Tashmë, është e qartë se kompania çeke “CEZ Shpërndarje” do të largohet nga Shqipëria. Por, sipas drejtorit të ERE-s, Sokol Ramadani, ajo nuk ka pse e bën situatën edhe më të vështirë. Nëse dorëzon licencën, atëherë gjithçka përfundon këtu. “Menaxhimi i tyre është jashtëzakonisht i dobët. Unë personalisht mendoj se shkaqet kryesore që sollën dështimin e CEZ-it janë humbjet e energjisë në rrjet”, thotë ai. Në këtë intervistë për Klan, ai shprehet se ERE do të kërkojë rritjen e performancës në furnizimin me energji elektrike për këdo që do të vijë pas kompanisë CEZ.
Nga Renato Kalemi
– Z. Ramadani, cila është situata aktuale e marrëdhënieve mes Entit Rregullator të Energjisë dhe kompanisë “CEZ Shpërndarje”?
Në mbështetje të ligjit të sektorit të energjisë, ERE ka nisur procedurën e heqjes së licencës për CEZ-in. Brenda 30 ditëve pas nisjes së procedurave ata kanë kthyer një përgjigje, ku japin shpjegime lidhur me mosrealizimin e furnizimit me energji, të cilën aktualisht po e siguron KESH-i, për vlerën tarifore edhe për humbjet. Ndërkaq, qeveria ka miratuar një VKM, e cila i jep mundësi KESH-it të mbulojë furnizimin me energji pa ndërprerje të konsumatorëve, si për detyrimin, ashtu edhe për humbjet. Kjo është shkelja e parë kryesore që bën CEZ-i me mbajtjen ende të licencës. Ka edhe disa detyrime të tjera që kanë të bëjnë me mospagesa ndaj KESH-it apo furnizim me energji pa ndërprerje, çka muajt e fundit lë për të dëshiruar gjithkund. Ata përgjigjen se kjo situatë vjen për shkak të vështirësisë financiare dhe thonë se është kjo arsyeja që i ka çuar në këtë pikë, çka pak a shumë është një mënyrë e njëanshme, mospranim i pikave që ne i quajmë shkelje. Ligji thotë se nga dita kur ne kemi njoftuar nisjen e procedurave për heqjen e licencës, afati që CEZ-i të kthejë përgjigje është 30 ditë. Brenda këtij 30 ditëshi do të kishte hapësira për t’i dhënë mundësi të bëhej një rikompozim për kthimin në gjendjen e mëparshme, por CEZ-i nuk ka pranuar. Megjithatë, tani gjendemi në 30 ditëshin e dytë, kur ERE duhet të përgatitet për të vendosur mbi mundësinë e humbjes së licencës.
– Sipas jush, cilat janë gabimet që i çuan në këtë pikë marrëdhëniet me CEZ-in? Kush e ka fajin për këtë dështim?
Po të shohësh deklaratat e kompanisë CEZ, ata gjejnë fajtor vetëm entet dhe institucionet shqiptare, ndërsa sipas nesh, menaxhimi i tyre është jashtëzakonisht i dobët. Unë personalisht mendoj se shkaqet kryesore që sollën dështimin e CEZ-it janë humbjet e energjisë në rrjet. Ata nuk ishin në gjendje të kontrollonin pikën kryesore, e cila edhe sipas kontratës së privatizimit, dukej qartë. Ata kishin dy targete kryesore: humbjet dhe realizimin e mbledhjeve. Të dyja këto zëra janë të dobëta në performancë. Por, kryesorja janë humbjet. Ata nuk kanë kontrolluar punonjësit e tyre poshtë dhe kjo ka çuar në dëmin më të rëndë që i është shkaktuar CEZ-it. Ata thonë se kemi pasur dëme të mëdha nga institucionet shqiptare, në një kohë kur vetëm humbjet e energjisë mbi targetin janë 160 milion euro. Nuk ka asnjë shkak tjetër që mund ta shpjegojë këtë. Ata mund të nxjerrin shumë arsye, por të kesh çmimin e energjisë 20% për prodhimin dhe 80% për shpërndarjen, vetëm në vendin tonë ndodh. Kostot e shpërndarjes janë shumë më të mëdha se kostot e prodhimit. Duket qartë se menaxhimi i tyre ka qenë jashtëzakonisht i dobët dhe kjo mund të vërtetohet edhe me drejtuesit që ka pasur këtu: i pari një diplomat, më pas erdhi një matematicien, një tjetër është oficer. Ata nuk e kanë pasur seriozisht punën tek ne.
– Si qëndron çështja e shitjes së aksioneve të CEZ-it? Ata thonë se mund t’i shesin ato sepse janë pronë e tyre…
Nga ana ligjore ata kanë të drejtë, por kjo duhet të miratohet nga ERE. Kjo kërkon një afat prej dy muajsh. Ka dy mundësi: ose licenca do të bëhet “nul” dhe kompania tjetër do të vijë për rilicencim, çka është e njëjta gjë; ose duhet ta kishin bërë këtë gjë dy muaj më përpara, por tashmë afati ligjor ka mbaruar. Ato deklarata bëhen për çështjet e tyre që unë s’i kuptoj.
– CEZ-i ka akuzuar disa herë ERE-n se gjobat e vazhdueshme të saj i kanë vështirësuar situatën financiare. A është e vërtetë kjo?
Gjoba e vendosur kishte të bënte për mosrealizimin e importit të energjisë për humbjet, rreth tre milion euro, e cila bënte fjalë për çështjen më të rëndësishme, për të cilën CEZ-i po humb edhe licencën. Nëse ata do të kishin importuar humbjet, portofoli i tyre mund të ishte dëmtuar, por portofoli i kombit shqiptar nuk do të ishte dëmtuar dhe kjo është arsyeja kryesore pse e kanë marrë gjobën. Me të ardhurat e tyre për muajt shtator-tetor, ku ata kanë arkëtuar rreth 3.6 miliard lekë, kanë paguar çdo gjë, por jo energjinë. Nga diskutimet që kemi pasur me OST dhe KESH-in, edhe gjatë muajt nëntor-dhjetor, nuk është bërë ndonjë pagesë. Ne kemi vënë kusht për marrjen e parave të gjobës në bankë, të cilat i përkasin buxhetit të shtetit. I kemi kërkuar përmbarimit që ta marrim këtë sasi. Po kështu, kërkojnë edhe OST-ja, KESH-i, institucione të tjera që kanë detyrime ligjore, sepse CEZ-i nuk ka paguar asnjë detyrim. Prandaj, llogaritë e tyre bankare janë të bllokuara. Ata dinë një gjë: Që një kompani që shkon në falimentim çdo ditë nuk mund të drejtohet. Unë nuk e kuptoj administratorin e kësaj kompanie i cili e shpie kompaninë në borxh çdo ditë e më tepër. Është një situatë absurde. Por, për ta kaluar këtë situatë ata kanë një mundësi: Të dorëzojnë licencën dhe gjithçka zgjidhet.
– Në këto tre vite që CEZ-i ka qenë në Shqipëri, sa pjesë të kontratës janë zbatuar? A ka investuar kjo kompani në sektorin energjitik?
Bashkë me marrëveshjen e kontratës, në Parlament është miratuar edhe një kontratë rregullatore, në të cilën përcaktoheshin humbjet dhe arkëtimet si dy targete themelore. Investimet nuk janë të detajuara në kontratën rregullatore. Për çfarë shërbenin investimet? Ato i shërbenin CEZ-it për uljen e humbjeve dhe kjo përmirësonte edhe portofolin kompanisë, si kompani menaxhuese. Po të shihet, në vitin e parë dhe të dytë të kontratës (2009-2010), CEZ-i ka pasur një performancë nominale jo të keqe. Investimet që ka bërë gjatë këtyre dy viteve janë transferimet që ka marrë nga KESH-i, OST-ja etj. Në 2011, duket qartë se performanca e kompanisë ka filluar të bjerë dhe ka bërë rreth 40 përqind të investimeve, por ka ulur performancën e tyre në lidhje me humbjet. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe humbjet nga 27 përqind që ishin parashikuar, kalojnë në 37 përqind, nga kontrolli i rreptë i ERE-s. Kjo solli atë që ndodhi një vit më vonë: jo vetëm që nuk kontrolluan më humbjet, por nuk kontrolluan as investimet. Pra, në 2012 nuk ka realizuar as investimet, pavarësisht se ne ua kemi miratuar në çdo moment fondin që ata kanë kërkuar për të bërë investimet. Që do të thotë se kemi marrë përsipër shlyerjen e tyre sipas targeteve.
– Një pyetje që sot e bëjnë të gjithë: A do të kemi drita në vitin 2013?
Difektet teknike janë teknike, por është e sigurtë që drita do të ketë. Performanca e dobët e CEZ-it na rrezikon që një kabinë të mbesë pa riparuar në terren, por energjia për vitin 2013 është e siguruar. Për ne, pavarësisht se kush e administron shpërndarjen, Shteti apo CEZ-i, ERE do të kërkojë gjithmonë performancën. Edhe nëse kompania kalon në duart e një administratori shqiptar, pasi unë nuk e di ende nëse licenca do të hiqet pasi këtë e vendos Bordi i ERE-s, ERE do të kërkojë perfomancën. Ne do të synojmë rritjen e performancës në treguesit teknikë.
– Si mendoni se do të mbyllet kjo histori?
Këto janë çështje ligjore, të cilat nuk mund t’i parashikojë aksush. Bazuar në ligj ne po shkojmë drejt vendimit për heqjen e licencës. Nëse CEZ-i do ta kërkojë ta bëjë këtë gjë edhe më përpara, ligji e parashikon edhe dorëzimin.
Shume mire e ke thene o koqe kandari. Budallenj qe dhe kur flasin jane te eksituar nga paraja.
Menyra se si po sillet qeveria me CEZ eshte nje krim i madh qe i behet Shqiperise. Te jeni te sigurt qe ne fund te lojes do qeshi dhe fort bile CEZ-i, po ashtu sikurse qeshi GENERAL ELECTRIC me nje kaprico te Berishes ne 2006 qe i kushtoje shtetit tone demshperblim $20 milion cash.
Por ndryshimi nga rasti GE, eshte qe kesaj radhe fatura nga arbitrazhi nderkombetar do te vije 200 milion EURO.
200 milion EURO qe do i paguajme ne njerezit qe punojne cdo dite ne Shqiperi dhe qe me takst tone pasurohet kjo tufe hienash qe na qeverise.
ky ramadani ka qene bodygard i saliut?
O Ben,
Z. Ramadani nuk ka qene ndonjehere bodyguard i Berishes; ai eshte i gjate 1.60 m, pra i arrin Berishes tek maja e k…, por Sokol Ramadani ka kryer studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Elekrike ne vitin 1981 dhe ka perseritur 2 here vitin e 2-te (pra ka qene ngels) dhe ka qene studenti me i dobet i kursit. E ka marre shkollen me brek neper kembe.
Ky “inxhinier” drejton ERE-n
Po deshe ndonje gje tjeter per Sokol Ramadanin, me shkruaj se te sqaroj une per pregatitjen e tij intelektuale
Tung!
ky ramadani ka qene bodyguard i saliut?
Normalisht qe nuk mund te vazhdonte gjate kjo gjendje dhe dikur do plaste.
CEZ-it i toleroheshin mos-investimet ne rrjet dhe faturat afrofe. Cfare bente CEZ ne kembim? Nuk nderpriste energjine edhe per ato zona ku mos-pagimi shkonte mbi 90% ose sic njihen rendomte bastione te PD-se
E qe thua ti Ramadon trupeshku, biznesi nuk te pyet ty se kur duhet te shkoje, biznesi i kompanive serioze qe kane tager ne Europe edhe te vendosin cmime, te jep ty te drejten te mbrohesh, por te ve ty perpara fakteve dhe te thote se deri ne kete date, duhet te derdhesh ne arken e kompanise sone kaq miljona si demshperblim.
Ti akoma jeton me ate idene se ne jemi shtet i pavarur dhe kemi partine qe na mbron, dhe i thua kesaj kompanije se cfare duhet te beje.
Kam thene disa here dhe e them plotesisht, se mbas kompanise CEZ, qendron E-on gjerman qe te thyen ty Ramadon dhe shefit tend dhembet, te rref dhe ste le kohe te qash.
Ne gjoben e pare prej 20-miljon dollaresh, qe eqveri mori nda denimi me rastin e trenit elektrik me Gjeneral- Motors, arritet ta mbulonit para shqiptareve se cfare demi i krijuat arkes se shtetit, edhe tani po mundoheni me uredhera partije te na tregoni forcen tuaj, jo kesaj kompanije qe ka per tju tundur dhembe e dhemballe juve sejmeneve te partise, por juve doni tu tregoni shqiptareve se shikoni se cfare partije te forte kemi, nuk tundet nga insikami dhe i tregon armiqve vendin.
Dhe ne kerkojme te hapen dosjet, sikur spo ju shohim cdo dite qe veproni dhe punoni po me ate mentalitet partiak, ska nevoje te hapen dosjet, ja ku i kini punonjesit e partise shtet, ata ishin edhe dje, jane edhe sot ata qe po shkaterrojne jetet e shqiptareve.
Ramadon kafsha!
Sigurisht me te mire kane per te ikur se nuk kane mendjen tende europianet. Vecse, vecse pas nje gjyqi nderkombetar qe do te na rrjepe ne shqiptareve.
Fatkeqesisht u be per te uleritur “Ku je o Enver”!!!
Ky Ramadani eshte shume fodull. Edhe kur jep deklarata televizive, flet gjith pordhe.
Nga i buron gjith ky pordhalitet ? Kush e njef cfare ka bo me pare ky ? Eshte thjesht nji PD-ist apo specialist i mire i fushes energjitike ?
Specialist i leshit..Ta them une o Adrian nga i ka pordhet Ramadani.
Ai ka emigruar ne Kanada para 10-11 vitesh e sa here qe vinte PD ne pushtet kthehej te kapte ndonje llokme se ketu elektricist ka punuar si qeni.
Po ta shikosh CV e tij ne website e ERE thote se ka bere specializim ne Kanada (e ka vene emrin e kompanise ku ka punuar si elektricist).
Njesoj sikur te thote nje punetor krahu kam bere specializim per lopatollog te Ndertim Gjelberimi hahahahaha
Po iku PD ai vjen prape ne Kanada, prandaj sja ben syri terr atij..
Kurse Gjykata e Arbitraritetit do na e fusi prape sa krahu sic ndodhi me GE Electric me gjobe $20 miljon a me shume..
Pse kujton se pyet fort Ramadani se cdo paguajne shqiptaret e varfer??
Ceket do ja marrin leket Qeverise nje per nje. Ceket jane serioz.
Por Sali Berisha nuk e ka problem gjyqin. Leket do i paguaje Edi Rama kur te vije ne Qershor. Kjo behet me qellim per te bllokuar Qeverine e Re.
I vetmi problem per Salen, eshte te mos ngrihet populli kunder Qeverise se tij.
ky ramadan kafsha,qe ta dish ti,adrian,ka qenq bodyguard i sali palles.duhet te kete bere ndonje sakrifice te madhe ne ate kohe,qe e beri drejtor te ere saliu.andej nga lsi eshte ber milet i madh.jane bere gati te shperndajne torten,me keq se torta e 100 vjetorit.apo nuk i kane zyrat ngjitur me cez .perfundimisht,keta kafshe nuk kane frike nga asgje dhe nuk ndalen para askujt.ky vend ka merdhifur fare me kete popull trap qe mban ne keto troje.ketu ,asnjeri nuk e don punen.saliu e ktheu ne sistem hajdutllekun.por me sa duket,do ta mbajme gjate ne kurriz,se e meritojme.
Kjo gjendje e kompanise CEZ ne shqiperi eshte pasoje e nje privatizimi korruptiv dhe mosdhenies se mbeshtetjes se nevojshme nga Qeveria.Si ka mudesi qe nje nga kompanite lider ne energjitike ne Evrope te falimentoje ne Shqiperi? Kjo ndodh pasi mbi 45% e konsumatoreve vjedhin dhe per pasoje kompania kerkon ose shkeputjen e energjise gje qe qeveria e korruptuar se prenon se gjoja “krijohet pakenaqesi dhe rrevolte ne popull” dhe si pasoje per kompensim CEZ kerkon rritjen e cmimit por qeveria perseri sja lejon. Qeveria gabon 2 here nje here se s’mbeshtet CEZ per mbledhjen e faturave dhe se dyti se ndikon ne tregun ofert-kerkese per cmimet.Megjithese rritja e cmmit s’ka pse ndryshon perderisa gjysma e energjise nuk mblidhet. C’do kompani qe nk ka mbeshtetjen e shtetit ne mbledhjen e faturave ska per te bere hajer ne Shqiperi.Largimi i CEZ nga vendi do krijoje nje situate pabesueshmerie per investitoret e huaj.
Kjo eshte e drejte, por nga ana tjeter, mos duhet te na vije keq per CEZ? Po per faturat afrofe? Po per faturat e fryra me disa fish te shpenzimit real, nderkohe qe cmimi i energjise eshte me i shtrenjti ne bote i indeksuar me te ardhurat? Kush mban pergjegjesi per kete?
Me fal, po perse paguhen me miliona? T’i kishin parashikuar ne kontrate mospagesat, apo mosmbledhjet e faturave dhe humbjet ne rrjet, apo edhe mospagimin nga ana e shtetit. Pse i kane te gjithe ata juriste qe paguajne?
Shteti vertete ja futi CEZ-it, por nga ana tjeter edhe CEZ ka abuzuar ne kulm me qytetaret dhe fshataret me ndihmen e shtetit.
Ne fund te fundit te dy (shteti dhe CEZ) ja kane futur popullit si gjithmone.
“Difektet teknike janë teknike, por është e sigurtë që drita do të ketë” Ore ke tru ne koke ti apo je gedhe fare ,si flet keshtu more koke shqavun si e jema e Zeqos maje thanes Po si mund te kete drita kur ka difekte ,ore po keta jane fare hunje more njerez.
Si nuk kane dy koqe gruri ne ate vendin qe ne njerezit e quajme tru ,aman more ç’njerez vendosin partite ne keto vende qe hane djersen tone qe nga me i varferi deri tek leket e “familjes”
Kjo eshte t’ja heqesh e tja besh bam se nuk durohen fare …..ky sorollop …..
koli…,tall carin deri per zgjedhje.ke kafja ne Eglinton po te presin,po ket rradhe pa kollare.hajde vllai carit se i ka mar malli me zi po te presin.
O kelyshi i Jozefines. Po pse Sahit Dollapi do ta regulloje kete gje ?. Ai qe ju hoqi matesat e ujit prej bronxi qe ishin prone e qytetareve dhe ju shiti matesat plastik qe solli vete nga 19 mije leke te vjetra ? Dhe tani do ti heqi prape se dolen skarco dhe do shesi te tjere ? A e di ti mor idiot sa transormatore ka shitue Dollapi privatisht kur ishte ne krye te OSSH ? Do beni konkurs gjoja por e keni paravendosur emerimin.
E dini qe do paguani gjoba dhe kerkoni tjua dorezoje vete CEZ pronen qe ka blere. Plehra nuk i paguani gjobat e nderkombetarve nga xhepi por nga taksat tona.
qe thua ti,adrian,ramadan kafsha ka qene bodyguard i saliut.kushedi cfare sakrifice do kete bere gjate kesaj kohe,qe saliu e ka shperblyer ne kete forme.por edhe e shfrytezon si te doje.andej nga lsi-ja eshte bere milet i madh.vijne nga te gjitha anet per te marre nga nje cope torte.eshte ber si torta e lulit.perfundimisht,kjo qeveri nuk ka piken e frikes dhe as nuk don t’ia dije se mund ta gjeje gje.me e keqja eshte se do i kemi gjate ne kurriz,sepse i meritojme t’i mbajme ne kurriz.
shkoni mor ajduter , ikni zhdukuni nga faqja e dheut , maskarenje .u bete milionera per 20 vjet , u dalcin nga hundet
ky njeri intervistat e tij duhet ti jape jo ne ate karrige qe eshte sot, por ne ate te drejtesise, por, sigurisht jo te asaj shqiptare, por te asaj europiane.
Sa i ngjaka Ristanit.
Me duket nje mbiemer nga zonat e Tropojes e Kukesit. Une nuk e kam te qarte situaten por e njoh mire kete sektor, sigurisht me mire se Ramadani e te tjere katnare. Une mund te them se çfare hyn linçenca me plotesimin e nje kontrate jane dy gjera te ndara. E dyta çfare eshte e rendesishme i them ketij Ramadani e budallave te tjere, me Europen nuk jeni me PS. Mund te flitni çfare te doni por se i prekni ne ekonomi Europianet te rrjepin te gjalle. Nuke keni aq te thjeshte ta kaloni klasen si me shqiptaret. Une besoj se CEZ ka prova per ta denuar shtetin shqiptar dhe demtuar rende ekonomikisht. Do ta shihni!