INTERVISTA/ Bello: Shtetëzimi i CEZ, krizë energjetike dhe fatura më të larta

29 Janar 2013, 10:50Ekonomia TEMA

Specialisti i njohur i energjetikës, z. Pajtim Bello flet për pasojat e largimit të CEZ, për koston e këtij largimi dhe krizën energjetike që pritet të kulmojë në korrik-gusht dhe faturat e larta që presin qytetarët. Sipas tij, shtetëzimi i CEZ bëhet edhe njëherë për motive politike, për copëtimin e shërbimit të furnizimit me energji sipas preferencave, deri edhe në pagimin e faturave

Nga Gladiola Bendaj, JAVA

 

Largimi, de facto dhe de jure i kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ, përveç gjithë rrëmujës organizative, zhurmës që po bën çështja e borxhit të pashlyer, vjen në një stinë ku qytetarët shqiptarë, prej vitesh janë mësuar të përballen me sfidën e mungesës së energjisë elektrike. Cilat do të jenë efektet e këtij largimi dhe si do të ndikojë kalimi nën drejtimin e shtetit? A jemi përballë një krize energjetike? Me apo pa CEZ-in, a do të kenë shqiptarët drita në shtëpitë e tyre? Mbi ç’shpatulla do të bjerë pesha e borxhit? Mos vallë kjo do të thotë se tani e tutje do ta paguajmë korrentin më shtrenjtë?

Specialisti i njohur i energjetikës, z. Pajtim Bello flet për pasojat e largimit të CEZ, koston e këtij largimi që pritet të pasqyrohet shumë shpejt në një krizë energjetike, dhe jo vetëm. Krizë kjo, që, njësoj siç privatizimi dikur, do të përdoret politikisht, duke shpërndarë cilësinë e shërbimit sipas preferencave, që nga furnizimi me energji e deri tek pagimi i faturave. Në këtë intervistë për “JAVA”, ai thotë se deri dje shqiptarët kanë paguar një çmim dyfish më të lartë për energjinë elektrike të konsumuar, por e keqja më e madhe s’ka ardhur ende. Sepse gjashtë mujori i dytë i këtij viti, dhe sidomos muajt korrik-gusht do të thellojnë një krizë të tejskajshme në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

 

Marrja nën zotërim të shtetit e CEZ-it ka krijuar në publik shqetësimin për vazhdimësinë e furnizimit me energji. Juve si specialist, a mendoni se do të ketë probleme të mëtejshme me furnizimin?

Shqetësimi për furnizimin me energji elektrike ka qenë bashkudhëtar i shqiptarëve. Duhet të kemi parasysh se në momentin e tanishëm furnizimi me energji elektrike është kthyer në problem të rëndë për ekonominë e vendit dhe të shqiptarëve. Për të importuar apo blerë energjinë elektrike është rënduar me kosto buxheti i shtetit. Flitet për qindra miliona euro që i merren buxhetit të shtetit, duke cenuar sektorë të tjerë të ekonomisë apo duke pakësuar fonde sociale të buxhetit të shtetit. Kjo skemë do të funksionojë njësoj edhe tani, pas zotërimit të CEZ prej shtetit. Do të ndodhë kështu, deri sa edhe buxheti i shtetit të mos ketë mundësi të përballojë këtë barrë financiare dhe kjo mund të ngjasë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

 

Ikja e CEZ, a ngre gjykimin se hartuesit e kontratës së shitjes së pjesës më të madhe të aksioneve të sektorit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri duhet të përgjigjen. A jeni dhe ju i këtij mendimi?

Së pari duhet të themi se kemi të bëjmë me një dështim të politikave të Qeverisë. Bëri një privatizim me motive thjesht politike, të pa përgatitur, jo në kohën e duhur dhe në mënyrën e gabuar. Kur Qeveria nisi procesin e privatizimit, pati zëra që shprehën kundërshtim. Qeverisë iu tha se ky privatizim do të dështonte dhe do të sillte pasoja serioze në tregun e energjisë elektrike dhe jo vetëm. Tashmë dështimi është i dukshëm, po kështu edhe përgjegjësia e qeverisë. Kjo përgjegjësi ka emra konkretë, por më së pari përgjegjës janë Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Ekonomisë Genc Ruli. Këta të dy, me kokëfortësi iniciuan dhe realizuan privatizimin e ish Operatorit te Shpërndarjes të energjisë elektrike (OSSH sh.a.). Pa dyshim që edhe kontrata ka pasur problemet e veta për përmbajtjen e disa neneve apo çështjeve që lehtësonin penalizimin në rast dështimi, gjë që do të ndodhi realisht në situatën e krijuar. Por përgjegjësia vazhdon edhe pas privatizimit, për ndjekjen e objektivave të vendosura në kontratë. Këtu përgjegjësia peshon mbi drejtuesit e ERE dhe me radhë tek ministrat e ekonomisë në vitet 2009-2013 (Prifti, Meta, Naço dhe Haxhinasto). Në vend që të kërkohej realizimi i objektivave të kontratës, u bë shtyrja dhe riskedulimi i tyre, duke shtyrë të keqen për vitin ku jemi. Ky dështim kërkon një zbardhje të përgjegjësisë politike, ekonomike dhe ligjore, sepse ka sjellë pasoja të rënda në tregun e energjisë elektrike. Shqiptarët kanë paguar një çmim dy herë më të lartë për energjinë elektrike të konsumuar dhe akoma më shumë në rrugë të tërthorta. Por e keqja më e madhe vjen pas shtetëzimit që po ndodh.

 

Si e shikoni administrimin që do t’i bëjë shteti, këtej e tutje, kësaj strukture?

Do të kemi një “dy pushtet”, që do të çojë në përkeqësim të situatës operacionale dhe financiare në kompaninë e shpërndarjes. Asgjë nuk do të jetë e thjeshtë, siç prezantohet. Muajt e parë do të shoqërohen me rritje të humbjeve dhe më rënie të arkëtimeve. Në administrimin e shoqërisë do të shfaqen të plota simptomat e administrimit politik, që do të ndikojnë në një përkeqësim të dukshëm të gjendjes. Preferencat politike do të shtrihen deri në furnizimin dhe pagesat e faturave të energjisë elektrike, si një epidemi, sepse do të ndikojë edhe periudha e fushatës elektorale. Pasojat e këtij administrimi politik do të ndjehen muaj pas muaji, por në korrik-gusht do të kulmojnë dhe do të reflektojnë deri në keq furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Euforia e tanishme e shtetarëve do t’ia lerë vendin një dëshpërimi pa shpresë, që në tremujorin e dytë.

 

Ju keni thënë për Java-n, pak kohë më parë, se Berisha të mos falë borxhet, por të na ruajë nga kriza. Si e shikoni mundësinë e menaxhimit të shtetit?

Atëherë bëhej fjalë për një veprim aventuresk të qeverisë me nismën personale të Sali Berishës. Atij vendimi ia pamë sherrin dhe do t’ia shohim ende, sepse ndikoi në mos pagesën e energjisë elektrike të faturuar. Tashmë, në gjendjen e re, ai do ta përsërisë këtë aventurë. Haptazi apo fshehurazi, ka për ta bërë, sepse do të blejë votat. Ndërkohë do ta kthejë kompaninë në çerdhe militantësh, që t’i shpërblejë para zgjedhjeve, duke ngarkuar me kosto shqiptarët që paguajnë energjinë elektrike. Nga rikthimi në menaxhimin shtetëror nuk ka për të ardhur asgjë pozitive.

Ju siguroj që priten zhvillime negative dhe të dukshme. Kalimi nga një gjendje administrimi në një tjetër dhe rikthimi në gjendjen fillestare nuk bëhen si në letër. Ka shumë procese e procedura që vështirë se kapërcehen kaq lehtë sa thonë zyrtarët e ERE apo të METE. Nëse fillojnë gjyqet do të jetë edhe më keq. Por gjithsesi, kostot do t’i paguajnë shqiptarët.

 

A jemi vërtetë në prag të një krize të rëndë energjetike, z. Bello?

Realisht ne jemi ne krizë energjetike dhe komplekse. Nëse deri para ca vitesh kriza shfaqej tek kërkesë-oferta, tashmë sistemi është prekur edhe nga kriza financiare. Kemi humbje dhe vjedhje të energjisë elektrike në nivele mbi 50%, kemi mos arkëtim të faturave të energjisë elektrike nën 75%, kemi borxhe të ndërsjella të operatorëve të tregut të energjisë elektrike në shuma disa qindra milionë euro. Tashmë kriza e borxheve në sistemin elektrik ka shkarkuar në buxhetin e shtetit. Ndikimi ka qenë kaq i fortë, sa u cenua edhe kufiri i borxhit publik, duke ndryshuar edhe ligjin mbi buxhetin e shtetit për të pranuar rritjen mbi 63% të këtij borxhi. Me të tilla shifra nuk mund të thuhet prag krize, por gjendje krize totale dhe komplekse. Koha në vijim do të çojë në zhvillime negative me ndikim të rendë në tregun e energjisë elektrike dhe të ekonomisë. Pasojat do të jenë me kosto të lartë, rehabilitimi i tyre do të dojë fonde dhe kohë, që do të rëndojnë mbi shqiptarët.

 

Pala çeke pretendon se kanë pasur humbje të mëdha në vendin tonë, kurse specialistët mëtojnë se ata kanë përfituar. Juve ndani mendimin e specialistëve të tjerë?

Në situata të tilla palët akuzojnë njëra-tjetrën për faje apo detyrime financiare e ligjore. Unë dua të them se të dy palët i kanë borxh shqiptarëve shuma të mëdha, që ne i kemi paguar dhe do t’i paguajmë. CEZ nuk ka shkaktuar asnjë humbje pa dijeninë dhe bekimin e Qeverisë, të kryeministrit dhe të ministrave që i përmenda më lart. Këto shuma janë bërë publike dhe një ditë do të paguhen një për një!.. Pra, nuk dua të futem në llogaritë e palëve. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë para qytetarëve te vet. Nën hundën e qeverisë dhe me bekimin e saj, nga buxheti i shtetit kanë përfituar të ardhura të pa merituara kompani private “për mbledhjen e borxheve të prapambetura prej institucioneve shtetërore!..”. Qeveria ka pasur dijeni për këtë ndodhi dhe nuk e frenoi, kështu që edhe si aksionere por edhe si monitoruese e kontratës së privatizimit, përgjegjësia është evidente. Ka pasur edhe akuza se nga këto kontrata kanë përfituar shtetarë të ndryshëm. Edhe kjo duhet të sqarohet, dhe nuk është vështirë të sqarohet.

 

A mendoni se ka ardhur koha që shteti shqiptar të mendojë në mënyrë thelbësore për të ardhmen e sistemit të vet energjetik?

Koha ka kaluar, por asnjëherë nuk është vonë. Situata e rëndë kërkon ndërhyrje të forta, sepse çbalancimet janë të mëdha dhe kudo. Këto çbalancime kërkojë një reformë të vërtetë e të thellë në sensin operacional, ligjor, të marrëdhënieve mes operatorëve, të rishikimit të tarifave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të pavarësisë së menaxhimit të kompanive shtetërore nga politika etj… Në tetë vitet e qeverisjes Berisha plus Meta janë bërë hapa mbrapa, janë bërë eksperimente të dështuara në shkallën e marrëzive. Duhet shumë punë, shumë përkushtim, shumë profesionalizëm, shumë ndershmëri dhe atdhedashuri. Këto motive mungojnë në qeverisjen e sotme. Rruga që ka ndjekur dhe po ndjek qeveria shkojnë në sensin e kundërt, dëmtojnë rëndë të tashmen dhe të ardhmen e sistemit të energjisë elektrike. Nëse do të vazhdojnë kështu, e ardhmja do të jetë shumë e zymtë. Fakti i shtetëzimit të CEZ provon se po ecim në një rrugë të gabuar. Duket se qeveria ka humbur qetësinë, arsyetimin e kthjellët dhe kontrollin në këtë sektor strategjik dhe do të kalojë nga një gabim në tjetrin.

 

 

ndryl�re���D7n mbi buxhetin e shtetit për të pranuar rritjen mbi 63% të këtij borxhi. Me të tilla shifra nuk mund të thuhet prag krize, por gjendje krize totale dhe komplekse. Koha në vijim do të çojë në zhvillime negative me ndikim të rendë në tregun e energjisë elektrike dhe të ekonomisë. Pasojat do të jenë me kosto të lartë, rehabilitimi i tyre do të dojë fonde dhe kohë, që do të rëndojnë mbi shqiptarët.

 

 

Pala çeke pretendon se kanë pasur humbje të mëdha në vendin tonë, kurse specialistët mëtojnë se ata kanë përfituar. Juve ndani mendimin e specialistëve të tjerë?

Në situata të tilla palët akuzojnë njëra-tjetrën për faje apo detyrime financiare e ligjore. Unë dua të them se të dy palët i kanë borxh shqiptarëve shuma të mëdha, që ne i kemi paguar dhe do t’i paguajmë. CEZ nuk ka shkaktuar asnjë humbje pa dijeninë dhe bekimin e Qeverisë, të kryeministrit dhe të ministrave që i përmenda më lart. Këto shuma janë bërë publike dhe një ditë do të paguhen një për një!.. Pra, nuk dua të futem në llogaritë e palëve. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë para qytetarëve te vet. Nën hundën e qeverisë dhe me bekimin e saj, nga buxheti i shtetit kanë përfituar të ardhura të pa merituara kompani private “për mbledhjen e borxheve të prapambetura prej institucioneve shtetërore!..”. Qeveria ka pasur dijeni për këtë ndodhi dhe nuk e frenoi, kështu që edhe si aksionere por edhe si monitoruese e kontratës së privatizimit, përgjegjësia është evidente. Ka pasur edhe akuza se nga këto kontrata kanë përfituar shtetarë të ndryshëm. Edhe kjo duhet të sqarohet, dhe nuk është vështirë të sqarohet.

 

A mendoni se ka ardhur koha që shteti shqiptar të mendojë në mënyrë thelbësore për të ardhmen e sistemit të vet energjetik?

Koha ka kaluar, por asnjëherë nuk është vonë. Situata e rëndë kërkon ndërhyrje të forta, sepse çbalancimet janë të mëdha dhe kudo. Këto çbalancime kërkojë një reformë të vërtetë e të thellë në sensin operacional, ligjor, të marrëdhënieve mes operatorëve, të rishikimit të tarifave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të pavarësisë së menaxhimit të kompanive shtetërore nga politika etj… Në tetë vitet e qeverisjes Berisha plus Meta janë bërë hapa mbrapa, janë bërë eksperimente të dështuara në shkallën e marrëzive. Duhet shumë punë, shumë përkushtim, shumë profesionalizëm, shumë ndershmëri dhe atdhedashuri. Këto motive mungojnë në qeverisjen e sotme. Rruga që ka ndjekur dhe po ndjek qeveria shkojnë në sensin e kundërt, dëmtojnë rëndë të tashmen dhe të ardhmen e sistemit të energjisë elektrike. Nëse do të vazhdojnë kështu, e ardhmja do të jetë shumë e zymtë. Fakti i shtetëzimit të CEZ provon se po ecim në një rrugë të gabuar. Duket se qeveria ka humbur qetësinë, arsyetimin e kthjellët dhe kontrollin në këtë sektor strategjik dhe do të kalojë nga një gabim në tjetrin.

5 komente në “INTERVISTA/ Bello: Shtetëzimi i CEZ, krizë energjetike dhe fatura më të larta”

  1. Tani says:

    Pajtimi eshte specialist i midhjes dhe peshkut, prandaj ne kohen e tij ndriconte gjith shqiperia! Cop mishi eshte dhe ky si ata te saliut

  2. kapo says:

    Cdo hall dhe problem i yni ka vetem interpretime me ngjyra politike po zgjidhje me duket hic.

  3. populli says:

    CEZI eshte fakt i drejtusave te allbanistanit qe kane lene kraben e dhive ne katund dhe u bene politikane.Medemek u be muti i maceve per ilac,populli.

  4. shqiptari says:

    hahahha, pajtimi i gjinos na doli specialist? hajdut si gjithe te tjeret eshte

    1. Besa says:

      ti cope injoranti duhet te jesh ndonje nga bythelepiresit e gjinos, se Pajtimi nuk eshte i gjinos, burre me i zoti i ka bere koken atij njeriu, qe ti normalisht nuk mund ti kuptosh asnje fjale nga ato qe thote, ndoshta dhe fjalen specialist duhet te ta mesoje dikush se ckuptim ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje