Koincidencat e përpjekjeve të Argitës për t’i shitur tokën biznesmenit pakistanez me kohën kur toka i është shitur një kompanie anonime në Qipro, përfaqësuar si avokate nga Argita Berisha. Si u transformua toka në një projekt të ri biznesi, i cili nxjerr në bregdet Lukoilin rus
Historia e blerjes së tokës së Damir Fazlliçit në Portoromano, nis në vitin 2007, pikërisht në kohën kur biznesmenit Ansar iu ofrua kjo tokë. Nëse sinkronizojmë korrespodencën e Ansar me veprimet e Fazlliçit dhe Argitës në blerjen e tokës në Portoromano, do të shikojmë se ka një koincidencë datash. Në mes të vitit 2007, Fazlliç përmes studios së Argita Berishës kishte shitur një kompani fanatizëm nga Shqipëria në Qipro, në shumën 1,7 milion dollarë, pa pasur asnjë aset. I gjithë operacioni është bërë që në duart e Fazlliç dhe Argitës të ishin të ligjshme 1.7 milion dollarët me të cilën është blerë toka në Portoromano, e cila u hodh pastaj në emër të kompanisë anonime që u shit në Qipro. Veprimet për blerjen e tokës janë bërë pikë më pikë në datat kur Argita Berisha komunikonte me e-mail me biznesmenin Ansar lidhur me mundësinë e blerjes së një toke në Durrës. Për të mos u dukur si toka e saj, ajo përmes Fazlliçit ia shiti atë një kompanie offshore në Qipro, ku nuk tregohet pronari me qëllim që të dukej se kishte distancë nga toka.
Pra, me një operacion Argita ka dashur të fitojë 3 milion euro nga licenca dhe paratë e tjera nga shitja e tokës. Për të gjitha operacionet, Argita ka një prokurë që i jep asaj të drejtë të kontrollojë biznesin e Damir Fazlliçit, biles të tërheqë dhe paratë nga llogaria e tij. Është tipik rasti kur biznesi praktikisht është i yti në një emër tjetër.
Më datën 9 korrik 2007, Fazlliç kreu zyrtarisht shitjen e kësaj firme (me vendim gjykate) për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, pjesëtare e studios së Argita Berishës.
Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z.Isufi, KUNATI), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “CROWN ACQUISITIONS” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Duke qenë se në prokurën e lëshuar nga Qipro, avokates i kërkohej të bënte blerjen dhe më tej regjistrimin e firmës për llogari të qipriotes “ALTARIA RESEARCH LIMITED” .
Nga hetimet në Qipro, rezulton se “ALTARIA RESEARCH LIMITED”, është e njëjta kompani me Rudnap, e cila ka një seli në Qipro, në Zagreb, në Beograd dhe së fundmi në Tiranë, pronar i së cilës është po Fazlliç dhe një partner malazez.
Studioja Malltezi & Kola
Zonja Kola së bashku me juristen tjetër znj. Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere (znj. Flutura Pustina), për të regjistruar dy firma konsulentë të mëvetshme. Për pasojë u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato nuk do të ishin shumë larg njëra- tjetrës, pasi të dyja zyrat e reja janë regjistruar ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: Rr.Barrikadave, Pall. Ndërtim Vila, Ap.7. Të paktën deri pak javë më parë dy studiot i ndante vetëm një mur i hollë i sajuar me shkumë deti të presuar.
Damir Fazlliç shkoi me kontratën e firmosur nga zonja Kola në bankë dhe tërhoqi plot 1 milion e 700 mijë euro. Kjo sasi paresh u mor për një shitje që nuk ishte kryer kurrë, ndërsa eurot u transferuan në Shqipëri nga një firmë, e cila vetëm sa rezulton e regjistruar në Qipro, pasi pronarët janë pjesë e një grupi të fuqishëm serb në fushën e investimeve. Por ndonëse me pronarë serbë, firma “ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka zgjedhur të operojë nga Nikozia në Qipro, një zonë bankare e tipit offshore, ku zor se të pyesin se ku i gjete lekët apo se kush është pronari i vërtetë. Gjithsesi zoti Fazlliç mund t’i depozitojë 1 milion e 700 mijë eurot e tij në çdo cep të botës tanimë, pasi edhe sikur ta pyesin ku i gjete, ai do u tregojë çekun e marrë në bankën shqiptare si pasojë e shitjes së rreme të kompanisë së tij “CROWN ACQUISITIONS”. Vetëm se në arkën e tatimeve në Shqipëri do të mungojnë 170 mijë euro detyrime të TVSH-së.
Pas dështimit të transaksionit me biznesmenin Ansar, Argita Berisha e orientoi këtë operacion në ndërtimin e një terminali të shkarkimit të karburanteve. Damir Fazlliç u bë pjesë e përfaqësimit të biznesit rumun të naftës në Shqipëri, një lidhje që buronte nga ish klienti rumun i BG&R, që kishte konkurruar për kryeministër në mes të viteve 2000 dhe që në atë kohë ishte president i kompanisë shtetërore të naftës në Rumani, Romania Petrol.
Përmes disa kombinimeve përmes Romania Petrol dhe kompanisë sllovene të naftës, ku bën pjesë dhe Lukoil rus, Fazlliç praktikisht mori përsipër të nxjerr në bregdet gjigantin rus të naftës Lukoil.
Projekti i tij i ri, i asistuar nga Argita Berisha, synon të nxjerrë rusët në bregdetin shqiptar. Projekti është financuar nga një bankë shqiptare përmes një biznes-plani që garanton shitjen e tij tek biznesi rus.
Argita Berisha si avokate e tij përmes ndikimit në pushtet mori përsipër infrastrukturën rrugore dhe linjën hekurudhore si investime të qeverisë në funksion të biznesit privat të Fazlliçit.
Kjo është një histori e errët nga hetimi i së cilës do të shfaqen shumë të papritura në të ardhmen që dëshmojnë realisht se si Familja Berisha realizoi nxjerrjen e sllavëve në bregdetin shqiptar si monopolist të bizneseve të mëdha energjetike përmes kapjes së shtetit.
Rudnap Energie, e Damir Fazlliçit, që vjen nga nëntoka e bizneseve të tij me Argita Berishën në Qipro, është sot përfituesja më e madhe në tregun energjetik të Shqipërisë duke na shitur energji elektrike, dhje po ashtu ka shtirë rrënjët në Kosovë pasi sabotoi ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri Kosovën në funksion të biznesit të tij.
Prokurori Kos+H2O nuk i mjaftojne keto te dhena o Mero ta marre vajzen e babit si te pandehur!Ndoshta pret perfundimin e zgjedhjeve,nese fiton opozita edhe mund te ndodhe nje gje e tille,por nese largqofte fiton babi vajza do vazhdoje avazin e vjeter,duke vjedhur shqiperine.
Si shpjegohet qe Gita i ngjan me shume baces dhe Zeni Sllobodankes?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html
Oj komunista. Kshu thate ne per Meten ju se gjoj vjedh. Po ja qi Gjyqi i nalt vete e nxori te bardh si bora bjeshkve. Si nuk hoqet dore nga denoncimet e ktyne gjonave mer jahu. Kom shprese se kolegt e mi Zotnia i nderum kelmendasi a Ramy kan me ju sqarue ne demaskue njikosisht ene per ket rast.
OR LYM DEMOKRATI;
KELMENDASI E RAMY, JAN KA HAJM MUT ANEJ KA RESPUBLICA PO MDUKET
?
POSHTE KOMUNIZMI!
RROFTE KAPITALIZMI!!!
Ja perse luftoi bota,qe shqiptaret te ndjenin te mirat e DEMOKRACISE KAPITALISTE!!!
A BENIN KESHTU EDHE FEMIJET E DIKTATORIT ENVER HOXHA???
Pergjigjen le ta jape Jozefina Topallja!!
Nje histori e paster korrupsioni dhe vjedhje e hapur, qe ne cdo vend te botes, do te denoheshte si nje vjedhje qe denohet me burgim te perjetshem.
Shqipetare, bashkohuni me AKZ, per te rrezuar Sali Berishen nga pushteti atehere ju do te shihni me syte tuaj se si kjo qelbesire-maloke, ka vjedhur pa piken e turpit, pronat tuaja.
Kjo femer me fytyre shtaze, duhet djegur ne zjarr.
TEMA e quan Zonja 3 Milion, po a e dini si njihet Argita ne qarqet e sekserllekut? – Njeri me shenje!
Do ta degjoni gjithnje e me shpesh ?
…edhe mua me shqeteson …emertimi “zonje”…perse zonjeron nje hajdute…nje pise…
Po a ka sherbim sekret me ja fut nje plumb ketij Fazllicit, qe ti laje dhe ai gjitha hakat tona,,,
Mos kini merak vellezer se me 24 qershor Shqiperia do te “gdhihet” ndryshe!
Ne do te mblidhemi aty per te groposur kuçedren Sali me kelyshat e tij hajdut.
Tom Ridge eshte gjithashtu i perfshire ne keto transaksione te felliqura qe lejojne shitje dhe blerje me fitime te medhaja, dhe evitojne cdo lloj takse nga Babi Kryeminister.
Ik o Pilo futi nje pace se nuk je ti per keto pune…
un nuk kuptoj dicka , toka ne portoromano eshte blere me para te vjedhura ? pastaj ky biznesi per naften i sjell ndonje te keqe shqiperise ?
Berisha u grabiti tokat pronareve te ligjshem dhe me to pasuroi vajzen e tij Argita, e beri nga milioneret me te medhenj te Shqiperise. Ky eshte mafjozi ne krye te qeverise
O shqiptare,o shqiptare te Kosoves,Maqedonise a e kuptoni se me keto vjedhje te trojeve shqiptare u realizua endera shekullore e serbeve,per te dale ne Adriatik.Kush e ka pak njohuri mbi historine e shkuar te kombit tone e din sa gjak eshte derdhur,per te penguar daljen e hordhive serbe ne detet tona.Kush ka lexuar per historine qindra vjeçare te Kosoves martire,indinjohet qe gjaku i mijerave njerezve,trimave,patrioteve qe nuk kursyen asgje,per te penguar serbine te dali ne bregdet shkoi kot,nga tradhetia,lakmia qe i bene pasardhesit me bastarde qe i dhuaruan endren e pa realizuar shekullore krimineleve serbe.
Blerja e tokes ne Portoromana nga argita dhe fazllici ne te njejten kohe kur erdhi pakistanezi per te investuar,eshte identike me nje histori te mafjes italjane shume vjet me pare.Mafja italjane kish nuhatur se amerikanet do te ndertonin nje baze ushtarake ne itali, dhe u blen tokat fshatareve per nje cop buke dhe e shiten sa frengu pulen tek amerikanet.