Italianët dhe spanjollët në krizë? Janë më të pasur se gjermanët

24 Mars 2013, 15:17Ekonomia TEMA

“Puno, puno, një shtëpizë ndërto!”, thotë një shprehje popullore nga jugu i Gjermanisë, vendi i shvabëve. Një shtëpizë me oborr, me shumë vend për fëmijët: po a jeton sot kështu një gjerman mesatar? Një studim i ri i Bankës Federale gjermane (Bundesbank) tregon se kjo nuk është e vërtetë, pasi në krahasim me fqinjët evropianë, shumë pak gjermanë zotërojnë një shtëpi apo banesë private, raporton DW. Madje edhe pasuria e familjeve klasifikohet si dukshëm më e vogël se sa ajo e njerëzve në vende të tronditura nga kriza si Spanja apo Italia. A janë gjermanët, ndryshe nga sa mendohet, më të varfër se fqinjët e tyre në jug të Evropës?

Gjermanët mesatarisht më pak pasuri

Studimi i Bankës Federale gjermane tregon se mesatarja aritmetike e pasurisë së gjermanëve është rreth 54.000 euro. Në Itali ajo arrin nivelin e 163.900 eurove dhe në Spanjë është madje rreth 178.300 euro. Edhe francezët me një nivel prej 113.500 euro janë më mirë se gjermanët. Austria me rreth 76.400 euro është më afër nivelit gjerman. Përllogaritjet janë bërë me të ashtuquajturën medianë. Për studimin u mor një kampion përfaqësues prej 40 milionë familjesh, u radhitën në rritje sipas pasurisë dhe u llogarit mesatarja aritmetike.

Edhe në llogaritjen e mesatares së thjeshtë pasuria e familjeve gjermane është nën atë të vendeve të tjera të euros. Kështu në familjet spanjolle pasuria mesatare është 285.500 euro, në Austri 265.000 euro dhe në Gjermani vetëm 195.200 euro.

Arsyeja duket se është kuota e ulët e zotërimit të shtëpive dhe banesave private. Ndërkohë që në Gjermani vetëm 44,2 për qind kanë një shtëpi apo banesë të vetën, në Francë pronarë janë p.sh. 57,9 për qind, në Itali 68,4 për qind dhe në Spanjë madje 82,7 për qind.

Instituti për Ekonominë gjermane në Köln thotë megjithatë se rezultati nuk është arsye për shqetësim. “Në Gjermani kemi për shembull një treg qerash banesash që funksionon mirë dhe respektivisht një kuotë më të vogël pronësie banesash”, shpjegon për DW Christoph Schröder nga ky institut. “Së dyti, sigurimi social në Gjermani garanton një sigurim mjaft të mirë dhe kështu motivacioni për të kursyer për pleqërinë apo për rastin e papunësisë është tek ne pak më i kufizuar.”

Deputeti i gjelbër në Parlamentin Evropian Sven Giegold, i konsideron alarmante rezultatet e studimit të Bankës Federale gjermane. “Studimi tregon para së gjithash për herë të parë, një shpërndarje tejet të pabarabartë të pasurisë në Gjermani. Është shqetësuese që në ndarjen e pasurisë 10 për qind e njerëzve në shtresën e lartë zotërojnë 60 për qind të pasurisë së përgjithshme. Kjo e kapërcen kufirin e asaj çka është e mirë për një shoqëri demokratike.”

16 komente në “Italianët dhe spanjollët në krizë? Janë më të pasur se gjermanët”

  1. akil says:

    Atehere nuk ka faj saliu qe ne jemi pas gjermanis se mbi 60perqind e shqiptareve kane shtepi per mos te thene nga 2.

  2. LOLA says:

    thoni cte doni po ne nuk na i kalojne jemi vendi me i fuqishem kapitalist ?

  3. tefta says:

    KETO JANE SHUME TE VERTETA SE NE GJERMANI AI QE PUNON NUK KA KOHE TE VJEDHE SHTETIN DHE DYQANET OSE INSTITUCIONET E NDRYSHME DHE RROGAT JANE QESHARAKE

    1. Pelasgian says:

      eshte e vertet , eshte edhe e vertet qe italianet zoterojne me shume makina sesa gjermanet por te thuash qe rrogat ne Gjermani jan qesharake eshte ABSURDE ! Gjermante nuk jan si italianet dhe spanjollet qe vjedhin ne kurriz te shtetit prandaj edhe kan shtetin me te pasur ne europe !

  4. zogu zi says:

    Ja kan fut kot!! Gjermanet nuk zoterojne prone private per te vetmen arsye se nuk preferojne qe te kene nje vend fiks per te jetuar!!!! Kjo shpjegon dhe perse tregu i shtepive ne Gjermani eshte shum here me i lire se ai ne vendet e tjera te EU-se, apo edhe te Shqiperise!! Skam degjuar ndonje gjerman te qahet per buken e gojes,ashtu sic ndodhe ne Spanje apo Itali.Shqiperine spo e permend ketu,se jemi shtresa nalte!!

  5. ajaza says:

    Epo ske ci ben dihet qe shqiptqret jane me te pasur jovetem nga gjermanet qe nuk kane as pune dhe as shtepi por edhe nga te gjithe evopianet e tjere dhe keshtu qe kot kerkojme ne te hyme ne Europe dhe me siguri edine ata qe nuk aprovojne ligjet ne parlament se ne jemi me mire prandaj nukhyme ne B.E.dhe me kote thote Sala se B.E-ja do te na japi fonde ata duhet te rregolojne ne rradhe tepare veten e tyre dhe kur tu teprojne parate dhe te barazohet me ne etehere te shohim do te duam te futemi ne dhe pse ne duhet te ndihmojme ata qe nuk kane as shtepi per te futur koken.Tani te flasim pak serizishte valle qendrojneketo shifra per qytetaret gjermane dhe ne qoftese eshte e vetete te krahasojme pagat,qerate,ushqimet,ujin,elektrikun,internetin,nivelin e sherbimit shendetsor,arsimor,drejtesine taksat,defrimin familjar dhe personal,numurin e turisteve(hyrje dalje) dhe pastaj te nxjerrim konkluzione.I thoni bankes gjermane keto te dhena i ka me gjithe hanxhiun apo pa ate,dhe pastaj u thoni qe te emigrojne ne Shqiperin e Sali dallkaukut.

  6. orli says:

    Po,por shtepite shqiptareve nuk ua la sala,por Enveri dhe pjesen tjeter i kane ndertuar me djersen e emigranteve.Sa per salen po:ua mori me piramidat dhe ua”ndertoi”me gerdecin…

  7. niku says:

    per mendimin tim nuk eshte shtepia qe te ben te pasur por vendi ku ndodhet shtepia, e pra gjermania eshte gjermani,

  8. nastradini says:

    AMAN ME LAJME SENZACIONALE!

    Mos i beni lemsh gjerat o gazeta TEMA dhe mos i budallepsni shqyptaret me keto shifra alla Sali Berisha dhe Ridvan Bote, qe e transformonin rritjen famoze ekonomike albaneze ne mireqenie perrallore. AMAN me keto lajme senzacionale pa piken e llogjikes sepse i vetmi kriter qe njeh Bota e civilizuar per vleresimin e standartit te jeteses dhe perparimit shoqeror ne teresi eshte GDP-ja per fryme te popullates. Kjo per Gjremanine e “varfer” eshte 45 mije dollare USD per koke gjermani, ne Spanje eshte 35 mije USD per koke spanjolli, ne Itali eshte 30 mije USD per koke italiani nga jugu i varfer dhe veriu i pasur mesatarisht. Per shqyptarin e Salit dhe te Bodes eshte 4 mije USD per koke shqyptari verior dhe jugor ne nje thes te perbashket. Qe do te thote se shqyptaret e shtyjni diten me 2-3 USD ne dite qe ne gjuhe me popullore do te thote ta shtysh jeten me 2-3 mije LEKA te vjetra ne dite. Kur te gjithe shyptaret jane pronare shtepish dhe kasollesh ne PARAJSEN e Saliut. Prandaj edhe nastradini ben apel te vazhdueshem:

    AMAN ME LAJME SENZACIONALE!

  9. A says:

    Kemi dy aspekte qeverisje dhe administrimi te ekonomise, njera ka qeveri te shume pasur dhe popull me mireqenie normalen, ne kete rast Gjermania dhe Austria. Tjetra qeveri jo shume te pasur dhe populli me mireqenie mbi normalen, Itali dhe Spanje. Tek e para te gjitha shpenzimet sociale dhe shendetesore i perballon shteti, kurse tek e dyta kur ke nevoje sociale dhe shendetesore fut doren edhe ne xhep.
    Po shqiptaret dhe Shqiperia ne cilin sistem jane? Nuk jane tek asnjera, sepse qeverine e kane te mbytyr te borxhe me mbi 62% dhe popull shume te varfer qe pergjithca nuk i pergjigjet asnjeri, ku te gjitha edhe sherbimet shteterore dhe shendetesore jane me pare ne dore. Per Evropen Shqiperia krahasohet me Zimbabve me shtetin me te varfer ne Afrike dhe ne bote.

  10. mirel says:

    Nuk eshte cudi se gjermanet kane krijuar dhe bankat Europiane qe japin borxhe per shtetasit e komunitetit.
    Dhe jane ata 10 % qe i marrin fitimet, duke ja futur ne rradhe te pare popullit qe i mbeshtet.

  11. kel ukaj says:

    Jo vetem keto qe thuhen me siper por Italia eshte e treta rezerve boterore per kursime. Populli Italian e blen debitin e vet kater here. Nje kujtese per shqiptaret, qe mos i quani shtepi ato qe jane ne shqiperi ato jane kasolle. Une kam dy apartamente ne shqiperi dhe i quaj kasolle, pasi nuk plotesojne minimumin e standarteve. Shtepiat qe shoh e punoj ca gjera edhe Une jane si Ferrari pa goma. Jane shtepia enderr, jane te paimagjinueshme per shqiptaret se nuk e prekin dhe nuk e shohin. Keshtu quaj shtepi kete qe kam ne Itali dhe jo kasollet e shqiperise qe as qeni nuk jeton. Duhet te me shpjegoje dikush se une nuk e kuptoj se si mund ta therrasesh shtepi, nje apartament ne katin e pesembedhjete, qe nuk ka gaz, nuk ka uje panderprerje, nuk ka energji te vazhdueshme e mjaftueshme, nuk ka parking, nuk ka infrastrukture, nuk eshte i rrethuar si prone private, nuk ka gjelbrim, nuk funksionon ashensori per nje arsye ose tjter etj etj. Ketu ku jetoj Une i quajne “moster” e duan ti shembin, e ketu jane vetem pese gjashte pallate te ketij tipi te bera ne vitet 60-te, kurse qytetet e shqiperise jane plot. Nje dite keto pallate duhet te shemben se nuk do ti shembe termeti. Ky krim i bere ne shqiperi duhet krahasuar me “bunkjeret” e komunizmit qe nuk sherbyen asgje. Nje nder arsyet krysore qe ne nuk kthehemi ne shqiperi, pas arsyeset se pare qe shqiperia prodhon shume Saliste.

  12. ARUSHA says:

    NASTRADINI ke nje bravo te madhe….folu ketyre shqiptareve sepse ose nuk kuptojne ose nuk duan te kuptojne nje realitet te shpifur…….

  13. bravo says:

    Vetem se nuk na thate mesataren aritmetike te pasurise te grekeve,qe te dilnin nga foleja cakenjte e TemA-s.

  14. beso says:

    kasolle kane dhe afrikanet,por s’kane buke te hane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje