“Me heqjen e tatimit për pagat deri 30 mijë lekë praktikisht sistemi ynë është kthyer në sistem progresiv. Pikërisht atë sistem që z. Berisha deklaron se nuk do ta zbatojë, sapo e ka vënë në jetë”, tha në një deklaratë për shtyp Ervin Mete, kryetar i Grupit G99.
“Kjo është arsyeja pse ne me kaq forcë e prej kaq kohësh po theksojmë nevojën e një sistemi tatimor progresiv. Kur themi se do të vendosim një sistem progresiv, nuk kemi parasysh vetëm tatimin mbi të ardhurat, por të gjitha lëvizjet në komponentët e sistemit tatimor që do të lehtësojnë tatimin mbi shtresën e varfër dhe do të realizojnë një rishpërndarje të shëndetshme të të ardhurave duke afruar shtresat. Tatimi më i lartë që paguan sot qytetari i varfër shqiptar nuk është ai mbi të ardhurat por është tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është në fakt një tatim mbi konsumin. Është e domosdoshme që të hiqet TVSH për shpenzimet më jetike të familjeve të varfra, në mënyrë që realisht të nxitet konsumi dhe realisht të mund të lehtësohen shpenzimet e tyre. Është gjithashtu e domosdoshme, që në tërësinë masave të mund të rishikohen shërbimet sociale dhe ndihmat e drejtpërdrejta që ju jepen këtyre familjeve, të cilat sot keqmenaxhohen e shpërdorohen, por që mund të kthehen lehtësisht në një mjet shumë efektiv për të adresuar vështirësitë e shtresës së varfër.
Lëvizja e bërë nga qeveria, edhe pse deklarohet se bëhet për të rritur konsumin, përveç se tregon mungesë alternativash dhe idesh origjinale, si dhe pranon de fakto politikat fiskale të gabuara të qeverisë, është në fakt shprehje e qartë e nevojës për të lehtësuar barrën e palogjikshme dhe shumë të rëndë tatimore mbi shtresat e varfra të popullsisë. Edhe pse lëvizje elektorale, është lëvizje në drejtimin e duhur përderisa hedh bazat për progresivitetin e sistemit tatimor në Shqipëri”, përfundoi Mete.
Keshtu ka lezet: E con ekonomine ne qorrsokak per nje llaf goje dhe pastaj kthehet 180 grade ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/blog-post.html
Ja berisha tek kopjon pafund pershkak te mungeses se ideve dghe me sakt per shkak te mungeses se profesionisteve dhe mbushjes se partis me militant.
Po eshte e vetmja menyre per te pasur nje taksim te ndershem ku secili te paguaj po sa duhet te paguaj.
PSE PO QAN SALIU ME LOTE TATIMESH PER PROLETARIATIN E VORFEN?
Taksa progresive nuk eshte tatim mbi pagat e administrates, sepse qeveria per keta mjerane e ka edhe gurin edhe arren ne dore dhe mund t’i levize pagat si t’ja kokrra e qefit me gishtin e vogel te kembes se Saliut. Edhe poshte edhe larte sipas interesit te momentit. C’duhet ketu tatimi famoz progresiv atehere per ca paga dhe rroga qesharake, si plastelina e kalamajve te vegjel qe ndryshojne formen sa here i shtyp me gishtin e vogel? Kur dallkauket e Edi Rames do te pushojne te flasin brockulla ne media kur nuk kane edhe piken e HABERIT per elementet fillestare te ekonomise dhe funksionimit te shtetit? Pastaj nga na pollen keta G99 me kete emer famoz qe po dalin ne emer te PS-se dhe po hiqen si eksperte financash kur nuk kane mesuar te ngasin akoma BICIKLETEN? Po pse Saliu atehere heq taksen per te ardhura nen 300 mije LEKA? Kur e ka Buxhetin e Shtetit, me falni Arken e Familjes bosh fare? Po kush do te jete ai dallkauk qe do te deklarojne si privat albanez apo i huaj te ardhura me shume se 300 mije LEKA te vjetra te Kohes se Qepes? Se administrates sot Saliu i fal tatimin, neser i qeth me inflacionin dhe del jek e jek. Po me 250 mije private te tjere sipas deklaratave zyrtare qe me pare paguanin 10 % tatim fitimi, qe do te thote afro 8 milione eur te humbura cdo muaj te vitit si do te gjenden dhe kompensohen ne buxhet? A keni bere llogari sa familje te varfera dhe biznese te vogla mund te ndihmohen me keto LEKA more debile socialiste qe flisni pa dogane dhe pa u thelluar fare per gjera qe s’e keni HABERIN fare? Po mire socialistet qe jane debile sic i ka lene cyryk Enver Hoxha, po Saliu pse po i ben GROPEN vetes ne Kohe Krize Boterore. Kjo eshte ceshtja dhe ketu qendron ENIGMA e madhe. Pse Saliu ka hedhur lekuren e deles persiper dhe ka hedhur poshte kauzen e Kapitalistit te Djathte e po imiton “Madre Terezen” per popullin e vobeket dhe proletariatin brekecjerre albanez, duke lene Buxhetin e shtetit, me falni Arken e Familjes bosh si mos me keq? Kjo eshte nje gje mjaft e vecante dhe duhet studiuar. Sepse kauza mund te nderrohet lehte para zgjedhjeve, por LEKAT e familjes jane dicka tjeter.
Nuk duhet t’i besojme me asgje. E ben kete vetem per qellime elektorale, por me siguri nese do te ishte serish ne pushtet pas 23 Qershorit qe larg qofte, ai do ta vendoste kete takse, madje do te rriste per te shlyer faktin qe keto muaj e ka hequr, sic ka bere gjithmone para zgjedhjeve, qe fal detyrimet e pashlyera dhe heq, doganat, faturat e energjise elektrike etj etj dhe menjehere pas zgjedhjeve qytetaret perballen me fatura disa dhjetera here me te larta.
COPY & PASTE = ME 23 QERSHOR SHKON NE OPOZITE!
akoma ekzistoni ju 99-çate, ishalla sjeni si ajo fara e keqe e erion velis dhe e atij miut tjeter te LSI.
Hahahaha pse egzistojne akoma keta 99-çat? Po kryetari pse i braktisi, apo u rrit ne detyre.