AK, padi në Kushtetuese për shitjen e katër HEC-eve

28 Mars 2013, 15:01Ekonomia TEMA

Aleanca Kuq e Zi dorëzoi këtë të enjten në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të privatizimeve të hidrocentraleve “Bistrica 1”, “Bistrica 2” dhe “Ulëz Shkopet”. Për Aleancën Kuq e Zi, “privatizimi i hidrocentraleve është akti i radhës i tradhtisë kombëtare të shtetasit Berisha”.

Pas dorëzimit të kërkesës, përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Alban Daci deklaroi:

“Aleanca Kuq e Zi është këtu për të kundërshtuar vendimin e qeverise dhe parlamentit për privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz Shkopet. Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të pezullojë dy ligjet qe parashikojnë shitjen 100 përqind të aksioneve te këtyre hidrocentraleve si të papajtueshëm me Kushtetutën. Këto privatizime ne kohë zgjedhjesh nuk janë gjë tjetër veçse para për fushatën e partisë në pushtet. Aleanca Kuq e Zi i premton shqiptarëve se qeveria kuqezi e dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të hetojë të gjitha privatizimet dhe koncesionet antikushtetuese dhe antikombëtare.

Per Aleancën Kuq e Zi privatizimet e fundit të qeverisë kanë për qëllim mbushjen e gropës së zeze në buxhetin e shtetit. Aleanca Kuq e Zi premton se trafikanti i pasurive kombëtare Sali Berisha do të përgjigjet para ligjit për këto krime ekonomike”./b.l

24 komente në “AK, padi në Kushtetuese për shitjen e katër HEC-eve”

    1. matilda hasani says:

      me pelqen menyra si vepron partia Aleanca Kuq e Zi. sa e sa mashtrime te shumta ka bere kjo qeveri e semure qe ne nuk i dime. te pakten keta po na hapin syte drejt realitetit. te lumte Kreshnik. bere mire qe i hyre politikes. ti je Burre i vertete

      1. Luciana Myrtaj says:

        duhet qene realiste. AK po del perdite duke denoncuar dhe duke sulmuar kete qeveri, qe po e shohim ne castet e fundit te mbijeteses. e meriton me siguri besimin e te gjitheve. kane dhene prova per kete gje. U lumte!

        1. patrioti says:

          O “qorra” mashtrimin po ta bene Spahua dhe jo vetem qeveria. Spahua duhet te fliste para 10 muajsh qe u be negociata ose para 4 muajve qe mbaroje “tenderi” i “kamufluar” qe i fali Turqise 4 hidrocentralet dhe jo sote qe u kaluan parate($) Turke ne Banken Kombetare dhe c’do gje ka mbaruar.

        2. patrioti says:

          Padi (ose peticion) per rishkrimin e librave te Historise se Shqiperise nga specialista (historian) Turke ke nder mende te besh o Spaho pseudo-patrioti, apo pret muajin shtator qe do te mbaroje botimi i librave. Hapini syte o “qorra” po ju mashtrojne me menyra “gebeliste” te shekullit te kaluar.

  1. dritani says:

    Me kete administrate qe ka Sali me siguri qe fusin uje juridikisht keto pislleqe.

    Ju lumte!

  2. ibrahimi says:

    Sa i rrafinuar po behet ky islamiku K…..Spahiu e coi ceshtjen ne kushtetuse i sigurt 100%qe kushtetusja nuk e kthen vendimin se keto punra jane ujdisur me usta Saliun dhe kur te vije partia socialiste ne pushtet te mos kete asnje mundesi per te kthyer koncesionin.Te forte turqit po i kombinojne bukur Saliun dhe Spahiun

    1. Klarisa Beshaj says:

      z.ibrahim. me cpo sheh ky vend, ne qe jemi studente te pakten, rini e shohim popullarizimin e kreshnikut dhe AK ne terren si mjaft te madh. me ckam pare une, cdo fjale qe ka thene e tija ka dale. jam e sigurt qe ai e meriton te jete ne parlament. e meriton voten.une sapo kam bere dhe antaresimin tim dhe te familjes, plus karten e antaresise.

  3. ballisti says:

    Bravo AK! Transparenca e kesaj qeverie per menaxhimin e pasurive natyrore eshte si uji i turbullt nga tymi i Gerdecit dhe kanalizimet e kesaj palo qeverije.

  4. Gjergji Thanasi says:

    Llapaqenet e Doktorr Gerdecit,300 euroshat e Janulles por edhe tifoze te semure te Rames,na nxine jeten neper forume duke e quajtur Kreshnik Spahine spiun turk, jenicer te Erdoganit etj. Tani Ak e Spahise con ne gjykaten Kushtetuese shitjen korruptive te hidrocentraleve firmes turke Kurum.Pra KreshnikSpahija edhe eshte spiun turk edhe ia fut turqve te Kurumit ne Gjykaten kushtetuese.Ed Rama me shoke kane fjale(kur te vimene ne pushtet-kur te qethen vicat) do ta zhbejme kete privatizim.Kreshniku ne vend te llafeve vepron juridikisht. Anglezet thone: Actions speak louder than words. Ai Cimicanga i Rruges se Elbasanit ka kohe qe bertet: ACT NOW! kreshniku vepron. Ai vepron tani.

    1. Pelasgian says:

      Nje Bravo te madhe per ty O Gjergji ! Nuk e di nese nick-u yt eshte emri jot i vertet sepse me duket se Gjergji Thanasi ishte ai djaloshi trim qe u arrestua PADREJTSISHT nga policia e sali serbit !

      VOTA VETEM PER AKZ !

  5. ibrahimi says:

    o komentues “Gjergji Thanasi”lexoje mire se ta kam thene qarte lojen e ketij islamikut po ti si kupton keto gjera me mire vazhdo te hash ndonje sanduic dhe te bredhesh pas ketij bubit kacurrel.

  6. Erisa says:

    Bravo AK…Drejtesia do kthehet ne vend me ardhjen tuaj ne pushtet…Stop padrejtesive qe Z.Berisha po i ben popullit dhe vete vendit….Shqiperia nuk eshte ne shitje zoti Kryeminister.

  7. Babloki says:

    AK me duket si e vetmja parti me kellqe. nese ka nje opozite vertet te forte ata jane. kete smund ta vere ne dyshim askush. cdo dite denoncim skandalesh dhe mashtri8mesh nga ana e qeverise hajdutase te saliut. Bravo.

  8. ana says:

    bravoooo ak,e vetmja force qe mendon per shqiperine dhe shqiptaret

  9. klarisa says:

    ak krenare qe u krijua nje force politike si ju

  10. xhesika says:

    mashtrimet dhe vjedhjet e pasurive shteterore nuk kane fund.bravooo ak

  11. arli says:

    gjykata kushtetuse te vendose drejtesi.ak jeni te papare me keto nisma ligjore,bravo bravo braavoo

  12. alban4eva says:

    njerez te cuditshem ne shqipet.. pervec se edhe budallenj.. AKZ-ja ngeli duke denoncuar dhe ngritur zerin perdite kunder satrapit S-halè qe po shet dhe vjedh gjithe Shqiperine, kurse shume komentues ketu ne forum ngelen duke sulmuar Spahiun.. tani, se kush duhet sulmuar, nuk ka pike dyshimi… hec e merre vesh…!! popull lokalesh, popull telenovelash.. opo mire ua ben S-haleja qe i perdhunon perdite, ashtu i pelqen ketyre njerezve pa shtylle kurrizore…!!!

  13. Yellow says:

    Eshte shume interesante fakti qe shume njerez e sulmojne spahiun si spiun turk,musliman,ect.
    Fakti qe e ka mbiemrin spahi sdo te thote asnjegje.Enver Hoxha e kishte hoxha dhe i shkatroi me kisha e xhami.
    Spahiu sa per dijeni si 90 perqind te shqiptareve nuk falet as ne xhami as ne kishe.Nuk me intereson cfar beson ai personalisht apo nuk beson fare.
    Problemi kryesore ketu eshte qe shume njerez me mendime ekstremiste krishtere apo musilmane ja fusin kot se koti per ca gjera se aq dine .
    Nuk dine te lidhin as dy fjale per cfare thuhet.
    Disa preferojne te bejne zhurmusin kot per tu tallur.
    Disa jane te paguar nga partite qe te komentojne ca i thot udheheqja.
    Njerezit duhet te merren me shume me ceshtjen se sa me emrin e presonit.
    Per mu ka rendesi cfar thuhet cfare thuhet jo kush e thote.
    Nqs do dini te lexoni do te shikoni se ketu flitet per kater hidrocentralet .Me sa pak njohuri qe kam une keto ishin hidrocentrale me fitim.
    Pra duke i shitur ketu i ben nje dem shtetit sepse ne kete rast nuk rritet efficenca por shiten asete publike te interesit kombetar.
    Pra debati ketu duhet te jete jeni apo sjeni dakort me denoncimin qe ka ber Spahiu.
    Te dashur shqiptare mos u beni analfabet sikur keni jetu neper shpella.
    Nqs doni qe kete vend te ket mireqenie kini pak respekt per veten.
    Gjithe te mirat.

    1. baca mertur says:

      ske ca te shtosh ma ,per bese..lapangjozat e partive na cane trapin,dhe ata te ortodhoksise dhe ata te haxhi qamilit …po na cane trapin ee!!!

    2. Vertetuesi says:

      ke te drejte more shoku por kur del si bishti para sqeparit edi se cfare te pret ? , e sidomos kur del sekretari arsimit e flet per ekonomine si specialist i vjeter ? aaaa pika qe su bie ….

  14. Malo says:

    Urojme te jete me letra dhe fakte te dorezuara ne Gjykate.

  15. Blerti Shehu says:

    AK eshte partia me e degjeneruar.Kryetari i saj dhe vartesit e tij karakterizohen nga paaftesia.Jam shume i lumtur qe nuk fituan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje