Nobelisti Junuz: Nuk keni nevojë për bamirës, por për biznese sociale

22 Janar 2013, 13:01Ekonomia TEMA

“Një dollar bamirësi ka vetëm një jetë. Në dollar i investuar në biznes social mund të investohet sërish”. Këto janë parimet bazë të filozofisë ekonomike të Muhamed Junuz, fitues i çmimit Nobel në vitin 2006 për përpjekjet e ti për të krijuar një zhvillim social me shtresat në nevojë. Dy vjet më parë, me kërkesë të qeverisë, ai pranoi të ofronte asistencë teknike për ngritjen e bizneseve sociale.

“Potencialet janë gjithandej. Shqipëria pa diskutim që ka potenciale të tilla. Me sa di është është një vend jo shumë i pasur dhe biznesi social ka për qëllim zbutjen e varfërisë dhe të papunësisë. Qeveria shqiptare e ka vendosur si pjesë të axhendës ngritjen e tyre në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë arsye pse këto biznese të mos jenë të suksesshme në vendin tuaj,” thotë ai për gazetën Panorama.

Lidhur me arsyen se pse në një prej bankave më të mëdha të mikrokredisë (Grameen Bank) 97% e punonjësve janë femra, ai shprehet: “Kjo do të thotë që femrat janë sipërmarrëse shumë të mira. Janë ajo pjesë e Shqipërisë që mund të bëjë ndryshimin  dhe janë shumë të kujdesshme në aspektin social”.

73- vjeçari Junuz tregon se përveç bankës, kanë biznese të tjera sociale të ngritura në fusha si të ushqyerit, energjia e rinovueshme, shëndetësia, bujqësia, krijimi, punësimi, uji.

 

5 komente në “Nobelisti Junuz: Nuk keni nevojë për bamirës, por për biznese sociale”

  1. elton says:

    Bizneset sociale te leshit qe vlejne vetem per ato qe marrin fondet per te bere projektin.Ktu te vetmet biznese qe funksionojne jane ato qe vjedhin

  2. DAJ META says:

    ‘Ky lloj ‘biznesi’ salisjan e mankat e mini kredise falimentuan.Jemi 6 vjet mbrapa nga bankat e hajduterise te LIRISE(Berishes)mer fonde per sakatet ‘lale’ qe te hane hajdutet SALE.

  3. spahiu says:

    ku Junuzi eshte ne ndjekje penale ne vendin e tij Bangladesh me akuzen per pastrim parash. po diskutohet ti hiqet dhe cmimi nobel. normal se Saliu keta mbledh te kerkuarit per te mesuar prej tyre se si te fshihet dhe ai kur ti vije ora e ndershkimit nga drejtesia popullore.

  4. shkodra says:

    i nderuari Junuz,me vjen keq qe jeni bere viktime e nje njeriu i cili nga A deri tek ZH eshte demagog….

  5. Horri i Bulevardit says:

    Shume mire nobelisti Jonuz, si duket paske edhe ti deshire te dalesh njehere ne boten berishiane.
    Edhe po te kishe ardhur ne kohen e Enverit, edhe ai do te priste, do te nxirrte ne TV, por atehere serdhe se te thonit se eshte diktator dhe te prishte imazhin e demokratit social.
    Po pse nuk u interesove njehere edhe per kapitenin e varkes se Enverit dhe yzmetciun e zjarrit te oxhakut, se cfare monstre eshte ky njeri, apo ste interesoi, mirsevjen ne diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje