Të moshuarit në Evropë, më të rrezikuarit nga varfëria

3 Janar 2013, 12:54Ekonomia TEMA

Një jetë të qetë si pensionist? Një gjë e tillë do të jetë gjithnjë e më e rraadhë në Evropë. Ndërsa njerëzit plaken gjithnjë e më shumë, numri i lindjeve bie. Kriza e euros është një barrë e rëndë për sistemet sociale.

Për njerëz të panumërt, të cilët vuajnë nga varfëria dhe përndjekja politike në Afrikën e Veriut, Evropa është toka e premtuar. Mijëra prej tyre rrezikojnë jetën, duke kaluar ilegalisht detin Mesdhe. Këtyre njerëzve në nevojë mund t’u duket krejtësisht abstrakte, kur në Evropë diskutohet gjithnjë e më shumë lidhur me rrezikun e varfërisë në pleqëri. Sidomos kur kuptuarit e varfërisë në mes një vendi të industrializuar të Evropës Perëndimore dhe një vendi afrikan në krizë është jashtëzakonisht i ndryshëm.

Në fakt Europa është në një zhvillim, që është larg nga kushtet afrikane, por i cili prej kohösh po e vë në gjendje alarmi Bashkimin Evropian. Jo vetëm shoqëria e moshuar, “e thinjur”, si rezultat i ndryshimit demografik, por edhe kriza e euros, ushtrojnö trysni mbi sistemet shoqërore. Në shumë vende evropiane ka gjithnjë e më pak njerëz në moshë pune, ndërsa papunësia është në rritje. Si rezultat pensionet tkurren.

Rrezikimi i ekzistencës

Sipas informacioneve aktuale Spanja dhe Portugalia dhe sigurisht edhe Greqia kanë një përqindje relativisht të lartë të varfërisë në pleqëri. “Ne flasim për kuota prej rreth 20-27%”, shpjegon Dauderstädt. Supozojmë se kjo prirje do të thellohet si pasojë e programeve të kursimeve, thotë kryetari i sektorit të politikave ekonomike dhe sociale të fondacionit Friedrich Ebert. Në rastin e Greqisë ai mund të flasë me siguri. “Në fillim të dhjetorit kam kaluar një javë në këtë vend me një program informativ dhe dialogues me politikanë grekë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të sindikatave. Atje pensionet janë shkurtuar në mënyrë drastike.”

Europianët duan të punojnë më gjatë

Sigurimi i pensioneve është bërë më i vështirë për shkak të krizës financiare, që minoi sigurinë financiare, thotë komisioneri i BE për Çështjet Sociale, Laszlo Andor. “Por ne mund të propozojmë masa për rivendosjen stabilitetit.” Me propozimet e tij Andor mund të mbështetet te shumica e popullsisë evropiane. Sipas një anketimi gati 61 për qind e evropianëve janë për vazhdimin e punës edhe në moshën pas daljes në pension, nëse kushtet janë të përshtatshme./DW

4 komente në “Të moshuarit në Evropë, më të rrezikuarit nga varfëria”

  1. pleqeria says:

    artikulli eshte i drejte dhe real. POR duhet te diskutoje edhe per sigurimet dhe te arthmen e pensioneve ne shqiperi.

  2. mahmut says:

    Cjane keto qe flisni? persionistet ne evrope marin nga 1500-2000 euro ne muaj dhe jetojne shume te lumtur dhe nje banese e marrin me qira 60m2 per 300 euro ne muaj,e ku eshte varferia ketu? Greket si vendi me i varfer ne eorozone jaqpin ne Shqiperi per minoritaret 330 euro ne muaj,e ju thoni jane te rrezikuat te moshuarit,pallavra shkruaj se ske cfare te shkruash tjeter shqiperi

  3. alban4eva says:

    Europa te flase per veten e saj. neve ne Shqypni s’kena te moshuar te varfen, biles nuk kena fare te moshuar, i ken te gjithe te rinj.. keshtu ka than sulltani yne Saleh plehu.. Shqypnia asht e dyta ne Europe pas Gjermanise dhe e katerta ne bote per zhvillim ekonomik.. rrofsh o Saleh plehu, marrsh nga ditet e.. femijeve te tu…!!!

  4. lumi says:

    Eshte problem per te ardhmen e te ardhurve ne moshen e pensionit dhe drejt gjykohet e mendohet andej , matan kufirit . Po me keq dhe me problem se ne ketu nuk ka per sot e per neser, kushdo mund ta beje llogarine sot me 15 000 leke ne muaj pensionin -ka qe marrin 23000 leke , duke punuar 40 vjet rregullisht e paguar siguraconet , dhe te duash te punosh ska pune A MUND TE JETOHET ?!!!…eshte per te ardhur keq me ligj 1993 qe vazhdoi si per hakmarrje ndaj kesaj moshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje