regjimit komunist.  Me një kapacitet të instaluar prej 53 mega, hidrocentrali i Ashtës ka kushtuar mbi 200 milionë euro. Kostoja e ndërtimit është rreth 4 milionë euro për mega, ose gati 3 herë më e lartë nga çmimi, me të cilin Qeveria po i shet katër hidrocentralet ekzistuese.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që dëshmon se Qeveria po bën biznes me humbje për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare katër hidrocentralet e nxjerra në shitje prodhojnë se bashku 350-450 milionë kilovat orë në vit. Çmimi me të cilin Qeveria e detyron KESH të blejë energji nga hidrocentralet private është rreth 8-9 lekë për kilovat/orë, që do të thotë se të ardhurat e katër hidrocentraleve shkojnë minimalisht 22 milionë euro në vit. Sipas ekspertëve me këto të ardhura, vlera e blerjes së hidrocentraleve rikuperohet brenda 6 viteve, kjo dhe për një arsye tjetër. Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës janë vepra që vitet e fundit kanë marrë investime të mëdha nga fondet e buxhetit dhe ndihmave nga qeveria gjermane.

Kjo do të thotë se nuk kanë nevojë për investime të reja, por do të kenë një fitim të garantuar. Së fundi biznesi i hidrocentraleve në vetvete është specifik pasi menaxhimi i tyre është thellësisht teknik, ndaj dhe kalimi i tyre tek privatët nuk sjell përmirësime të mëdha ne menaxhim, eficencë apo ulje korrupsioni, siç mund të ishte rasti i një ndërmarrje tjetër publike. Të gjithë këto argumente janë përdorur nga kritikët për të ngritur pyetjen nëse a është shitja e këtyre hidrocentraleve një biznes i mirë për qytetarët, apo thjesht po diktohet nga nevojat urgjente te buxhetit dhe qeverisë për para dhe jo rastësisht vetëm 6 muaj para se vendi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme. /TCH

2 komente në “Shitja e katër hidrocentraleve, ekspertët: Çmimi i ulët, të ardhurat janë 22 milionë euro në vit”

  1. al says:

    shume mire shprehen ekspertet per nje privatizim te korruptuiar . u shit shqiperia me 73 vota te parlamentit. ky mall nuk eshte i juaji zoteri por prone e poipullit. ne qofte se keni byth beni referendum dhe do shikoni se si do dilni. kjo mazhorance nepermjet pseudo demokracise duke votuar ligjet me antishqiptare ne parlament te perbere nga robote dhe jo deputete.ne qofte se do kishit kurajo kur bet fushaten te flisnit dhe per keto privatizime ,por moret voten e fukarait tani i thoni kurumit bleje gjithe shqiperine se te ka ardhur dita. ku eshte lsi qe flet per integrimin, nuk doli kunder asnje ligji per privatizimet abiuzibve por i pelqen se ka meten dhe ka llokmen e sigurte. por nje gje keni te drejte se ky popull qe nuk reagon eshte e drejte ta trajtosh ne kete menyre. cdo privatizim qe keni bere me keq i dal ketij populli.

  2. lemeria says:

    Ceveria si ene poplli thojne: “Ma mir nji ve sot se nji pule mot”. Suksese ceveris ne luften per crranjosjen e bazs ekonomike t’komunizmit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje