Shqipëria importon 400 mijë ton drithëra çdo vit, shumicën nga Rusia dhe Serbia

1 Prill 2013, 10:44Ekonomia TEMA

Shqipëria importon rreth 400 mijë ton drithëra çdo vit. Vitin e kaluar, vendi ynë ka importuar mbi 350 mijë tonë drithëra, produkte të regjistruara në doganat shqiptare. Ndërkohë që në vitin 2011, kjo shifër ishte rreth 380 mijë tonë drithëra në total. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave dhe Drejtoria e Doganave.

Sipas gazetës “Shqip”, pjesa më e madhe e importit të drithit vjen nga Rusia (57%), e ndjekur nga Serbia (10%), Franca (8%), Kroacia (6%) dhe Italia (3%).

Eksportet e drithërave ndërkohë janë thuajse të papërfillshme krahasuar me importet dhe nevojat e vendit. Lidhur me destinacionin e eksporteve, e gjithë sasia e drithit të eksportuar gjatë viteve të fundit ka qenë drejt Kosovës./b.l

3 komente në “Shqipëria importon 400 mijë ton drithëra çdo vit, shumicën nga Rusia dhe Serbia”

  1. sinqerisht says:

    Nuk e kishte gabim AI … qe siguronte buken ne vend …

  2. shvejk says:

    Buken e marim nga Serbia , energjine nga Serbia ,mishin nga Maqedonia, pulat e ngordhura nga Greqia, ilacet nga India. Historine na e shkruajne Turqit,Imamet na vijne nga Arabia, Papun e kemi nga Hellasi,kemi nafte importi. Se harrova,kemi dhe prifterinj pedofile nga e gjithe bota. TONAT KEMI VETEM PORDHET.

    1. deltari ilir says:

      Me ke kenaq .Te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje