Kur kriza ekonomike të sëmur

1 Prill 2013, 10:33Ekonomia TEMA

Kriza ekonomike në Europë nuk ka ndikuar vetëm në portofolet e njerëzve, por edhe në shëndetin e tyre. Një studim i ekpertëve britanikë të shëndetësisë tregon se që prej fillimit të krizës, numri i sëmundjeve është shtuar ndjeshëm, si pasojë e shkurtimeve të mëdha në sistemin e shëndetësisë.

Martin McKee, një nga autorët e studimit që është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” thotë në një intervistë për DW:

Për ne është e qartë se duhet të investojmë më shumë në sistemin e shëndetësisë. Njerëzit në Greqi vuajnë, ata nuk mund të marrin medikamentete që u nevojiten.”

Numri i vetëvrasjeve në Greqi është rritur që prej fillimit të krizës. Dhe nuk është vetëm Greqia e prekur. Edhe në Spanjë janë shtuar rastet e depresioneve.

Në sistemin grek të shëndetësisë janë bërë që nga fillimi i krizës 40 përqind shkurtime. Me pasoja fatale, thotë Ëillem de Jonge, nga organizata “Mjekët pa kufi” në Greqi.

Në Athinë është rritur numri i të infektuarve nga HIV me 1500 përqind, nëse krahasojmë 2010 me 2011-tën. Kjo ka të bëjë me atë se ministria e shëndetësisë kursen dhe nuk shpërndan gjilpëra të pastra tek njerëzit e varur nga droga“, shprehet ai.

Edhe sëmundje për të cilat mendohej se kanë vite që janë zhdukur, janë duke avancuar, për shembull malarja. Në vitin 2011 Greqia pati qendrën e parë lokale të infektimit me malarje, që prej vitit 1950. Edhe për këtë Jonge bën përgjegjëse politikën:

Arsyeja ishte se qeveria ndërpreu në vitin 2011 krejtësisht masat preventive, si përshembull spërkatjen e fushave me insekticide. Kështu u rrit shumë numri i mickonjave.”/b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje